Rrëfimi i Ajshes, një prej zonjave të vjetra të Stambollit

Shkrime relevante

Frika ka emër, ajo e ka emrin “propagandë rrencake”

Lirim Gashi, Prizren ____ FRIKA KA EMËR, AJO E KA EMRIN PROPAGANDA RRENCAJKA ____ Në...

Rikthimi në katoliqizëm që nuk do të ndalet asnjëherë, derisa të rikthehen të gjithë shqiptarët!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë RIKTHIMI QË NUK NDALET ! Sot, në...

Turpi ju mbuloftë – neuropsikiatri mallkon politikanët e Kosovës

Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër ____ Jam dëshmitar – si edhe çdo qytetar tjetër...

Shpërndaj

Ajsheja, nje nga zonjat e vjetra te Stambollit rrefen:
-Ishte viti 1919, atehere kur Stambolli ishte i pushtuar nga Britanikët. Sapo kisha mbaruar gjimnazin…Isha vajze e bukur…
Erdhen per te me kerkuar. Nga larg me treguan nje djale… i gjate…. i pashem… Goxha djale…e pelqeva dhe u fejuam. Fillova te pergatisja pajen…
Pa kaluar shume kohe ne lagje filluan thashethemet… i fejuari i Ajshes nuk eshte avokat, por transportues te vdekurish… Ai i merr te vdekurit nga xhamia pastaj i çon ne varreza… E fiton buken e gojes duke transportuar arkivole…
Me morri babai im dhe me çoi afer Xhamise.. Aty pashë se i fejuari im me te vërtetë transportonte arkivolet… U keputa komplet… Mu thye zemra… U merzita shume.. E hodha unazen ne toke dhe e prisha fejesen.
Kaluan 5 vjet dhe une u martova dhe ishte viti 1924, koha kur Stambolli ishte liruar nga pushtuesit… Linda dhe nje djale…
Nje dite duke ecur ne Bejoglu (lagje e Stambollit), rastisa ish te fejuarin… Ai me pershendeti me respekt dhe me ftoi per nje çaj… Une pranova! Me çoi tek nje zyre avokatie ne deren e te ciles shkruante emri i tij…brenda kishte disa ndihmes…
U habita dhe e pyeta:
-“Me te vërtetë avokat jeni Ju?
– Po. Mu përgjigj…
Neqoftese jeni avokat, perse transportonit arkivolet e te vdekurve….
Uli pak koken dhe kerkoi ndjese… duke thene…
“Ne ate kohe ne ishim nen pushtim, ushtaret Britanike ishin ne çdo cep dhe per te ndihmuar ushtrine tone kishte vetem nje rruge, T’i dërgonim armët me arkivol…
Une këtë nuk t’a thosha dot as ty, sepse kjo ishte çështje Vatani!”
___
Huazuar

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu