Ndërgjegjia…!

Shkrime relevante

Moszgjidhja e njërit prej nënkryetarëve nuk e bllokon apo e mban të papërfunduar konstituimin e Kuvendit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Edhe pse neni 67 i Kushtetutës përcakton se Kryesia...

A mendoni jashtë “të vërtetave partiake” dhe klanore ti zonja Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli!?

Msc Belisar Jezerci, historian ____ Zonja Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli! "Ju dëshmuat haptas,...

Tezat themelore të rishikimit të strategjisë shqiptare në transformimin e marrëdhënieve transatlantike

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje: Drejt një doktrine të re strategjike shqiptare...

Kërkuar fakte, ja ku janë ato! Nga rekrutimi për ISIS te spiunazhi për BIA-n e Serbisë

Lyuan - Asllan Dibrani, Gjermani Disa zëra që kundërshtuan shkrimin tim kërkuan...

Përgjigje ndaj akuzave dhe shpifjeve të Ramadan Shkodrës

Basri Beka, Prishtinë _____ Ramadan Shkodra, në intervistën e tij në podcastin “Zë”...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi

___

Kosova dhe Shqiptaria kanë një shtrirje të vogël gjeografike në hapësirat e Gadishullit Ilirik!

Në botën e madhe edhe me llupë (thjerrëz) po ta kërkosh Kosovën në hartat e botës, nuk e ke lehtë ta gjesh!

Kosova e pavarur ka qenë ëndërr e brezave të tërë të Shqiptarëve, që me shekuj kanë luftuar dhe vdekur për lirinë e Dardanisë. Pas qershorit të vitit 1999, përderisa kremtohej pandalshëm dhe me eufori ardhja e Lirisë Shqiptare, ndodhi një pabesi historike: Kadaldale iu vunë “themelet ” të së ashtuquajturës Liria Muslimane!

Në shembullin e Tiranës, dolën në skenë, më shumë se kudo tjetër në Shqiptari, islamistët politik, të afërt me parti politike, sidomos me partinë kryesore “të dalë nga lufta”.

Kështu vit pas viti, Liria Shqiptare, u zëvendësua me të kobshmen: Liria Muslimane…!

Tashmë përmes hoxhallarëve që e kishin trashëguar mallin për xhami dhe pikëllimin për përfundimin e pushtimit të Perandorisë Osmane në “Arnautlluk” në vitet 1912/1913, u rizgjuan ndjenjat për “islamin famëlartë”, kështu që kjo rilindje islame me antishqiptarizmin e vet të qartë e krijoj të ashtuquajturen ndërgjegje myslimane.

Kjo ndërgjegje e mbjellë antishqiptare, e zbehu tejmase ndërgjegjegjen kombëtare shqiptare! Për këtë tragjedi kombëtare kaq të madhe ndihmesën e dhanë pothuaj të gjitha partitë politike në vend. Kjo ndikoj që Islami të binte në konflikt të madh me Popullin Shqiptar e jo me “pakicën 3%”, siç e kishte imponuar fjalorin “Vëllazëria Muslimane” me Turqinë neoosmane dhe Serbinë.

Prandaj, gabojnë rëndë ata që në rastin shqiptar flasin për antieuropianizimin/antiperëndimorizmin e Islamit , pa folë paraprakisht për Anti-Shqiptarizmin e tij !

Ne jemi të rrezikuar dhe të sulmuar prej Islamit të rrethanave globale, në vendin tonë…!

Islami po e asimilon në ndërgjegje fillimisht popullin shqiptar, duke ia kalbur, zbehur dhe zhdukur atë. Me plan. Hap pas hapi.

Kryengritjet për xhami, si kjo e fundit në fshatin Shkabaj të Obiliqit, flasin më shumë se çkado tjetër për këtë ndërgjegje tjetër. Se xhamitë dhe propagandat që dalin prej tyre kanë ndikuar që njerëzit të ndihen ndryshe. Kjo verbëri e krejt një populli, politikës dhe institucioneve shkencore të tij, mungesa e ndërgjegjes njerëzore dhe kombëtare, ndikoi që Kosova e vogël pas ardhjes së lirisë t’i “jepte” mbi 400 luftëtarë për të ashtuquajturen “Toka e Shamit” dhe Levantin; që ta jipte po ashtu edhe “heroin mysliman” , Lavdërim Muhaxherin. Apo mitrovicasin “e prekur” si mysliman që të vriste ushtarë amerikan në Gjermani , për shkak se “kanë dhunuar femra myslimane”, i cili nuk e kishte pasur edukimin familjar dhe kombëtar dhe as kujtesë për dhunimin e femrave shqiptare nga milicia dhe paramilitarët serbë në Kosovë.

Ai tashmë Musliman nuk dinte apo s’ka dashur ta dinte se çka i kishte ndodhur bije fjala femrës shqiptare nënt vite përpara.

Iftar politik në qytetin e Mitrovicës, në vitin 2022

Prandaj, sipas mendimit tim ka bërë dhe vazhdon të bëjë veprim antikombëtare kushdo që e ka lejuar meremetimin dhe ndërtimin e xhamive për interesa joshqiptare! Ai ka lejuar dhe është pajtuar me krijimin e një ndërgjegjeje tjetër, asaj Muslimane, në hapësirat e Gadishullit Ilirik.

Akademiku serb Vaso Čubriloviq dhe të tjerë nga bota akademike dhe politika serbe, gjithnjë kanë menduar të na armiqësojnë me botën me Islam.

Serbët largpamës duke mos dashur që tek shqiptarët të forcohej ndërgjegja kombëtare shqiptare, “u treguan dashamirë” ndaj tyre dhe në vitin 1924, 12 vite pas pushtimit të viseve shqiptare nga Serbia, t’ua ndërtonin Medresën e Madhe “Mbreti Aleksander” në Shkup vetëm e vetëm që mos t’i lenin të shkëputeshin prej Islamit.

Për këtë akademikët dhe politika serbe në dyqind vitet e fundit e kanë përmbajtë Islamin ndër Shqiptarët, sa herë që i kanë pushtuar viset shqiptare. Për këtë serbët e ndërtuan Veliku Medresu “Krala Akeksandra” të Shkupit, në vitin 1924, dhe Medresen Alaudin të Prishtinës, pararendësen e së sotshmes, në kohën e Aleksander Rankoviqit dhe kur ndodhte Aksioni për Mbledhjen e Armëve që shqiptarët nuk i kishin.

Por, çka është më e kobshmja, arritën ta fusnin në armiqësi e konflikt të vazhdueshëm Shqiptarin me shqipfolësin e islamizuar. Shqiptarin që i ka vëlla e motra, ata që kanë lindë nga Nana e tij dhe islamikun shqipfolës, pra vëllaun e tij të deridjeshëm, që e ka vëlla e motër çdo Musliman të botës!

Andaj, mos ti fajësojmë të tjerët , pos vetës sonë, për këtë antishqiptarizëm islamik. Se jemi ne po vetshembemi-me xhami…!

Me xhamitë që nuk ndalen së krijuari ndërgjegjen tjetër, atë myslimane, ku shqiptari i tjetërsuar jeton e vuan për Palestinën, Afganistanin-Kandaharin e tij dhe Ujgurët në Kinë.

Me gjithë këto xhami dhe kaq shumë kuadro islamike që po i prodhojmë “në mënyrë serike” , do të tjetërsohej Federata Ruse me shtrirjen e saj planetare territoriale, se lere me Shqiptaria e vogël !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu