Hasani: Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Shkrime relevante

Tragjedia e Arlindes, nuk është platformë për Islamin Politik!

Basri Beka, Prishtinë ____ Vrasja makabre e Arlinda Zekajt kërkon drejtësi, përgjegjësi institucionale...

Dashuria e pathënë që jeton midis ëndrrës, dëshirës dhe mungesës, së poetës Lola Shehi

Kujtim Mateli, Tiranë Poezia “S’ta kam thënë” e poetes Lola Shehit, e...

Kur fëmijëve të dëshmorëve dhe familjeve të luftës u mohohet mundësia e barabartë për shkollim, ku mbetët drejtësia?

Majlinda Shala, Gjermani ____ SKANDAL QË NUK DUHET TË KALOJË NË HESHTJE!  ____ Sërish hapen...

Shpërndaj

Nga: Gjergji Mima

TIRANË, 1 gusht /ATSH/  Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë.

Lajmin e dha sot ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se, rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III, theksoi ministri Hasani.

Hasani nënvizoi se, tekstet e tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, mund të lexohen dhe shkarkohen falas në faqen zyrtare: www.qbd.gov.al.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu