ARKIVI:
12 Qershor 2026

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 115-vjetorin e çeljes së shkollës së parë kombëtare pedagogjike në Shqipëri

Shkrime relevante

Mjaft me inate politike – Kosova ka nevojë për marrëveshje dhe përgjegjësi

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Zgjedhjet përfunduan. Populli foli. Dikush fitoi më...

“Lëvizja e Deçanit” e 20 Tetorit 2023, lëvizja më atdhetare që mbahet në mend

Vesel Lekaj mësimdhënës në shkollën Fillore të Arbanasit (Arbëneshit), në Gjimnazin...

Ne Shqiperi nuk po protestohet per flamingo, por për keqeverisje denigruese!

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Protestat në Shqipëri, në gjykimin tim,...

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Shpërndaj

Nga: Arlinda Gjonaj

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 115-vjetorin e çeljes të së parës shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri.

Shkolla Normale e Elbasanit është e para shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri e themeluar më 1 dhjetor të vitit 1909, në bazë të vendimeve të Kongresit Kombëtar i mbajtur më 2-8 shtator 1909, në Elbasan.

Shkolla Normale e Elbasanit, gjatë vitit akademik 1909-1910 numëronte 160 nxënës të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë.

Drejtori i parë i saj u caktua Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kristo Dako, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ahmet Gashi, Mahir Domi, Salih Çeka, Eqrem Çabej, Thanas Floqi etj.

Historia e Normales së Elbasanit është e lidhur ngushtë me zhvillimet politike në Shqipëri. Ajo u mbyll gjatë vitit 1912 dhe u çel pas luftrave Ballkanike, më 1913-1914, në kohën e Qeverisë së Vlorës dhe të Princ Vidit.

Ajo u mbyll përsëri gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u hap në vitin 1921. Nga viti 1921 ajo funksionoi rregullisht deri në vitin 1943, kur një numër i madh nxënësish i braktisën bankat e shkollës për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Nga rradhët e normalistëve të Elbasanit ranë 63 dëshmorë.

/a.f/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu