Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Shkrime relevante

Toka nuk është e sheshtë, por as drejtësia nuk është e shenjtë (I)

Muharrem Brajshori, Prishtinë ____ Veton Surroi, në kolumnën e tij “Ligji i Tokës...

Ukshin Hoti në Rambuje: një mundësi e humbur diplomatike

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje Historia politike e Kosovës njeh disa momente...

Islami Politik i “shqiptarëve” në Zvicër

Temsi Semi, Zvicër RADIKALIZMI ISLAM NË ZVICËR Lidhur me imamin radikal Bashkim Aliu...

“Sindroma e Titanikut” dhe arti serb

Lirim Gashi, Prishtinë ____ SINDROMA E TITANIKUT DHE ARTI SERB I NOTIMIT NË...

Shpërndaj

Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm, e rrethoi por pa mundur ta pushtojë. Duke ndjerë dështimin, ai u shkroi qytetarëve të qytetit që ishin bërë një trup i vetëm kundër pushtuesit:”Kushdo që radhitet në anën tonë, ka besën time.”
Kjo bëri që gjysma e qytetarëve të lëkundeshin dhe të lëshojnë armët, duke u dorëzuar para ushtrisë mongole. Ndërkohë që gjysma tjetër këmbënguli në mbrojtjen e qytetit deri në pikën e fundit të gjakut.
Xhinkiz Khan u shkroi dezertorëve:”Nëse na ndihmoni kundër forcave mbrojtëse të qytetit, do tu emërojmë në postet drejtuese të qytetit pasi ta shtiem në dorë.”
Kjo u dha zemër, kështu u armatosën dhe lufta u zhvendos brenda qytetit, mes bijve të njëjtit gjak, ndërkohë që ushtria mongole bënte tifozllëk nga jashtë.
Në fund, fituan tradhëtarët dhe ushtria mongole vërshoi brenda. Çudia më e madhe ishte kur mongolët i çarmatosën tradhëtarët dhe u prenë kokat të gjithëve. Me këtë rast, Xhinkiz Khan tha: ”Nuk u zihet besë atyre njerëzve që tradhëtojnë popullin e vet.”
(Huazuar)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu