Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Shkrime relevante

Labirinthi vetkurthues, ose si një gjykatë nuk tradhëton vetëm kur votohet nga PDK e LDK

Lirim Gashi, Prishtinë ____ LABIRINTI VETËKURTHUES, OSE SI NJË GJYKATË NUK BËHET TRADHTARE VETËM...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi   A është Islami vërtetë religjion...

Vepër monumentale kushtuar Mretëreshës Teutë përgjatë rrugës Shëngjin-Velipojë mbi “Ranën e Hedhun”

Shtatorja e Mbretëreshës Teutë në Shëngjin (15.9.2026) Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor VEPËR MONUMENTALE...

Një vepër që ruan kujtesën historike për Ulqinin shqiptar dhe politika e Malit të Zi 1881 – 1912

Nga Frank Shkreli ___ Në kujtim të mësuesit tim dhe historianit të Ulqinit...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Në vitin 2013 (si ish anëtarë i KQZ-s)pas deklaratave publike se nuk do të pranoj heqjen e logos së Republikës nga fletëvotimet për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku Serbia e kushtëzonte pjesëmarrjen e serbëve lokal vetëm me simbole serbe, ish Presidentja e “zarfit” më SHKARKOJ nga posti….

Une vërtetë humba postin por, ruajta dinjitetin tim personal dhe ate të shtetit që e përfaqësoja dhe nuk PRANOVA që serbët lokal të garojnë me simbole të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë.

Sot dëgjova vendimin e KQZ-s, për mos regjistrimin e Lista”Srpska” në zgjedhjet e 9 shkurtit. Dhe thënë të drejtën, po mendoja; sikur në vitin 2013 të mos pranohej pjesëmarrja e serbëve lokal me simbole té Serbisë (pa logon e shtetit të Kosovës), ashtu siç insistoja unë atëbotë kategorisht(!), me siguri në vend të Lista “Srpska” do kishim një përfaqësim shumë më lojal të serbëve në Kosovë, e jo një “kalë Troje” që e konteston që s’e njeh e s’e pranon Kosovën si shtet!?

P.S.

“Thembër e Akilit” te KQZ-ja, ishte, është dhe do mbetet deri te një reformë e re zgjedhore, akti dhe fakti i përfaqësimi politik (në vend atij administrativ) të anëtarëve të saj. Një tjetër dobësi që shihet si thot populli “prej helikopteri” në KQZ, është edhe përfaqésimi asimetrik i minoriteteve (paramendone; me 40% përfaqësohen!?) që gjithnjë manipulohen nga partia që merr pushtetin…

Do jeni dëshmitarë i presionit të paparë (ja sonte Ambasada Amerikane veç u pronononcua..) mbi anëtarët e KQZ-s për ta rikthyer Lista “Srpska” né Parlamentin e Kosovës… Qofsha i gabuar! Por, përvoja ime e hidhur ma dëshmon këte…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuar të lumtë për qëndrimin ! Ashtu duhet të veproj çdo djalë i denjë ndaj Atdheut..
    Në mënyrën si është emëruar Presidentja, Jahjaga,është ditur që Ajo, do të zbatojë çdo urdhër ,pavarësisht se a bie ndesh me interesat e vendit.
    Në të kundërtën nga police në Presidente do të ishte e pamundur .
    Qengji i butë thith dy nëna,karrieristi gjithë kopenë…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu