Bashkëpunimi i heshtur LDK-PDK, tradhëti ndaj rugovizmit me qëllim ndarjen dhe shkatërrimin e Kosovës

Shkrime relevante

Shteti vret, apo jo?!…

Jusuf Buxhovi, Prishtinë ____ SHTETI VRET, APO JO?!... ____ Këtë më së miri e shpjegon...

Vuçiçi humbi, por a do ta braktisë Serbia politikën e vjetër ndaj shqiptarëve?!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ÇETNIKËT E RINJ NË PUSHTETIN SERB! Vuçiçi mund...

Pse Shqipëria ka kaq shumë muhaxhdinë?!

Ismet Hasani, Suedi   Shqiptarët e kanë shpallur pavarësinë para 114 vjetëve. Gjermania...

Pas zgjedhjeve në Serbi të 25 tetorit 2026

Votimi në Sërbi (Фото: Бета/AP Photo/Armin Durgut) Gani I. Mehmeti Humbja e partisë...

Maskat de Flamingo

Blerim Nika, Zvicër I ashtuquajturi “Revolucioni de Flamingo” është orkestrim i forcave...

Shpërndaj

Pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka trajtuar rugovistët dhe mbështetësit e vërtetë të filozofisë së tij me një përbuzje të theksuar, në bashkpunim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në vend që të nderoheshin për përkushtimin e tyre ndaj idealeve të Rugovës dhe kontributin për LDK-në, rugovistët shpesh janë trajtuar sikur të ishin kriminelë, duke u përjashtuar dhe margjinalizuar.
Një trajtim i tillë përçmues është ndjerë veçanërisht ndaj familjes time Geci, e cila ka përjetuar padrejtësi dhe mungesë mbështetjeje nga strukturat e LDK-s,përkundrazi jemi përjashtua.
Në të njëjtën kohë, një fat i ngjashëm ka ndjekur edhe familjen e vetë Ibrahim Rugovës, duke i lënë fëmijët e tij pa mbrojtje dhe pa respektin që u takon për trashëgiminë e babait të tyre.
Kjo situatë tregon një largim të LDK-së nga vlerat dhe parimet që e bënë atë një lëvizje gjithëpopullore dhe një forcë politike të ndërtuar mbi tolerancën, demokracinë dhe vizionin e qartë për shtetin e Kosovës.
Një reflektim i thellë është i domosdoshëm për të rikthyer dinjitetin dhe frymën e vërtetë rugoviste, për të cilën shumë njerëz kanë sakrifikuar dhe punuar.
Të njëjtin trajtim që LDK-ja na ka bërë neve, vëllezërve Geci, PDK-ja ua ka bërë familjes Jashari. Paramendoni, një familje me një lëndinë varresh, vetëm pse e nderojnë dhe respektojnë Kurtin dhe Vjosën, ata i sulmojnë me gurë dhe breshëri fyerjesh. Situata është aq e rëndë sa që Albini në Skënderaj ka përfunduar më keq se në Mitrovicën e Radojçiçit.
Kjo gjendje flet shumë për thellësinë e problemit dhe gjykimin se nga vjen kjo urrejtje .!!??

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu