ARKIVI:
30 Prill 2026

Tapshin tapshin tralala për liderët gjumë nuk ka!

Shkrime relevante

388 milionë të krishterë përndiqen, dhe elefanti në dhomë quhet islami

John Martin Johansen / Document.no Çdo ditë 13 të krishterë vriten për...

Boko Haram dëshiron para – përndryshe kërcënon të ekzekutojë 400 gra dhe fëmijë të rrëmbyer në Nigeri

Foto nga X Arnt Jensvoll / Document.no  Grupi terrorist mysliman Boko Haram (Jama’atu...

Bllokada institucionale dhe rrethi vicioz politik në Kosovë: implikime strukturore dhe rrugëdalje të mundshme

Prof. Dr. Sabri Tahiri ___ Ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me mungesë të...

“Ushtrija e minjve” të Haxhi Qamilit, sulmojnë vlerat kombëtare

Afrim Caka, Gjakovë Këta horra, mashtrues, pakarakter e nga pafytyrësia e tyre...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Fjalët e bukura të liderëve në fushatë zgjedhore u gjasojnë këngëve që nënat dhe gjyshet tona dikur moti ua këndonin fëmijëve duke i përkundër në djep para se t’i vënin në gjumë!

Tapshin tapshin tralala për Ylberin gjumë nuk ka!

Tapshin tapshin tralala lumë kjo nënë që e ka!

Që e ka e që e don këngë të mira i këndon!

Tapshin tapshin tralala lum Ylberi n’gjumë ka ra!

Lum ka ra e me gëzim rritma birin e t’bëhet trim!

Vargjet e mësipërme të nxjerra nga një këngë e vjetër për fëmijë, e përkthyer në gjuhën politike i bie kështu:

Tapshin tapshin tralala për liderët gjumë nuk ka!

Tapshin tapshin tralala lumë ky popull që i ka!

Që i ka e që i don vota të mira ju dhuron!

Sigurisht që me të përfunduar fushata zgjedhore, liderët partiakë i braktisin djepat (sallat dhe palestrat sportive) dhe do ta braktisin elektoratin e vën në gjumë të thellë dhe letargjik njëmujorë!

Për çka, ditën e votimit symbyllur dhe të hipnotizuar nga mashtrimet e gjata, qytetarët do t’i votojnë partitë e preferuara dhe 2-3 kandidat të pëzgjedhur për deputet, ngase shtatë të tjerët do t’i votojnë në pako sipas preferencave të liderëve partiakë.

Nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të fitojnë ata që i votojmë, por nuk e di, se a do ta kemi edhe qeverinë që e meritojmë, siq e thotë një fjalë e urtë italiane: “Ogni popolo ha governo che si merita” (Çdo popull e ka qeverinë që e meriton)!

Asnjë qeveri nuk pikë nga qielli, por del nga populli i cili e voton. Por, problemi është tek rrethanat “atmosferike” dhe përgjumosja e popullatës, të cilat ndikojnë në formimin e qeverive! Sa më e përgjumosur të jetë popullata në ditën e zgjedhjeve, aq më e dobët do të jetë qeveria nesër dhe e kundërta, këndellja e popullatës në ditën e votimit do t’i vë në gjumë katërvjeçar ata që nuk e meritojnë të qeverisin me vendin.

Një është e sigurtë, deri në fund të fushatës zgjedhore, nuk do të ketë gjumë për liderët partiak!

Më 29 Janar 2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Tekst përmban një ironi të hollë dhe një kritikë të fuqishme ndaj mënyrës se si zhvillohen fushatat zgjedhore dhe si qytetarët shpesh bien pre e premtimeve boshe të politikanëve.
    Në aspektin analitik, teksti thekson një çështje kyçe të demokracisë – ndikimin e manipulimit elektoral dhe mungesën e vetëdijes së qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Autori argumenton se përgjumja e votuesve sjell qeveri të dobëta dhe se një popull i ndërgjegjshëm dhe aktiv mund të ndikojë në përmirësimin e qeverisjes.
    Në përgjithësi, tekst është mjaft i qëlluar, me një mesazh të qartë dhe një stil të veçantë që kombinon ironinë, vargjet dhe analizën politike.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu