ARKIVI:
7 Mars 2026

Gëzuar 8 Marsin…!

Shkrime relevante

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

Gani Qarri , Cyrih
___
Festa e gruas e cila kremtohet me 8 mars dhe shënohet vetëm pak ditë para fillimit kalendaror të pranverës, na ritroket për çdo vit, në kujtesën tonë, për ti nderuar me respekt e bërë atyre këtë ditë edhe më të bukur, duke ua uruar Festën, shprehur vlerësimin e duhur dhe treguar përkushtimin maksimal që meritojnë, ato që edhe vet janë lulet më të bukura të kësaj bote.
Femrat janë burim i dashurisë, mirësisë e haresë, gëzimit dhe ripërtëritjes së jetës mbi tokë.
Ndaj me rastin e kësaj dite të veçantë për të gjitha femrat, duke qenë se është e pamundur të shprehen me fjalë krejt ato që meriton çdo ditë, orë e minutë një nënë, një bijë, një motër, një grua, një femër e vërtetë, të dashura femra, Ju qenia më e bukur e kësaj bote, që me aq mund e sakrificë, lindni jetë, rritni e edukoni fëmijë, mbani burrë e familje dhe falni dashuri pa fund, ju lule me të cilat ripërtërihet dhe vazhdon ekzistenca qenies tonë, urime 8 marsi, dita e veçantë e festës tuaj, juve burim i mirësisë e gëzimeve më humane, drita e kësaj bote dhe çelësi i mbijetesës së njerëzimit mbi glob!
Misioni juaj është dhe mbetet përpjekja për drejtësi, paqe, dashuri dhe barazi, kudo!
Ju burim i vazhdimësisë dhe garancia e vijimësisë së njerëzimit megjithëse në rrugën tuaj të gjatë e të mundimshme me shumë sakrifica e përpjekje të vështira, keni shënuar edhe shumë arritje, të drejtat tuaja ende nuk janë akt i përfunduar, andaj mos dorëzohuni as ndaloni betejën e shenjtë për barazinë reale me burrat, se do ja dilni, ngase barazia juaj, si në gjithë botën demokratike, është e domosdoshme dhe dëshmia vendimtare e emancipimit të mirëfilltë të mbarë shoqërisë shqiptare.
Urime edhe një herë të gjitha femrave, e veçanërisht femrave shqiptare, kudo ndodhen ato, juve që dini aq bukur të gëzoheni e festoni, por në rast nevoje edhe të rebelohuni me arsye dhe protestoni me plot të drejtë!
GËZUAR dhe qoftë dita më e lumtur gjithmonë për çdo nënë, grua dhe vajzë, për ju që keni mundur urrejtjen me dashuri dhe errësirën me dritë dhe vijoni ti jepni ngrohtësi shpirtit të njeriut e kuptim të jetuarit tonë tokësor!”
Bota pa ju, nuk do të  ishte kaq e bukur, as kjo që ne njohim dhe shijojmë sot bashkë! Një botë të cilës ju i falni dashuri pa kursim, e frymëzim për vazhdimësi dhe dhuroni mbarë njerëzimit shpresë për të ardhmen.
Ndaj, ashtu si në të kaluarën, vazhdoni edhe tani dhe në vijimësi të dhuroni dashuri e frymëzim dhe shpërndani sa më shumë energji pozitive dhe shpresë te fëmijët dhe brezat e së ardhmes, për mirësjellje e respekt të ndërsjellë dhe një botë më të mirë.
Ju shembulli i mirësisë, që jeni engjëlli i vërtetë dhe vet Jeta mbi tokë, Gëzuar 8 Marsin, paçi përherë vetëm festa e gëzime dhe gjithmonë pranverë e hareshme, qoftë Jeta e juaj!
 GËZUAR!!!
 Me 8 mars 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu