ARKIVI:
15 Qershor 2026

Kryeministri Albin Kurti për 44 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Shkrime relevante

Në Gllogjan …, te yjet e Lirisë!

Sak Muji, Rugovë NË GLLOGJAN PUSHOJNË METEORËT E LIRISË Aty ku toka flet...

Kulla e Isniqit, meteorët e Lirisë

Sak Muji, Rugovë   I. Guri që mban kujtesë Nga kullat legjendare të...

Urim për Dom Nosh Gjolajn në 50 – vjetorin e meshtarisë së tij

Nga Frank Shkreli I dashur Dom Nosh: Me rastin e 50-vjetorit të Meshtarisë...

Midis Kujtesës dhe përgjegjësisë: Nafi Çegrani – një promete i kohës sonë dhe dëshmitar i ndërgjegjës shqiptare

Bajram Kabashi, Prishtinë Ka fate njerëzore që nuk i përkasin vetëm një...

Terrorizmi nga pseudoanalistët kriptoenveristë

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  Ka 15 ditë që po i ndjek protestat në...

Shpërndaj

Albin Kurti , Kryeministër i Republikës së Kosovës

Në 44 vjetorin e demonstratave të vitit 1981
44 vite më parë, nga Prishtina filloi një seri goditjesh tronditëse për Serbinë dhe tërë Jugosllavinë, kur më 11 mars 1981, studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën në një demonstratë masive, vetëm një javë pasi ishin revoltuar në mensën e studentëve më 4 mars. Ata po protestonin kundër shtypjes dhe diskriminit, mohimit e kufizimit të të drejtave, si dhe kundër shfrytëzimit dhe pabarazive që shteti i Jugosllavisë po ua bënte shqiptarëve në tërë federatën jugosllave por veçanërisht në Kosovë.
Demonstrata e asaj të mërkure, e datës 11 mars 1981, u shtyp dhunshëm nga policia jugosllave, por fryma e indinjatës dhe e rebelimit të studentëve u kthye në inspirim për një rezistencë gjithëpopullore. Të tjera demonstrata u organizuan edhe më 26 mars, pastaj më 1 dhe 2 prill, që protestat studentore i kthyen në demonstrata gjithëpopullore. Ato u shtypën me dhunë nga policia, kurse në muajt dhe vitet pasuese, autoritetet jugosllave bënë mijëra arrestime arbitrare, gjyqe dhe burgosje politike, duke e bërë Kosovën vendin me numrin më të madh të të burgosurve politikë për kokë banori në gjithë Evropën.
Në demonstratat e vitit 1981, u shfaq parulla “Kosova Republikë”, e cila vazhdoi të shkruhej gjatë tërë asaj dekade, herë e plotë e herë si një akronim me dy shkronja “KR”. Shumë organizata politike ilegale fituan forcë nga demonstratat e vitit 1981 dhe nga trashëgimia e tyre, duke e mbajtur të gjallë shpirtin e revoltës popullore dhe të rezistencës për një Kosovë të lirë. Brezi i demonstruesve dhe aktivistëve të vitit 1981, ishin shtyllë e grupeve themeltare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me luftën e drejtë në dekadën pasuese, e çliruan Kosovën në qershor të vitit 1999. Kështu, parulla popullore “Kosova Republikë”, u bë Deklaratë Kushtetuese më 2 korrik 1990 dhe Kushtetutë e Kaçanikut më 7 shtator 1990 drejt realitetit politik të shpallur më 17 shkurt 2008, në formacionin politik e juridik të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur.
Sot u bënë 44 vite prej demonstratës së 11 marsit 1981, andaj le t’i kujtojmë me mirënjohje të thellë dhe me nderime e respekt, studentët dëshmorë, organizatorët, të plagosurit e të burgosurit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e asaj lëvizje që e mbajti aktive rezistencën e popullit të Kosovës drejt aspiratës së tij për liri dhe shtetndërtim.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Sa keq. Fotografia me ngjyre dhe me parulla nuk i pergjigjet realitetit.
    Edhe vizatim, i dyti me nje vajze muskuloze e me flamurin kuq e zi dhe yllin pese rremesh, i perket kohes se bolshevizmit dhe punetoreve barkethate te PPSH-se, parulla e fotografi ideologjike

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu