ARKIVI:
8 Mars 2026

Institucionet që nuk po bëhen…?!

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

___
U bë një muaj, që vendi ndodhet në një amulli institucionale, pas zgjedhjeve republikane, dhe qytetarët me të drejtë po shtrojnë pyetjen: Çka po ndodhë me formimin e institucioneve? Heshtja e zgjatur dhe mungesa e marrëveshjes për qeverisje është më shumë se tregues i moskoordinimit politik – është dëshmi e një papjekurie politike dhe mungesë serioze e përgjegjësisë.
Partitë politike, të zëna me llogari të vogla personale e grupore, kanë harruar thelbin e përfaqësimit: qytetarin. Inatet, rivalitetet dhe ambiciet individuale janë shndërruar në pengesë për një funksionim normal të shtetit. Është shqetësuese se asnjëra nga palët – as ato që ishin në pushtet, e as ato që pretendonin ta rrëzonin – nuk e kanë treguar me vepra se interesi shtetëror është për ta mbi gjithçka tjetër. Madje, edhe opozita, e cila teorikisht duhej të përfaqësonte një alternativë të pjekur, duket e përhumbur në të njëjtën logjikë përfitimi.
Por problemi nuk është vetëm politik. Ai është edhe gjeopolitik. Në këtë moçal të ngurtësuar, nuk përjashtohet ndikimi i faktorëve të jashtëm – sidomos atyre që historikisht kanë ditur të luajnë me përçarjen tonë. Fqinja veriore e Kosovës nuk ka reshtur së vepruari për ta mbajtur këtë vend në krizë permanente, të përçarë – përmes ndikimit politik, ekonomik dhe madje kulturor. Dhe kjo nuk është më as teori konspirative, por një realitet që shpërfaqet në momente kyçe si ky.
Ndërkohë që bota po ndryshon me shpejtësi, dhe raportet ndërkombëtare po ridimensionohen dhe interesat po ripozicionohen, elita politike në Kosovë sillet si në një vakum historik. Pa vizion, pa ndjeshmëri ndaj kontekstit global e pa asnjë përgjegjësi ndaj gjeneratave që vijnë. Në vend të dialogut për bashkëqeverisje dhe reforma, ata merren me çështjen e karrigeve dhe ndarjen e privilegjeve.
Në këtë fazë kritike, kur momenti po kërkon bashkëveprim dhe mençuri, Kosova po zhytet në një amulli të rrezikshme. Kjo nuk është thjesht krizë politike.
Është krizë besimi, e cila e minon vetë themelin e shtetit. Dhe nëse institucionet nuk bëhen të qëndrueshme dhe serioze, atëherë rreziku është më i madh që të mos bëhemi as ne – si shoqëri.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Zeqir!
    Mirë e keni përshkruar gjendjen e tanishme të institucioneve të Shtetit tonë, por nuk jepni një vizion – për një zgjidhje të gjendjës.
    Mendoj se “POLITIKA” i ngjan “baltës së gjallë”, që sa më shumë mundohesh të dalësh, ajo të tërheq edhe më tepër teposhtë!
    *
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu