ARKIVI:
9 Mars 2026

Kur Ramush Haradinaj flet publikisht për planet e ndarjes së Kosovës, ajo nuk është më fjalë goje, është fakt që kërkon llogari

Shkrime relevante

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Shpërndaj

KRONOLOGJIA E NJË PLAGE KOMBËTARE QË PËRSËRITET – NGA COPËTIMI HISTORIK TE RREZIKU I NDARJES SË KOSOVËS SOT
Ramush Haradinaj ka folur publikisht për planet e ndarjes së Kosovës – nëse i qëndron fjalës apo ka ndryshuar qëndrim, këtë e di ai vetë.
Por kur edhe Haradinaj flet për tradhti, ajo nuk është më thashethem – është fakt që kërkon llogari.
Tradhtia ndaj Atdheut ka vetëm një emër!
Nga firmat e Sulltanit te marrëveshjet e Brukselit – tradhtia ndaj Atdheut ndryshon formë, por kurrë thelb.
Kronologjia e një plage kombëtare që përsëritet – nga copëtimi historik te rreziku i ndarjes së Kosovës sot
“Ramush Haradinaj Baton Haxhiut ,ti je pjesë e ndarjes së Kosovës, bashkë me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin!”
Kjo deklaratë nuk është thjesht një përplasje televizive. Është një dëshmi publike, direkte, dhe tronditëse, dhënë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj ndaj Baton Haxhiut – një figurë e lidhur me qarqet politike e mediatike të rajonit.
Nuk është një akuzë e zakonshme. Është një rrëfim i një tradhtie që ka rrënjë të thella historike – një projekt i vjetër që sot ka veshur petkun modern të marrëveshjeve nën tavolinë, shkëmbimeve territoriale, dhe ndarjeve të maskuara si “kompromis”.
Prandaj ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një alarm kombëtar.
Tradhtia që po ndodh sot – e përmendur nga Haradinaj dhe e konfirmuar në forma të ndryshme edhe nga figura të tjera politike – nuk është ndarje e re, por vazhdimësi e një rruge të dhimbshme që populli shqiptar e ka njohur gjatë gjithë historisë.
Kronologjia e dhimbjes dhe e pazarit me Atdheun:
1. Tradhtia me firmë osmane:
Dikur, tokat shqiptare firmoseshin si letra pronësie në zyrat e Sulltanit.
Pashallarë të shitur, për pak pushtet, jepnin nënshkrime që ndanin malet, lumenjtë dhe fshatrat shqiptare si plaçkë lufte.
Në emër të një Perandorie, shiteshin interesat e një kombi që ende nuk kishte shtet, por kishte dinjitet.
2. Tradhtia me heshtje gjatë copëtimit të trojeve:
Nga Plava e Gucia, te Ulqini, Shkupi, Tetova, Manastiri, Çamëria – toka shqiptare u nda, u plaçkit dhe u harrua.
Jo gjithmonë nga armiku – shpeshherë me nënshkrimin ose heshtjen e “liderëve tanë”.
Ishte po aq tradhti, edhe kur nuk u rezistua, edhe kur heshtja u shit si mençuri diplomatike.
3. Tradhtia gjatë diktaturës:
Patriotët pushkatoheshin, dërgoheshin në internim.
Kush mendonte ndryshe, quhej armik i popullit.
Shqiptaria reduktohej në slogane, ndërsa shpirti i saj dhunohej në emër të ideologjisë.
4. Tradhtia e pasluftës, me flamur në xhep:
Pas çlirimit të Kosovës, me duart ende të lagura nga gjaku i dëshmorëve, disa ndërtuan vila mbi gjakun e tyre.
Shiten tokë për tender, heshtën për veri, dhanë kishë për pushtet.
Flamurin e nxorën vetëm kur u duhej për vota.
Tradhtia mori fytyrën e kostumit e kollares, por mbeti e njëjta: pazar me Atdheun.
Dhe sot? Sot tradhtia ka formën më të rrezikshme:
Zajednica me kompetenca ekzekutive.
Marrëveshje për ndarje territoriale.
Falje e kishave shqiptare si serbe.
Nënshkrime që nuk i ka autorizuar populli.
E gjitha kjo nuk është gjë tjetër përveçse vazhdimi i një projekti të vjetër – projektit për copëtimin e Kosovës dhe shuarjen e shqiptarëve si faktor në Ballkan.
Kur Ramush Haradinaj, dikur komandant dhe më pas kryeministër, deklaron publikisht se ka ekzistuar një plan për ndarjen e Kosovës, me emra konkretë si Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu – kjo nuk është retorikë.
Është aktakuza më serioze që mund t’i bëhet klasës politike të pasluftës.
Dhe ky pohim nuk qëndron vetëm.
Albin Kurti, sot kryeministër, ka folur qartë për të njëjtin rrezik – për projektin e shkëmbimit të territoreve, për marrëveshjet sekrete që synojnë copëtimin e vendit, për krijimin e entiteteve me kompetenca ekzekutive që cenojnë sovranitetin.
Mos u mashtroni: Tradhtia ndryshon formën – por jo thelbin.
Dje vinte me firmë osmane.
Sot vjen me protokoll diplomatik.
Dje nënshkruhej në pallatet e Stambollit.
Sot nënshkruhet në Bruksel, në Washington, në zyrat ku fati i shqiptarëve vendoset pa shqiptarët.
Dje përndiqej patrioti.
Sot shpallet “armik i shtetit” ai që guxon të thotë të vërtetën.
Dje tradhtari mbante vulën e sulltanit.
Sot mban flamurin në xhep – për t’u dukur shqiptar, ndërsa shet tokën që ai flamur përfaqëson.
Kuptoje, o shqiptar:Kush bën pazar me tokën, me gjuhën, me dininjitetin kombëtar – quhet TRADHTAR.
Dhe as historia nuk e fal, as brezat nuk do ta harrojnë.
Ky manifest nuk është thirrje për urrejtje. Është thirrje për kujtesë.
Kombet që harrojnë tradhtinë, janë të destinuara ta përjetojnë sërish.
Shih videon:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu