Shqiptarët po e festojnë Gjergj Kastriotin me daulle e flamuj, por nuk jetojnë si ai

Shkrime relevante

Një jetë e ndërprerë në lulëzim, kujtime per kritikun letrar Bajram Krasniqi

Një jetë e ndërprerë në lulëzim (Në kujtim të Dr. Bajram Krasniqit) Poezi Vdekja...

Artan Sadiki – kur vullneti e kthen rrugën në histori!

Adem Lushaj, Deçan _____ Ka rrugë që maten me kilometra, por ka edhe...

Gjuha Shqipe dhe shqetësimi shqiptar në Zvicër

Sak Muji, Zvicër - Rugovë I dashur mik Enver Robelli, Shqetësimi yt është...

Pak fjalë të historianit Belisar Jezerci me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, patericën e BIK-ut…!

Msc Belisar Jezerci, Historian _____ Dy tri fjalë dialog nga distanca me Kryeministrin...

Shpërndaj

Një zbulesë e vonuar dhe fatale

Shqiptarët e kanë zbuluar më në fund Stokholmin. Jo qytetin, por sëmundjen.

Festojnë Skënderbeun me daulle e flamuj, por nuk jetojnë si ai.
Kënga është maska. Misioni është i harruar.

Ishte njëherë një burrë që deshi të bënte një shtet të ndritur, ku flitej shqip në çdo pëllëmbë, ku shteti sundonte mbi vesin, mbi korrupsionin, mbi pazarin e territoreve.
Por ai vdiq. Dhe pas tij, shqiptarët filluan të dhurojnë tokën. Si dhuratë për çdo sulltan, car, mbret, ose perandori që e quan veten “ndërkombëtare”.

Për 1500 vjet, toka shqiptare u coptua. Sllavët që erdhën si mysafirë, u bënë pronarë.
Nga 200 mijë kilometra katrorë, kemi rënë në 40 mijë.
Nga një komb i 60 milionëve, jemi venitur në pesë.
Të tjerët, të vrarë, të zhdukur, të asimiluar, të harruar.

Kolonizimi i mbuluar me petkun e paqes vazhdon.
Armiku nuk sulmon, ai shkon tek ndërkombëtari dhe i thotë: “Nuk dua luftë, por do të luftoj nëse nuk më jepni.”
Dhe ndërkombëtari i jep. Çfarë i kërkohet: pak tokë, pak dinarë, pak “zajednica”, pak Kosovë në Serbi.
Prapë pak.
Gjithmonë pak.

Ndërkohë, shqiptarët ngushëllohen me emra rrugësh e këngë patriotike.
Kaluan 500 vjet nga vdekja e Skënderbeut deri te ndërtimi i një universiteti ku flitet shqip.
Në mes: 500 vjet robëri, 100 vjet diktaturë, 30 vjet emigrim, tradhti dhe zhgënjim.
Dhe përsëri, përqafim i kriminelit, qoftë me armë, qoftë me kostum.

Skënderbeu ka vdekur.
Sot jeton Hamzai. Ai që e humbi betejën në Albulenë, por fitoi luftën për shpërbërjen e kombit.
Hamzai e ndërtoi këtë realitet: pa shtet, pa sovranitet, pa memorie.
Misioni i tij vazhdon.
Skënderbeu s’ka kush e ndjek.
Albulena është e urryer.

Tani, në këtë teatër gjakimi e harrese, centrifuga e shkatërrimit s’ka të ndalur.
Dhe shqiptarët, spektatorë të vetes së tyre akoma këndojnë për heroin që nuk duan të bëhen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu