ARKIVI:
27 Prill 2026

U mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë nacionale për drejtësi tranzicionale  

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Prishtinë, 18 gusht 2021 – Sot është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e strategjisë nacionale për drejtësi tranzicionale. Pjesë e takimit të parë ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij hyrës ftoi anëtarët e grupit punues, që të bashkojnë të gjitha nismat të cilat i përkasin ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësisë tranzicionale.

“Ne si Qeveri tashmë e kemi bërë të qartë fokusin tonë në ballafaqimin me të kaluarën. Për momentin ekzistojnë disa nisma që janë në proces e sipër, të gjitha të lidhura me krimet e kryera gjatë luftës. Përtej asaj që kjo strategji duhet të përfshijë të gjitha këto nisma, duhet që të ekzistojë edhe bashkëpunim i ngushtë e kuptimplotë në mes tyre”, u shpreh kryeministri Kurti.

Më tej, u theksua qëllimi i përbashkët që ka të bëjë me krijimin e kujtesës kolektive, e cila do të shërbejë edhe për gjeneratat e ardhshme, brezave që vijnë pas nesh.

“Historia është e mbushur me mësime të dhimbshme. Por, mbase pjesa më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është, që paqja kërkon drejtësi, por edhe rehabilitim. Në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëra, e viktimat e luftës i meritojnë që të dyja” u shpreh mes të tjerash Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Ndërsa krahas kryeministrit Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke theksuar më tej rëndësinë dhe seriozitetin që kërkon kjo strategji, kërkoi nga ky grup punues që hartimi i strategjisë për drejtësi tranzicionale të bëhet në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët që janë prekur nga lufta në mënyrë që kjo strategji të pasqyrojë më së miri përvojat, nevojat dhe të drejtat e viktimave.

“Një iniciativë e tillë ka qenë më se e nevojshme që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por që në mungesë të një marrëveshje paqeje, mjetet dhe mekanizmat që përbëjnë drejtësinë tranzicionale u ndërmorën ad-hoc, shpesh me mandate të mbivendosura dhe të përcjella nga mungesa e vullnetit politik për ta bërë ballafaqimin me të kaluarën prioritet në agjendën shtetërore”, potencoi ministrja Haxhiu.

Ministrja shprehu përkushtimin e plotë për hartimin e një strategjie që është në përputhje me ligjin vendor dhe ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës synohet të përmbushen të drejtat e viktimave jo vetëm si të drejta individuale por si të drejta kolektive të shoqërisë në tërësi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu