ARKIVI:
7 Mars 2026

Dëshmi që nuk mund të fshihet – Shkup, 1878, shqiptarët katolikë janë Shkup – dhe Shkupi është edhe i tyre

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Dëshmi që nuk mund të fshihet – Shkup, 1878
Në zemër të Shkupit, aty ku muret përpiqen të heshtin historinë, qëndron një varr i thjeshtë, por i fuqishëm.
Filokena Ukajdari, e lindur në vitin 1878, varrosur në tokën e Shkupit – një shqiptarë katolike në një qytet që sot shumë përpiqen ta paraqesin ndryshe.
Ky varr flet më shumë se çdo propagandë, më shumë se çdo përpjekje për të zhdukur rrënjët tona.
Shqiptarë katolikë në Shkup – jo të ardhur, jo rastësorë, por autoktonë dhe me gjurmë të thella.
Nëse arkivat heshtin, varret flasin. Dhe ky flet shqip.
📍1878 – e gdhendur në gur. E palëkundur nga harresa.
Gjeka (1839–1921) dhe Kata (1863–1938) i përkasin brezit që dëshmon për rrënjët shumë të hershme të shqiptarëve katolik në Shkup.
Varri, me emra si Pal, Anusha, Gjeka, Kata, Veronika, Gjergji, Katarina, Karolina, Antoneta, dhe Cicilia Xhoni, është një tjetër gur që flet në gjuhën shqipe, për një histori të gjallë dhe të dhimbshme. Kjo familje shqiptare katolike jetonte në Shkup kur më 24 janar 1944, qyteti u bombardua rëndë. Emrat e gdhendur dëshmojnë për fëmijët e vrarë gjatë bombardimeve – foshnje dhe fëmijë të pafajshëm si Veronika (1935), Gjergji (1938), Katarina (1941), Karolina dhe Antoneta (1943), Cicilia Xhoni (1933).
Ata që përpiqen të fshijnë identitetin e shqiptarëve katolikë nga historia e Shkupit, harrojnë se guri flet.
Dëshmitë si ky varr e mbajnë të gjallë të vërtetën që u përpoqën ta heshtin:
shqiptarët katolikë janë Shkup – dhe Shkupi është edhe i tyre.
Në varezat katolike të Shkupit qëndron një varr (varri që shihet mësipër, vërejtja e redaktorit të Drinit) , që flet më shumë se gjithë librat e shkruar: varri i një familjeje shqiptare katolike, që dëshmon praninë e pandërprerë të shqiptarëve në këtë qytet – jo vetëm si banorë, por si themelues të historisë së tij.
Simon Haxhi Pali Shahta, i lindur më 25 maj 1865, prehet këtu bashkë me të shoqen dhe familjarët e tjerë. Mbi varr janë gdhendur emrat, mbiemrat, dhe gjuha shqipe – dëshmi e gjallë e një komuniteti të rrënjosur thellë në Shkup, që për dekada me radhë u përpoqën ta fshijnë, ta shlyejnë, ta harrojnë.
Por ky gur i bardhë nuk hesht. Flet për një histori që nuk mund të zhbëhet. Flet për shqiptarët katolikë që jetuan, punuan, dhe u varrosën në këtë tokë – në zemër të Shkupit.
U përpoqën t’i zhdukin. U përpoqën t’i përjashtojnë nga kujtesa e qytetit. Por ky varr, me datat e lindjes që shkojnë deri në vitin 1865, sfidon çdo përpjekje për mohim.
Sepse historia nuk vdes – thjesht pret dikë që ta kujtojë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu