ARKIVI:
7 Mars 2026

Marketingu i mirë e shet edhe kungullin për shalqi

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Ndërkohë po e kuptoj se edhe ata që moti angoheshin për të bërë shkuesi (msitni) për martesa, paskëshin qenë ustallarë të marketingut.
Në verë të vitit 1968, kur kishim krizëpër bukë, sepse nuk kishim miell as drith, Babi vendosi ta shesim njërën nga lopët për bukë. E shoqërova, kur e nxori në mazgjah (treg i kafshëve) në Pejë, që ishte çdo të shtunë. Në mazgjah nuk u interesua askush për ta ble lopën tonë. Atëherë kishtenjerëz që i quanim gjambaz. Ishin ata që e blenin një kafshë, për ta shit me fitim pas pak orëve. U afrua njëri dhe i propozoi Babit: “a me le ta shes unë dhe m’i jep 50 qese kur ta shes?” Babai pranoi, sepse kishte shqetësimin për bukë. Zuri gjambazi ta lavdëronte lopën tonë. U shtua interesimi i blerësve. Baba, në ndërkohë, ndërhyri: “nuk i kam dit këto vlefta lopës, prandaj nuk e kam ma për shitje.” Pra, Babin e magjepsi lavdërimi (marketing) që i bëri lopës tonë gjambazi.
Kjo ndodhi (uroj të mos lexohet nga vëllazëria, sepse po më hidhërohen për këso “sajesash”) m’u kujtua sapo lexova parathënien që paskeshin studiuesit Begzat e Myrvete Baliu për “veprat” e Selatin Novosela.
Përse na duhet ne të përndjekurëve nga UDB-a dhe marionetave të saj klandestine, si Selatin Novosella, që t’i lavdërojmë e propagandojmë pikërisht ata, siç paskësh bërë kësaj radhe Begzadi?!
Mund që Begzadi nuk është e di informimin që kam publikuar përSelatin Novosellën. Por e risjelli, sepse pat rastis kur po e përgatisja monografinë për Klubin Shqiptar në Dyseldorf, ta intervistoja kryeUDBashin Shefqet Hashani, i cili gjatë viteve 1987-maj 1981 ishte sekretar i ambasadën jugosllave në Gjermani Perëndimore. Si i tillë pat ndihmuar në formimin e Klubit, duke u dhënë kuraje emigrantëve ekonomikë, të quajtur Gastarbeiter (“punëtorë mysafirë”) të angazhoheshin si emigrantë shqiptarë, ndërsa konsullata jugosllave në Dyseldorf dhe Jusuf Buxhovi kërkonin të prezantoheshim vetëm si jugosllavë…
Para se ta bëja intervistë për monografi u përcaktova të bëja bisedë “të lirë”, duke e incizuar fshehurazi me diktafon digjital, spese mendoja se ai do ta censuronte vetën kur sho shihte se po incizoj.
Një ndër pyetjet e mia ishte: “ke torturuar fizikisht ndonjë të burgosur politik gjatë hetimeve?”
U përgjigj: “jam i gatshëm ta paguaj thirrjen publike përmes televizioneve që të paraqitet ata që i kam torturua fizikisht gjatë hetimeve, në përjashtim të një rasti. Ishte Selatin Novosella që ia kam ngjesh një flakareshë, por jo gjatë hetimeve. Në vitin 1975 urdhërova të ndërronim zyrat me zv-shefin tim, serb, i cili kishte zyrë më të madhe. Atëherë isha kryeshef i UDB-së, drejtoria e 5-të, që kishte mbikëqyrjen e emigracionin. Kur u shëmbyen zyrat u befasova nga trokitja në derë. U ngrita dhe hapa derën. Në derë Selatin Novosella. Ai u step. I thirra, hajde Seladin, çfarë halli ke? Ai zuri të belbëzonte: Baci Adem ka formuar prapë organizatë ilegale… E ndërpreva: pis, edhe e spiunon edhe e quan bac. Me atë ia ngjesha një shuplakë, duke e urdhëruar: përjashta! Po të pash duke kaluar para hyrjes kryesore të UDB-së do ta kurdis një vepër për ta bë më të bur shpinë se barku gjatë hetuesisë…” [vetëkuptohet, është prifrazim].
Në fund të bashkëbisedimi “spontan”, kur Shefqeti tha se ishte lodhur, dhe kërkoi ta bënim intervistën e pararakorduar, e informova se e kisha incizuar gjithë bisedën mes nesh. Fatmirësisht m edha leje ta ruaja e ta publikoja, kur do ta gjykoja të arsyeshme.
U përcaktova ta verifikoja. E takova Adem Demaçin. U befasua nga e dija. Ia rrëfeva se ma kishte thënë kryeUDBashi Shefqet Hashani. Ademi më tha se Shefqeti e kishte thënë të vërtetën. Fatkeqësisht me atë rast humba edhe atë pak respekt që po mundohesha ta ruaj për Adem Demaçin, i cili kishte autorizuar Selatin të ishte biografisti “zyrtar” i ti.
Megjithatë, e përgëzoj edhe Selatinin për gjithë atë kontribut publicistik që ndihmon në glorifimin e “ilegalës” tonë, duke i kamufluar marionetat e agjenturave armiqësore.
Për ata që nuk e dinë, UDB-ja, edhe SDB-ja pasuese, ishin legale, siç ishin Këshilli Ekzekutiv (qeveria) e KSAK-së, Komitetit Krahinor i Lidhjes Komuniste…
Legal ka qenë edhe rekrutimi i Selatin Novosellës dhe angazhimi i tij si “bashkëpunëtor” (spiun informues) i UDB-së. Nëse do të kishim pas shtet tonë nuk do të kishim kësi selatinë novosella, por as tifozë të tij, si Begzad Baliu që e ka “qa” parathënien për “veprat” e Selatinit.
RESPEKT!
P.S.:
KryeUDBashi Shefqet hashin pat sqaruar se kurdisja e “grupit ilegal” të Adem demaçit në vitin 1975 kishte ndodhur për shkak se pak kohë më herët ishin burgos ca serbë e malazezë në Pejë kishin formuar Parti Komuniste pro sovjetike. Moska kishte protestuar. Insitucionet fedaritive kritikonin për mënyrën e arsyetimit që kishm bërë për burgosjen e atyre që kishin formuar atë parti. Që ta “ekuilibronin” presionin, kreu i KSAK-së ishte përcaktuar që ta sajonte “grupin e nacionalistëve” shqiptarë, në krye me Adem Demaçin, që të dëshmohej se nuk kishim përcaktime të njëanshme…
KryeUDBashi Shefqet hashin ishte fuksionari më i lartë i KSAK-së, i burgosur në maj 1981 dhe i dënuar 8,5 vjet burg; i është njohur statusi i të burgosurit politik dhe është kompensuar financiarisht, sie edhe Hydajet Hyseni.
[Më falni, nuk po kam kohë, energji e dije të shkruaj më shkurt e shqip.]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu