“Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

Shkrime relevante

Mbrëmë në Prishtinë u promovua libri i Enver Dugollit, “Për Kosovën Republikë”

Enver Dugolli, Prishtinë Mbrëmë, në një atmosferë të ngrohtë, mes shumë miqve,...

Ra ky mort e u pamë!

Prof. Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë ____ “Ra ky mort e u pamë” —...

Lista e organizimeve klandestine – e bërë me ndihmën e IA

Ibrahim Kelmendi, Gjermani LISTA E ORGANIZIMEVE KLANDESTINE – e bërë me ndihmën...

Dhuna serbo – jugosllave kundër Shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore

Temsi Semi ____ "Otkupi" nga serbokroatishtja: Otkup - marrja / dhanja e detyrueshme...

Shpërndaj

Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka reaguar ndaj aksioneve për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Kisha Katolike bën thirrje për qetësi, dialog, ndërsa dënon të gjitha format e dhunës.

Arqipeshkvia thekson rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, por njëkohësisht kërkon që të mos harrohen njerëzit që jetojnë me përkushtim në këto zona. Deklarata mbyllet me një thirrje për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.

“Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë. Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në reagim.

 

Marre nga “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu