ARKIVI:
12 Qershor 2026

Babi, poezi tjetër e Dalina Canollit

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Babi
___
Tërë jetën t’kena pa t’u qu para diellit
me shpinën e lodhtë, me shpresën sa qielli,
duart e nxime, fytyra me djersë
zemra me pesh, t’u e kcy terrin ters.
*
Ke qenë e je për neve babë e dritë
fjalë t’keqe kurrë s’na ke thënë veq ke bë rite
krahu i Zotit, kur Zoti s’na folë
fjala pa zë që gjithëmonë na ngrohë.
*
E tash që po rritem, me shpirtë po t’kujtojë
çdo hap që e marrë, për ty e punojë,
puna jote s’ka shku n’erë
as djersa jote s’ka ra pa vlerë.
*
Ti ke ndërtu kulm, n’kohë pa dritë
na po mundohemi me sjellë pakë qetësi,
me emnin tonë me ecë përpjetë
me andrrat tua që s’i le kurrë me fjetë.
*
Për ty, babi për shpinën e drejtë
për krejt çka na ke dhënë, për jetën e thjeshtë,
për çdo ditë që na mësove me qëndru
unë s’kom me u ndalë, betohem për m’u.
*
Me dashuri e mirënjohje
djersës dhe sakrifices babit!
___
Dalina Canolli
Korrik 2025
New York
🇦🇱🇺🇸

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. E respektuara Dalina,
    e lexova me shumë kujdes poezinë tënde kushtua babait dhe më la përshtypje…
    Poezia jote më përkujtoj këto porosi:
    1. Nuk ka pasuri tjetër më të madhe që ia lën prindi fëmisë se vet, sesa edukata e mirë; dhe
    2. Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madhe e kemi përgjegjësinë që ata mos t’i koritim.
    *

    PS: Në poezinë tënde kushtuar nënës, të publikuar po këtu, para disa ditësh, kam dhënë koment, por nga ti nuk mora përgjigje?!

  2. I nderuari z Ismet Hasani!
    Jam nëna e Dalinës pasi Dalina nuk ka qasje në këtë link sepse nuk e ka fb por eshte e zener edhe me punen qe e ben ne Mahnattan ku punon nga ora 7 gjere ne oren 6 mbasdite. Ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen morale qe i jepni Dalines dhe vleresimin qe i beni vargjeve te saj. Ajo edhe pse e flet gjuhen me nje theks paksa me ndryshe shpirti, mendja e zemra i flasin vetem shqip sepse ne kete fryme jam perpjekur me i rrite si Dalinen si motren e saj pak me te madhe. Ishte here e pare qe morri kurajo te shkruante e te shprehej shqip permes vargjeve me poezine Nanë, poezi qe me solli edhe mua emocione.
    Ne emrin tim dhe te Dalines ju shprehi mirenjohjen dhe ju uroj shendet, mbaresi dhe suksese edhe juve ne krijimtarine letrare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu