ARKIVI:
8 Mars 2026

Kultura e luftes kunder vetevetes

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

1. Rregulli i përjashtimit – Kultura e përjashtimit krahinor

Mendësia jonë krahinore dhe urrejtja mediokre janë bërë pjesë përbërëse e realitetit tonë, madje edhe në periudhën e ndërtimit të shtetit. Nuk është e habitshme që, sa herë një grup nga një krahinë apo rajon merr pushtetin, menjëherë fillojnë të emërohen profesorë, gjeneralë, akademikë dhe zyrtarë kryesisht nga ai rajon. Më pas, ai ngritet përmbi të gjithë, ndërsa krahinat e tjera zhvleftësohen, deri në shpalljen e tyre si të parëndësishme. Kemi rastin e Avni Rrustemit: për një vrasje që lidhej me interesa të ngushta politike, ai u kthye në figurë frymëzuese të vëllavrasjes – sidomos për komunistët që nuk vranë kurrë pushtuesin, por propagandonin vrasjen e “tradhtarëve”. Ndërkohë, figura madhore si Hasan Prishtina, por edhe tërë personalitetet e Vilajetit të Kosovës dhe atyre jashte kufijeve politike te Shqiperise se sotme, minimizohen ose anashkalohen, madje fshihen krejtësisht nga historia e Shqipërisë, megjithëse roli i tyre ishte vendimtar dhe i pakrahasueshëm. Një fat i ngjashëm i ka ndodhur edhe shumë fjalëve të shqipes, të cilat u shpallën krahinorizma, sipas mashtrimit ideologjik “një fjalë – një gjuhë – një komb”, të ngjashëm me parimet e Lëvizjes Kulturore në Kinën e kohës së Maos. Kjo po ndodh edhe sot, kur në transmetuesit e Kosovës është sjellë një politikë gjuhësore që synon zhdukjen e të folmes vendore, duke imponuar gjuhën letrare – në thelb gjuhën e një dialekti të deformuar – e cila pa të drejtë u standardizua.. E njëjta logjikë përjashtuese vijoi në Kosovë, veçanërisht pas luftës së fundit: disa figura zhdukeshin krejtësisht, vetëm pse vinin nga rajone të caktuara, ndërsa të tjerat zmadhoheshin artificialisht deri në grotesk. Kur do të vijë dita që një njeri me vlera – pavarësisht nga e ka prejardhjen – të përkrahet pa paragjykim nga dikush nga një krahinë tjetër? Deri kur do të mbetemi të ndarë, të përçarë dhe të fragmentuar?

2. Trashëgimia e përjashtimit dhe krijimi i kastave ideologjike

Ashtu si Enver Hoxha dhe grupi i tij shpallën armiqësore çdo gjë që vinte nga Veriu dhe veçanërisht nga Kosova – gjuhën, zakonet dhe njerëzit – e njëjta logjikë po ndodh edhe sot në Kosovë. Sa herë një rajon merr pushtetin, menjëherë paraqiten të “dijshmit” nga ai rajon. Është tragjike: vetëdija krahinore është më e zhvilluar se vetëdija kombëtare. Kjo tregon se ende jemi një etni e papërmbushur në vetëdije. Anëtarët e klaneve bëhen akademikë, kryetarë kuvendi, ministra, e shpesh edhe “shkencëtarë”, pa pasur asnjë përgatitje të denjë. Disa përfitojnë diploma fakultetesh pa ditur as vetë se si i kanë marrë. Në një transmetues shqiptar, dikur u tha: “Shqipëria nuk bashkohet pa u vrarë tradhtia.” Por kush ishin këta “tradhtarë”? Shpesh ishin vetë ata që shpallnin të tjerët tradhtarë, për t’i likuiduar fizikisht ose për t’u marrë pushtetin. Vrasjet e maskuara përkrahen edhe nga akademikë e shkrimtarë, që fshehurazi justifikojnë dhunën nën petkun e “patriotizmit”. Në ditarët e tyre, ata mbajnë shënime si “kronikë” të krimeve dhe propagandës, të maskuara si përpjekje shkencore, duke ndërtuar mite të rreme dhe duke fshehur dëshirën e sëmurë për pushtet dhe hakmarrje. Kjo është loja e pushteteve në Ballkan: nën maskën e patriotizmit zhvillojnë luftë kundër çdo vlere demokratike dhe njerëzore.

3. Importimi i të këqijave dhe braktisja e vlerave

Të gjitha modelet e këqija të Shqipërisë u eksportuan në Kosovë (Dardani), ndërsa asnjë nga vlerat perëndimore nuk u përvetësua. Nëpër minaret e xhamive përhapen mite të rreme të “lavdisë” arabe dhe turke, duke u shpërndarë te njerëz të varfër dhe të pashpresë. Nuk jemi kundër religjionit, por duhet të jemi kundër çdo religjioni që në emër të fesë nxit urrejtje ndaj sistemit demokratik që garanton lirinë e vetë fesë. Feja nuk duhet të bëhet vegël e politikanëve, por fatkeqësisht, ajo është shndërruar në metodë të kontrollit të shoqërisë nga regjime të brishta, sidomos në Ballkan. Në këtë periudhë, në Kosovë u rrit numri i doktoraturave të blera nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Bullgaria, madje edhe nga Rumania. U krijuan “akademi” dhe “universitete” për të shitur tituj shkencorë me çmime të larta për pushtetarët që kishin përvetësuar fonde publike përmes tenderëve dhe lidhjeve klienteliste. Dhe mos të harrojmë: flamuri i Dardanisë u dogj publikisht, duke u zëvendësuar me një flamur tjetër, krejt të huaj. Po në fund, nuk janë flamujt që e bëjnë një shtet të madh: janë idetë, puna, veprat, teknologjia, aleancat e qëndrueshme me miqtë që na çliruan – SHBA dhe Europa Perëndimore.

4. Heshtja ndaj padrejtësive – Kujtesa e manipuluar

Pas luftës, në Kosovë erdhi F. Klosi dhe zhvilloi intervista kundër Ibrahim Rugovës, pa asnjë kundërshtim publik. Askush nuk kërkoi drejtësi për refugjatët e dhunuar, të vrarë dhe për ndihmat e vjedhura nga fondet ndërkombëtare. Vendi që përfitoi më së shumti ishte Shqipëria, ekonomia e së cilës lulëzoi mbi shpinën e refugjatëve të Kosovës. Banesat u shitën me çmime të rritura mbi 100%, ushqimi u shtrenjtua, ndërsa ndihmat humanitare u shpërndanë me korrupsion brutal. Në këtë kohë, Shqipëria u ruajt nga ushtritë e huaja, ndërsa në vilën e Enver Hoxhës akademikë të përkëdhelur propagandonin lavdinë e Shqipërisë socialiste, pa përmendur asnjëherë se shqiptarët e Kosovës mbijetuan vetëm falë Perëndimit – SHBA-së, NATO-s dhe diasporës shqiptare. Refugjatët e Kosovës ishin të rrezikuar edhe brenda Shqipërisë. Ata u përballën me përçmim, abuzim dhe diskriminim. Megjithatë, mediat shqiptare, të kapura nga klanet e pasluftës, shpifnin kundër Rugovës dhe propagandonin idenë se Turqia, Arabia dhe Shqipëria kishin çliruar Kosovën – një gënjeshtër e pastër. Në këtë realitet u ndërtua një narrativë mashtruese: socializmi shqiptar, me rrënjë në Partinë Komuniste, u paraqit si shpëtimtar, ndërkohë që kishte qenë armiku i përjetshëm i Kosovës dhe i popullit të Shqipërisë, të varfëruar dhe të tjetërsuar në mënyrën më ekstreme. Dhe dëshira e tij për pushtet e nënshtrim nuk është shuar as sot.

5. Përfundim: Koha për ndërgjegjësim dhe ribërje

Kosova nuk duhet të jetë më viktimë e përjashtimit, as nga historia, as nga gjuha, as nga kultura kombëtare. Mjaft më me shkrimin e historisë nga një qendër e vetme, që përjashton dhe hesht kontributet e tjetrit. Mjaft më me mohimin e figurave tona – prej Hasan Prishtinës e deri te intelektualët e burgjeve jugosllave, të cilët u flijuan për një komb, jo për një krahinë.

____
Ps! Me emrin Kosova nënkuptohen të gjitha territoret që shtrihen jashtë kufijve politikë të Shqipërisë së sotme .

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Falemnderit Zotit se me ne fund kete Faktografi ne milimikron Te Palekundur e ka shkru, prezantu, nje Mashkull. As te shenjtes Nenes Tereze nuk i u ishte falur po te i kishte shkruar keto reshta. Ndoshta… i u ishte falur nje… Rita Ora… Dua Lipa apo shqipetares me titull: “Miss Universe”. NDERIME me te Larta per Juve Zotri, dr sc. Abedin Sutaj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu