ARKIVI:
6 Mars 2026

Gomari dhe Kali

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nga Safet Sadiku
___
Ka diçka të veçantë në mënyrën se si kafshët e kuptojnë rolin e tyre. Një gomar besnik ndjek urdhrat e zotit të tij, mban barrën pa zhurmë, dhe e bën detyrën pa u përpjekur të kalojë kufijtë e vet. Kali, nga ana tjetër, ka një besnikëri më të thellë dhe një sens të lindur të dinjitetit! Ai jo vetëm që nuk tradhton, por e mbron të zotin e tij dhe vendin që i është dhënë në mënyrë instinktive, me qëndrueshmëri dhe krenari. Kur i shohim bashkë, dallimi është i qartë. Gomari mund të shqetësojë tregun me zërin e vet pa kuptuar rolin, por kali e di që çdo veprim ka një kufi dhe çdo përgjegjësi ka peshën e vet. Kjo metaforë kafshësh nuk është thjesht një tregim për fëmijë. Ajo na kujton se mençuria dhe disiplinimi mund të ekzistojnë edhe pa fjalë, thjesht përmes besnikërisë dhe përkushtimit. Njëherë kishte qenë një zotni që merrej me tregti dhe ai udhtonte me gomarin e tij besnik. Çdo ditë, ai e ngarkonte me dardha, për t’i dërguar në destinacionin e duhur. Ai ia vendoste samarin dhe niseshin për në treg. Një ditë, si duket puna nuk po shkonte mbarë, dhe zotnia filloi të thërriste me zë të lartë për mallin e tij:
– Hajde dardha, të ëmbla, të mira, hajde dardha! Por ndërkohë, edhe gomari nisi të bënte zërin e vet: “Iiii-a, iii-a!”. Klientët u hutuan, disa u larguan, disa e morën me shaka, dhe tregu mbeti i prishur, i boshatisur… Atëherë i zoti iu kthye me një fjali që i dha kuptim të gjithë ngjarjes:
– Pusho more, kush po shet këtu, ti apo unë? Puna jote është të mbash samarin, jo të shesësh mallin. Dhe kështu, mesazhi u bë i qartë: “secili ka vendin e vet, dhe kur dikush e ngatërron rolin, atëherë prish punën e të gjithëve”.
Në këtë pikë, njeriu nuk mund të mos mendojë se ndonjëherë kafshët janë më të mençura se vetë njerëzit. Truri i kalit, për shembull, është i programuar për besnikëri dhe qëndrueshmëri.
Por, ai nuk e tradhton kurrë zotin e tij, nuk e lë në baltë dhe nuk rrezikon t’i shkatërrojë nderin, sepse instinkti i tij është i thjeshtë, pra të shërbejë me besim dhe me përkushtim.
Po t’i krahasonim këto kafshë dhe sjelljet e tyre me realitetin e përditshëm, pamja në shumë vende publike do të ishte krejt tjetër, ose edhe më e mirë.
Kështu pushtetet tona, pra këta të politikës shqiptare shpesh nuk arrijnë të tregojë as minimumin e asaj besnikërie ndaj qytetarëve, që ka një kalë ndaj zotit të tij, ose një gomar që e kupton kufirin e tij.
Këto pushtete në vend që të mbrojnë monumentet historike, në vend që të reagojnë ndaj provokimeve, që prekin simbolet më të shenjta të kombit, e gjithë shtëpia e shtetit hesht, shmanget, e bën veten sikur nuk sheh. Dhe kështu, monumentet na mbeten të pambrojtura!
Pra “historia jonë mbetet e lënë në baltë dhe e zhytur në harresë”, me gjithë pasuritë e trashëguara…
Ndërsa shoqëria e sheh veten të zhveshur nga dinjiteti.
Kjo është ironia më e madhe!
Pra, kafsha e di kufirin dhe besnikërinë! Ndërkaq, politika jonë që titullohet pushtet, shpesh nuk arrin as këtë nivel. Dhe atëherë lind pyetja e hidhur, por e domosdoshme: mos vallë duhet të marrim edhe ne si shoqëri mësim nga një kalë, apo nga një gomar për të kuptuar se ç’është besnikëria ndaj vetëvetës sonë, dhe ç’është përgjegjësia ndaj kujtesës historike dhe simboleve tona kombëtare?…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu