
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Behxhet Pacolli – nana e vakive…!
___
A vazhdon Mabetex me qenë në pronësi të vëllaut të Millosheviqit, që ishte ambasador i Serbisë në Rusi, kur Mabetex u angazhua për restaurim të Kremlinit, ndërsa Behxhet Pacolli me pak aksione vetëm për ta kamufluar pronësinë e vërtetë ndaj Mabetex?
Prandaj Behxheti u angazhua gjatë lufte, me fluturime private në Beograd, për të ndërmjetësua për ta shuar Luftën çlirimtare…!
Më 17 janar 1982 mercedesi i Behxhet Pacollit është pa në fshatin Untergruppenbach, pranë vendit kur ka ndodhur vrasja e trefishtë ndaj Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Behxheti është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se atë ditë ishte në Maribor të Sllovenisë, për të marrë “vizë shqiptare” për ta vizituar Shqipërinë, megjithëse atëhere nuk kishte konsullatë shqiptare në Maribor!

Behxhet Pacolli, që vazhdon të simulon patriotizëm supërlativ, nuk ka dashtë jipte ndihmë financiare për UÇK-në…!
Në Zvicër qe diskutuar për ta arrestuar, pasi dyshohej t’i ketë dhënë shumë milionë korruptiv vajzës së Putinit, por u anashkalua për hirë të interesave shtetërore të Zvicrës.
Interesant do të kishte qenë sikur Behxhet Pacolli vetëm “pak dakika para se me dek”, me reflektuar për komplotet që ka bërë, sepse ka rrezik që varri nuk e le brenda.

Nga: Brisida Shehaj
___
Aeroporti i Vlorës
___
Prej disa ditësh në media janë publikuar fakte tejet të rënda lidhur me koncesionin e Aeroportit të Vlorës.
Ditën e djeshme, Behgjet Pacolli reagoi duke pretenduar se pas këtyre publikimeve qëndronte një “komplot i koordinuar në Shqipëri” kundër tij, ndërsa shtonte se Aeroporti i Vlorës, në të cilin ai kishte investuar “qindra miliona euro”, ishte një nismë për të “lënë një trashëgimi”, edhe pse sipas tij investimi “vështirë se do të rikthehej”.
E PAVËRTETË
Sipas të dhënave të Planit të Biznesit të depozituar, Aeroporti i Vlorës, në harkun e 35 viteve, parashikon t’i sjellë Pacollit dhe ortakëve të tij 734 milionë euro fitime, me një investim total prej rreth 104 milionë eurosh, nga të cilat 53 milionë janë kredi.
Pra, investimi nuk ka lidhje as me “trashëgimi” e as me “dashuri për shqiptarinë”. Pacolli është një biznesmen që ka hyrë në këtë projekt për të fituar dhe JO PAK. Dhe deri këtu s’ka asgjë të keqe, për sa kohë çdo gjë është transparente. Por të na i kursejë patetizmat. Matematika nuk është opinion e aq më pak poezi.
Le të rikthehemi tek teoria e “KOMPLOTIT”, siç e cilëson Pacolli. Historia që po del në dritë me fakte është shumë më tepër se kaq dhe ç’është më e rënda po trajtohet si një rast “korrupsioni”, në një vend ku askush nuk habitet më nga kjo fjalë.
Por vëmendje! Thelbi i çështjes nuk është thjesht korrupsioni.
Aeroporti i Vlorës është një aset strategjik, pjesë e sigurisë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.
Dhe në këtë kontekst vëmendjen e tërheq kontrata e datës 26 mars 2025, e nënshkruar mes MABCO Construction S.A. dhe Delphos Securities SARL, kjo e fundit një kompani offshore me pronar fundor të dyshuar nga një vend jo partner.
Kontrata parashikon një hua prej 100 milionë eurosh, me objekt financimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Por ja ku lind ABSURDI: më 8 maj 2025, Aeroporti u inagurua zyrtarisht. Përse, pra, u mor kjo hua pas përfundimit të ndërtimit?
Nëse kjo kontratë atipike huaje i jep kontroll të plotë kompanisë offshore mbi aksionarin me 98% dhe mbi financat e aeroportit, nuk paska si qëllim ndërtimin e tij, atëherë përse ekziston? Përse u mor kjo hua nga Pacolli kur investimi ka përfunduar???
Dhe këtu, në këtë pikë, duhet të ndalemi të gjithë.
Sepse nuk bëhet fjalë më vetëm për interesa të shqiptarëve të dëmtuar nga një aferë korruptive, por për interesa strategjike të aleatëve tanë dhe për sigurinë vendase e ndërkombëtare.
Le të kujtojmë se Aeroporti i Vlorës ndodhet vetëm 25 minuta larg bazës ajrore të Kuçovës.
Dhe po ndalem me kaq.
Sa për “komplotin” ndaj Pacollit, do të ishte mirë që ai të mos merrej me statuse për miza, bletë, lisa e mjaltë, por të sqarojë publikisht kontratën e 26 marsit 2025 me Delphos Securities.
Dhe mbi të gjitha, të flasë me emra e mbiemra: kush fshihet pas këtij “komploti”?
Përse nuk u depozituan në kohë në QKB kontratat e shitblerjes së aksioneve si me palën Turke dhe 2A Group?
Le të flasë edhe për Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministren, sepse vetëm kështu do t’i shërbente realisht trashëgimisë që pretendon dhe Shqipërisë, vendit që i ka dhënë dhe i jep jo pak përfitime me këtë koncesion.
Kjo do të zbardhte KOMPLOTIN e vërtetë.




e respektuara Shehaj!
Në qoftë se shkrimi i juaj nuk është “gazetaresk”, atëherë është i pa prova materiale, konkretisht nuk keni shkruar se nga burojnë këto të dhëna, apo janë vetëm dyshime të bazuara në “diçka” autentike – burimore.
Shifrat që Ju i shkruani janë “marramendëse”, por të njejtat janë vetëm shifra pa argumente (fakte) të bashkangjitura shkrimit tuaj.
Qëndron një thënie latine:”DAH MIHI FACTUM DABO TIBI IUS” që në gjuhën e ëmbël shqipe, do të thotë: M’i jep faktet (provat, argumentet) – unë ta ndaj drejtësinë!.
respekt,
IMH