LDK të mësoi nga shembulli i Vushtrrisë, jo nga retorika fyese e Lushtakut

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
KOHA QË LDK TË MËSOJË NGA SHEMBULLI I VUSHTRRISË, JO NGA RETORIKA FYESE E SAMISË
___
Sot Kosova do të ishte në rrugë të sigurt po të mos ishte kapriçoja e bojkotuesve!
Koha i dëshmoi: ata që bojkotuan bashkimin e kanë bërë dëmin më të madh Kosovës!
Kjo lidhje dhe bashkëpunim mes LDK-së dhe VV-së duhej të kishte ndodhur që në fillim të zgjedhjeve nacionale, për t’i dhënë Kosovës institucione stabile e të fuqishme, si dhe për ta zhbllokuar vendin, i cili u bojkotua nga Lista Serbe dhe nga LDK-PDK me arsyetimin se Kurti i kishte quajtur “hajvana”.
Po t’ia jepte Lumir Bajram Arbanxhikut postin e kryeministrit, s’do t’i kishte shkuar në mend “hajvanllëku”, por, me sa i njoh unë rugovistët, Lumë Lumi kurrë nuk do ta shijojë kryeministrllëkun, ngase ka bërë fushatë të pistë, duke premtuar zbatimin e marrëveshjeve për Mitrovicën dhe Zajednicën, si dhe duke sharë e ofenduar me sjellje të papërshtatshme që nuk i shkojnë LDK-së, duke renditur “kica e kuca” në krye të listës për deputetë.
Gjithashtu, duke e larguar fotografinë e Rugovës dhe duke menduar, si i biri i Bajram Efendiut, po luan me partinë time – LDK-në – dhe me Kosovën.
O Lumë Llumi, ky popull nuk “han bar”! LDK-ja nuk duhet të lejojë që njerëz si ky të luajnë me LDK-në dhe me Kosovën. Për ta shpëtuar lëkurën nga politika, nga egoja për të qenë “i pari i Kosovës”, Lumi duhej t’i binte në gjunjë e t’ia lëpinte gurin e varrit të Ibrahim Rugovës, e jo t’ia hiqte fotografinë dhe të thotë “tani e mbrapa ecni pas Arbanxhikut të Luginës”.
LDK-ja ka shumë intelektualë dhe atdhetarë që mund t’u prijë proceseve botërore, e lëre më këtyre proceseve që Rugova i kishte lënë në binarët e duhur.
Që nga Rugova e këtej, LDK-PDK, Lista e Beogradit dhe partitë e tjera të vogla po mundohen ta nxjerrin Kosovën nga binarët e saj dhe ta drejtojnë drejt kolonës ruse të Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe tradhtarëve të brendshëm e mbështetësve prorusë të jashtëm.
Këto e shumë të tjera janë ato që Lumi e Kica do t’i “hanë në gjunjë – pica”.

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu