ARKIVI:
6 Mars 2026

Agron Muçaku i reagon analistit, historianit dhe shkrimtarit Fahri Xharra rreth promovimit të monografisë së tij për Xhaminë e Hadumit në Gjakovë

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

Agron Muçaku, Gjakovë  

  • Reagim ndaj shkrimit të Fahri Xharrës  

XHAMINË E HADUMIT SI PJESË TË TRASHËGËMISË TONË HISTORIKE, KULTURORE DHE SHPIRTËRORE, PAS SERBËVE (QË E DOGJËN NË VITIN 1912 DHE SË FUNDI NË VITIN 1999) E “BOMBARDON” EDHE Inxhinieri i tekstilit FAHRI XHARRA.  

Promovimi i librit “Monografia e Xhamisë së Sylejman Hadum Agës”, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova” me rastin e 430 vjetorit të ndërtimit të saj, si dhe 20-vjetorit të restaurimit pas bombardimit nga forcat ushtarake-policore serbe në vitin 1999, si duket e ka çrregulluar keq antishqiptarin (sepse urren 94% të shqiptarëve që i përkasin besimit islam) dhe islamofobin e dëshmuar – inxh.dipl të teknologjisë së tekstilit dhe gjithologun Fahri Xharra.  

Fahri Xharra (dhe bashkëmendimtarët e tij!) ishte mërzitur shumë- tepër kur kishte kuptuar që promovimi i librit është bërë më 28 Nëntor 2025. Citat i tij:  

“Në ditën e lumnueme të 28 Nëndorit, ‘Jakova’ e shënon me një promovim të një libri me temë të tejkaluar, nga një ‘autor’ shqiptarofob. 28 Nëntori shënon dy data me vlerë historike: atë të Skënderbeut dhe ngritjes së flamurit kuqezi në Krujë si fitore ndaj osmanëve, dhe të dytën – lindjen e shtetit shqiptar pas 500 vjet robërie nga osmanët. Me moton ‘Për ty Flamur’, promovohet Monografia ‘Xhamia e Sulejman Hadum Agës’, e autorit Agron Muqaku.” mbarim citati.

Të njoftoj o Fahri Xharra: jam shërbyes i tri ushtrive. Në vitin 1990 kam kryer detyra me dërgimin e një milion nënshkrimeve të mbledhura nga shqiptarët për Parlamentin Evropian për shtet të pavarur, në llogari të Frontit për Rezistencë. Kam ushtruar fizikisht 15 ushtarë të UÇK-së. Për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare kam ndihmuar me furnizime dhe pajisje të ndryshme, madje edhe më të vogla, në vitët kur ti ke xhezdisur nëpër botë. Prandaj “shqiptarofobin” po ta lë ty, o hyzmeqar i kryqëzatave.  

I tronditur nga mërzia, Fahri Xharr, kishte parashtruar pyetjen: “Kah po shkojmë?”  

Pastaj, me karakterin e tij të ngjyer kryqtar, kishte thënë: “Me pafytyrësi intelektuale shkruhet: ‘Shoqata e Intelektualëve Jakova… në ditën e Flamurit, në 430-vjetorin e hapjes dhe 20-vjetorin e rihapjes së Xhamisë së Hadumit, me moton Për ty Flamur, ka bërë promovimin e Monografisë “Xhamia e Sulejman Hadum Agës”…’” Në vazhdim, kryqtari Fahri Xharra kishte vënë titullin:
“Kush ishte Hadum Aga dhe a fillon historia e Gjakovës me të?” dhe shkruan: “Të festosh largimin nga një robëri 500-vjeçare me historinë e një objekti të asaj periudhe është tradhti ndaj kombit dhe historisë së tij.” mbarim citati.  

Këtu Kryqtari Fahri Xharra dezinformon opinionin, sepse shqiptarët ishin shumë më herët të robëruar – fillimisht nga romakët, të cilët shkatërruan Ilirinë që nga shekulli II para erës së re, me robërimin e mbretit Gent. Pastaj vazhdoi robëria nën Perandorinë Bizantine, ku shqiptarëve u mohohej gjuha si elementi kryesor i identitetit etnik, përmes misionit të Cirilit dhe Metodit, duke krijuar kishën greke (me gjuhë zyrtare greqishten) dhe kishën sllave (me gjuhë zyrtare sllavishten), të dyja në dëm të elementit shqiptar. Këtë e ka shpjeguar akademik Mark Krasniqi në librin “Aspektet Mitologjike – Besime, Mitologji”, fq. 78.  

Fahri Xharra kurrë nuk ka gjykuar pushtuesit Romak e Bizantin. Perandoria Osmane nuk ka prishur ndonjë shtet apo autonomi shqiptare, por ka shkatërruar një perandori ku ishin të konsoliduar feudalët serbë dhe grekë, të cilët zotëronin tokat shqiptare, së bashku me Venedikun dhe Napolin. Ishte princi Karl Topia ai që kërkoi ndihmë nga Sulltan Murati I, për të ruajtur zotërimet e tij nga feudalët serbë dhe venedikas; mbreti i Napolit ia kishte vrarë nënën dhe babanë, Tanush Topinë. Pra, perandoritë luftonin mes vete; kjo nuk kishte të bënte me shqiptarët si popull.  

Tekstilisti gjitholog Fahri Xharra vazhdon: “Po të rrinim në një vend pa lëvizur… do të niste atrofia e trurit.” Sipas Kryqtarit Fahri Xharrës, pra, ka pushtues të mirë dhe pushtues të këqij: pushtimi romak I MIRË, bizantini që gati na asimiloi I MIRË, ndërsa vetëm pushtimi osman I KEQ! Hemorragji cerebrale e një kryqtari.  

Pastaj ai citon:“Sipas defterit të vitit 1571, Gjakova përmendet si fshat…” Në vazhdim, ai me dredhi tenton të trillojë të pavërteta dhe thotë (me ironi): Citat:“Gjakova e ka ‘filluar’ jetën nga Hadum Aga…” mbarim citati. 

Ndërkohë, historianët si: – Dr. Fejaz Drançolli – Dr. Masar Rizvanolli kanë sqaruar se Gjakova përmendet që në vitin 1348, si pjesë e nahijes së Altun-Ihlasit, me qendër në Junik. Këtë e ka dokumentuar prof.dr.i historisë (jo i tekstilit) Fejaz Drançolli. Gjithashtu burimet tregojnë se në vitet 1590-1591 aty jetonin 68 familje – 55 të krishtera dhe 13 myslimane.
Ajo që është thënë në libër është se : Me ndërtimin e Xhamisë së Hadumit dhe kompleksit përreth saj fillon Gjakova si qytet urban. Këtë nuk e lëviz dot askush, as me bombë atomike as minahedhësit e Serbisë e as drugëzat e tekstilistit.  

Ishte marrëveshja e dy gjakovareve mes Jak Vulës dhe Sylejman Hadum Agës: Jak Vula ia shiti tokën me kusht që qyteti të mbante emrin e tij. Hadum Aga e mbajti fjalën dhe qyteti mori emrin Jakova, që më pas u shndërrua në Gjakovë. Kjo ishte marrëveshje midis dy shqiptarëve; nuk ka të bëjë me Osmanët. Hadum Aga deshi ta zhvillonte vendlindjen e tij.  

Për mërzinë e Kryqtarit tekstilistit xharusit pse u promovua libri më 28 Nëntor?:  

Sepse Xhamitë kanë qenë fole të atdhetarisë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u frymëzua në Xhaminë Bajrakli të Prizrenit. Krerët e degës së Lidhjes në Gjakovë dolën nga Xhamia e Hadumit: Ahmet Korenica, Smajli Efendia imam i Xhamisë së Hadumit dhe Sylejman Vokshi. Hafiz Guta ishte flamurtar imam në Xhamin e Hadumit dhe u nis te Shpallte pavarësinë në Vlorë por edhe nxiti Shkodrën dhe Shkodranet të ngritin Flamurin e Pavarësisë. Në vitin 1918, Pavarësia e Shqipërisë u rishpall pikërisht në Xhaminë e Hadum Agës. Pra, Xhamia e Hadumit ishte vatër e atdhedashurisë dhe krijimin e personaliteteve atdhetare në interesat tona kombëtare.
Prandaj:
Xhamia e Hadumit është kështjella e gjakut tonë – historisë sonë kombëtare, fetare dhe kulturore.
Rroftë populli shqiptar me tri fetë. Diversiteti ynë fetar është vlerë që e kanë kultivuar të gjithë atdhetarët. Kush prek këtë vlerë, ka prekur kombin shqiptar. 

Ju, Kryqtar Fahri Xharra, si frymëzues i linjave të urrejtjes, do të mbani përgjegjësi morale për nxitjen e ndasive, sipas modelit të Ivo Andriqit që synonte zhdukjen e shqiptarëve duke nxitur përçarje fetare.  

Tekstilisti Fahri Xharra nuk është hera e parë që mundohet të zhvlerësoj Xhamin e Hadumit, ai ka shpifur edhe në të kaluarën dhe ka marr përgjigje të merituar.  

PS: Nuk lexova askund që tekstilisti të ketë shkrua se Xhamia e Hadumit është ndërtua mbi themelet e kishës… sikurse se ka dezinformuar shikuesit në TOP CHANEL.  

Shkrimet e mia nuk kanë asgjë kundër vëllezërve të krishter autokton shqiptar të cilët i respektoj pa masë. Shkrimet i dedikohen nacional komunisteve, Përkrahësve të lëvizjes se Deçanit, përkrahës i të cilës është Fahri Xharra te cilët me shkrimet e tyre nxisin konflikte fetare për të realizuar planet e Ivo Andriqit dhe Vasa Qubriloviqit.  

Gjakovë, 03.12.2025 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Genjeshtra e pare e z. Mucaku – “Perandoria Osmane nuk ka prishur ndonje shtet apo autonomi shqiptare, por ka shkaterruar nje perandori ku ishin te konsoliduar feudalet serbe e greke, te cilet zoteronin tokat shqiptare se bashku me Venedikun dhe Napolin”.
    Perandoria Osmane ne Arberi nuk luftoi kunder serbeve e grekeve por luftoi kunder princerve arber qe sundonin Arberine. Luftoi kunder Arianiteve, Dukagjinasve, Kastrioteve, Topiajve, Muzakajve, Zenebisheve, Gropajve etj. etj.
    Genjeshtra e dyte e z. Muçaku – ” Ishte princi Karl Topia ai qe kerkoi ndihme nga sulltan Murati I per te ruajtur zoterimet e tij nga feudalet serbe e venedikas “.
    Eshte e vertete qe Karl Topia kerkoi ndihmen e turqve si mercenarë , por jo per te luftuar kunder serbeve e venedikasve, por kunder Balshajve te cilet ishin arber.
    Lidhja shqiptare e frymezuar ne Bajrakli xhamine ishte teresisht antishqiptare dhe proselxhuke. Vetem me vone, me ardhjen e Abdyl Frasherit dhe malesoreve ajo mori drejtimin e duhur, drejtimin kombetarë.
    Ka edhe shume te paverteta te tjera te z. Mucaku, por po me duket e pavlere te merrem me to.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu