ARKIVI:
7 Mars 2026

Rrëfimet turkofile dhe projektet e dikurshme pansllaviste të Kalemegdanit dhe Akademise Mugoshjane te Tiranes

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Nga: Dr. Sc. Abedin Sutaj, Vjenë
___
Tezat e paraqitura nga Milazim Krasniqi mbi letërsinë e hershme shqipe, rolin e fesë dhe procesin e kombformimit shqiptar nuk përbëjnë thjesht interpretime historike të diskutueshme; ato përçojnë rrëfimin e përthurur të një turkofil, të prodhuar dhe të ricikluar prej vitesh në qarqe akademike të komprometuara, në ambiente të radikalizmit fetar dhe në struktura ideologjike që kanë kontribuar drejtpërdrejt në deformimin e vetëdijes historike shqiptare. Ky rrëfim ka gjetur jehonë edhe te disa ligjerueseve fetarë dhe rrjete ideologjike që, përmes përdorimeve politike të fesë, kanë ushqyer projekte përçarëse dhe shkatërruese, përfshirë rekrutimin e të rinjve shqiptarë për luftërat në Siri.
Në të njëjtën kohë, këto qëndrime përkojnë në mënyrë të rrezikshme me propagandën e qendrave strategjike të Kremlinit, të cilat historikisht kanë pasur si objektiv politik zhdukjen ose relativizimin e subjektivitetit shtetëror dhe kulturor të Kosovës. Ky orientim ka gjetur, herë pas here, përkrahje të heshtur ose të drejtpërdrejtë edhe nga segmente të regjimit komunist të Shqipërisë, i cili, si instrument periferik i interesave sovjetike, ka ushqyer një traditë të gjatë armiqësie ideologjike ndaj Kosovës. Në këtë kontekst, nuk mund të anashkalohen as qelizat mugoshjane me qendër në Tiranë, por me lidhje ideologjike në Kremlin dhe Kalemegdan, të cilat, shpesh në heshtje, kanë gjetur mirëkuptim ose mbështetje oportuniste edhe nga Anadolli politik.
Në këtë prizëm, Milazim Krasniqi shfaqet jo thjesht si autor tezash të gabuara, por si aktor ideologjik, me gjasë i vetëdijshëm për implikimet antikosovare të ligjërimit që promovon. Synimi i tij është relativizimi i historisë shqiptare dhe paraqitja e sundimit osman si një “përfitim” për shqiptarët. Përtej gabimeve metodologjike, këto teza zbulojnë ndërthurjen e interesave ideologjike dhe strategjike të disa strukturave politike në Kosovë dhe Shqipëri. Është thellësisht shqetësuese të konstatohet se si mugoshjanët e Tiranës, nën flamuj të ndryshëm partiakë – përfshirë Partinë Socialiste, qarqet enveriste dhe segmente islamo-ortodokse të ndikuara nga rusofilë, osmanofilë dhe arabofilë – janë shndërruar në bartës të një tregimi politik që minon sovranitetin kulturor, historik dhe identitar të Kosovës dhe të shqiptarëve në tërësi.
Teza turkofile dhe mohimi i autoktonisë shqiptare
Në një emisione televizive, i publikuar edhe në youtube, dhe në shkrime publike, Krasniqi pohon se pas Betejës së Kosovës (1389) dhe vendosjes së Perandorisë Osmane, shqiptarët “e morën Kosovën” dhe e populluan atë, duke shfaqur haptas se ajo ishte sllave, një rren dhe mashtrim i propganduar nga Akademit që promovuan gjenocide . Ky pretendim është historikisht i pavërtetë dhe metodologjikisht i pambështetur. Siç konstaton Noel Malcolm, ideja se Kosova mbeti e zbrazur pas vitit 1389 është një mit i ndërtuar vonë dhe i përdorur për qëllime ideologjike (Malcolm, 1998: 45). Defterët osmanë dëshmojnë qartë vazhdimësinë e popullsisë vendase, ndërsa studimet gjenetike mbi haplogrupet E-V13, J2b dhe R1b-Z2103 konfirmojnë autoktoninë e shqiptarëve në Kosovë shumë përpara ardhjes së osmanëve (Cruciani et al., 2007; Underhill et al., 2015).
Emrat dhe feja nuk përcaktojnë kombin
Përdorimi i emrave sllavë mesjetarë nga Krasniqi për të mohuar autoktoninë shqiptare përbën një gabim të rëndë metodologjik dhe ideologjik. Emërtimet personale në Mesjetë pasqyronin përkatësi fetare dhe ndikime kulturore-bizantine, jo identitet etnik (Fine, 1983: 123). Shqiptarët ortodoksë përdornin emra sllavë, katolikët emra latinë, ndërsa myslimanët, më vonë, emra arabë ose turq. As emri, as feja, nuk janë kritere përcaktuese të kombësisë, siç e ka sqaruar qartë edhe Benedict Anderson në analizën e tij mbi kombet si bashkësi të përfytyruara (Anderson, 1983).
Letërsia e hershme shqiptare: përtej reduktimit fetar
Krasniqi e redukton letërsinë shqipe të shekujve XVI–XVII në një funksion thjesht fetar, duke mohuar dimensionin e saj identitar dhe kulturor. Ky reduktim përbën një keqinterpretim ideologjik, të përshtatur për të zbehur rëndësinë e Rilindjes Kombëtare dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Siç thekson Robert Elsie, letërsia e hershme shqipe, krahas funksionit fetar, ka shërbyer si instrument i ruajtjes së gjuhës dhe i vetëdijes kulturore (Elsie, 2005: 32). Mohimi i këtij dimensioni përbën manipulim historiografik në shërbim të rrëfimit turkofil.
Turkofilët: lidhje dhe interesa politike
Rrëfimi i Krasniqit nuk ekziston në vakum. Ai është pjesë e një rrjeti lidhjesh politike dhe ideologjike që përfshin:
• mugoshjanët e Tiranës dhe segmente të caktuara të Partisë Komuniste të Shqiperisë si parti kusilinge, bashkëpuntore ne krimet kundër Kosovës dhe luftëtarve dhe popullit të sajë, që ishte tradhti e pastër e Shqipërisë kundërKosovare, tash kjo parti e ka emrin Partia Socialiste e Shqiperisë e cila mbetet e Jugut, e udhëhequr kryesisht nga ideologjit antiveriore dhe ne thelb antiKosovare, që si hapin e parë e ka bashkpunimin me anmiqtë e Kosovës dhe perdorimit te saj si mish per top.
Nga kjo;
• qarqe enveriste dhe neo-komuniste;
• lobin islamo-ortodoks të ndikuar nga rusofilë, osmanofilë dhe arabofilë.
Këta aktorë instrumentalizojnë historinë dhe fenë për të minuar identitetin shqiptar dhe sovranitetin e Kosovës, duke e relativizuar sundimin osman dhe duke e paraqitur atë si një “moment përfitimi”. Siç vëren Edward Said, imperializmi shpesh vepron përmes kontrollit të tregimit historik, dhe jo vetëm përmes forcës ushtarake (Said, 1993). Ligjërimi turkofil i Krasniqit është shembull tipik i këtij mekanizmi.
Shqiptaria “pati shpëtuar” me ardhjen e Mugoshës, Popoviqit e të tjerëve nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë së Titos, në “Shtabin e Enver Hoxhës” në Tiranë, aq shumë sa që pasojat e asaj mbjelljeje – fryme antishqiptare, po i paguajmë edhe sot e kësaj dite.
Në foto janë Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviq

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu