ARKIVI:
10 Mars 2026

Illyrian Kastrioti tregon se si e ndaluan përderisa ktehej nga Gjermania, për shkak të shpifjeve të “humanistit” të rrejshëm Halil Kastrati!

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Tendencioze, antikombëtare, antidemokratike dhe shumë provokative, privimi im nga liria për afro 8 orë, mu në Festën e Krishtlindjeve, me 24 Dhjetor 2025, nga organet hetuese, kosovare me akuza të fabrikuara të “Humanistit” (lexo: Islamistit) Halil Kastratit!
➡️ Arrestimi im ka qenë totalisht provokativ, mu në Ditën e Krishtlindjes, 24 Dhjetor 2025, në Vendkalimin kufitar “Morinë”, i pabazë, i manipuluar dhe me akuza fallco, banale e të fabrikuara! Unë me Marinë kishim marrë gjithë këtë rrugë të gjatë për të arritur me 24 Dhjetor në Dardaninë tonë katolike që të festonim Festën e bekuar të Krishtlindjeve dhe Meshën e saj të shenjët me Miq vendor e ndërkombëtar, në Katedralen tonë “Shën Nona Tereze” në Prishtinë e për kurrëfar trillimesh e fabrikimesh të Halil Kastratit
Afër 8 orë shikanizëm, për asgjë serioze! Bashkëshortja, Maria Kastrioti e mbetur vetëm në Vendkalimin kufitar përjetoi një Tmerr të vërtetë, Shqetsim dhe Tronditje të rëndë shpirtërore të papërshkrueshme!
➡️ Unë duke shmangur udhtimin tim nëpër Serbi, për shkak të një arrestimi të mundshëm atje si Pjesëtar i UÇK-ësë, udhtova afër 3 ditë nga Gjermania, Austria, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria për të arritur në Kosovë me 24 Dhjetor 2025. Asaj që i drohesha në Serbi për çudi e habi më ndodhi në vendin tim, për Lirinë e Pavarësinë e të cilit qysh si femijë 13 vjeçar e deri më sot kam dhënë e bërë gjithëçka.
Autorët luajnë rolin e viktimës!
Postskriptum:
Për këtë përndjekje dhe shikanizëm të pabazë të Halil Kastratit do ta informoj edhe President Donald J. Trump dhe Sekretarin Marko Rubio.
Illyrian Kastrioti
Maria Kastrioti
30/12/2025
Maxhunaj, Republika e Dardanisë.
_____
Të githë në Kosovë duhet ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mosrespektimi dhe mosnjohja e saj shpie probleme të paimagjinueshme për qytetarin në vend, edhe kur ndalohet nga policia.
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Shih videot për rolin e “humanistit” Halil Kastrati…, që u bë shkak për ndalimin e Illyrian Kastriotit…:
____
Halil Kastrati, “një zë islamik për Palestinën”:

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ky rrëfim është tepër shqetësues jo vetëm për dimensionin personal e njerëzor që mbart, por sidomos për implikimet institucionale dhe shtetërore që ngre. Privimi nga liria për disa orë, mbi baza të dyshuara si të fabrikuara, në një ditë me domethënie fetare dhe simbolike, përbën një cenim serioz të të drejtave themelore të njeriut dhe një test të vështirë për funksionimin e shtetit të së drejtës.

    Edhe më problematik bëhet fakti se ky veprim perceptohet si pasojë e denoncimeve të një figure publike që vetë-promovohet si humanitare, por që në këtë rast shfaqet si burim presioni, akuze dhe shantazhi moral. Në një demokraci funksionale, organet hetuese nuk duhet të veprojnë mbi bazë reputacionesh të ndërtuara publikisht apo mbi pretendime të paverifikuara, por vetëm mbi fakte të qarta, prova të qëndrueshme dhe procedura të ligjshme.

    Rasti fiton dimension edhe më të rëndë kur vendoset në kontekstin e biografisë së ankuesit: një ish-pjesëtar i luftës çlirimtare, i cili për arsye sigurie shmang kalimin nëpër Serbi, por përjeton ndalim dhe shikanizëm pikërisht në shtetin për lirinë e të cilit ka kontribuar. Kjo përmbysje simbolike — frika nga armiku dhe goditja nga vetë shteti — është alarmante për çdo shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe mirënjohëse ndaj sakrificës.

    Veçanërisht shqetësuese është edhe përmasa njerëzore e këtij rasti: lënia e bashkëshortes vetëm në kufi, për orë të tëra, në gjendje pasigurie dhe tronditjeje psikologjike. Këto nuk janë “detaje emocionale”, por tregues konkretë të mungesës së ndjeshmërisë institucionale dhe të proporcionalitetit në veprimet shtetërore.

    Në plan më të gjerë, ky rast ushqen perceptimin se:

    institucione të caktuara reagojnë më shpejt ndaj presionit informal të individëve me ndikim ideologjik sesa ndaj parimeve kushtetuese;

    roli i “viktimës” po instrumentalizohet për të goditur kundërshtarë kritikë;

    dhe se standardet e shtetit laik e qytetar po dobësohen përballë narrativave të kamufluara si humanitare.

    Njoftimi i figurave ndërkombëtare si Donald J. Trump dhe Marco Rubio, pavarësisht formës së tij, duhet parë jo si akt sensacional, por si pasqyrim i humbjes së besimit në mekanizmat e brendshëm korrektues. Kur qytetarët ndihen të pambrojtur nga shteti i tyre, ata kërkojnë drejtësi përtej tij — dhe kjo është shenjë serioze e një deficiti institucional.

    Në një shtet demokratik, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por po aq e rëndësishme është që askush të mos bëhet viktimë e ligjit për shkak të shpifjes, ndikimit ideologjik apo presionit publik. Ky rast kërkon transparencë të plotë, hetim të pavarur dhe përgjegjësi institucionale — jo për hakmarrje, por për të mbrojtur parimin themelor se liria dhe dinjiteti i qytetarit nuk janë të negociueshme.

    Sepse një shtet nuk gjykohet nga mënyra si trajton të fortët, por nga mënyra si i mbron qytetarët e vet nga padrejtësia — kushdo qofshin autorët e saj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu