ARKIVI:
6 Mars 2026

Dy nga tre xhami janë të mbyllura: Islami po dobësohet në Iran

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Xhamia e Sheik Lotfollah në Esfahan, Iran. Ill.foto: Wikipedia Commons

Arnt Jensvoll / Document.no

Një udhëheqës i lartë islamik thotë se rreth 50,000 nga 75,000 xhamitë e Iranit – dy të tretat – janë të mbyllura për shkak të pjesëmarrjes së dobët të popullit.

– Një shqetësim për një shtet të ndërtuar mbi islamin

Mohammad Abolghassem Doulabi, i cili është përfaqësuesi i veçantë i presidentit iranian Ebrahim Raisi për çështjet fetare, shprehu keqardhjen për numrin e ulët të vizitorëve në xhami dhe tha se këto shifra janë një “pranim shqetësues” për një shtet që është ndërtuar mbi parimet islame.

Ai theksoi dobësimin e theksuar të religjiozitetit në shoqëri dhe pranoi se kjo dobëson legjitimitetin e një qeverie që sundon me dekret fetar.

– Kur njerëzit shohin rezultatet e fesë, ata vendosin të hyjnë në fesë – ose ta lënë atë me arsyetime si “njerëzit poshtërohen në emër të fesë”, “konceptet dhe doktrinat fetare falsifikohen” dhe “njerëzit privohen nga një jetë dinjitoze” dhe se “krijohet varfëri në emër të fesë”.

Më shumë religjiozitet nën Shahun

Vërejtjet e Doulabi vijnë pas që populli persian ka demonstruar qartë përbuzjen ndaj mullave dhe pakënaqësinë me brutalitetin vdekjeprurës të regjimit – i cili arsyetohet përmes islamit.

Faqja shia-konservative Alef shkroi vitin e kaluar se iranianët ishin më fetarë para revolucionit islamik, sesa pas tij:

– Përvoja me republikën islamike tregon se feja politike, dmth. prania e mullahëve në pozita politike dhe në qeveri, ka sjellë një rënie të religjiozitetit të popullit. Iranianët ishin me të vërtetë më fetarë gjatë periudhës së shahut sesa janë nën republikën islame, ku liderët fetarë janë pajisur me pushtet politik.

Ringjallje kristiane

Lajmet nga mediet iraniane tregojnë se po bëhet e qartë edhe për udhëheqësin suprem Ali Khamenei se iranianët kërkojnë një qeveri sekulare dhe se të rinjtë po kthehen larg jo vetëm nga regjimi islamik, por edhe nga islami.

Ka pasur pretendime për disa vite mbi një “zgjim të madh kristian” të fshehtë në Iran, të nxitur nga kishat shtëpiake dhe evangelizimi në largësi.

Kthimi nga islami është i ndaluar dhe nuk njihet nga autoritetet, por raportet flasin për kthime në disa fe, veçanërisht në kristianizëm dhe zoroastrianizëm, të cilat të dyja kanë rrënjë të thella historike në vend.

Princi dhe mbretëresha mundën

Princesha Shams Pahlavi, vajza e Reza Shah Pahlavi, shahut të parë nga shtëpia Pahlavi, u konvertua në katolicizëm. E njëjta gjë bëri bashkëshortja e shahut të fundit, Soraya Esfandiary-Bakhtiary – ndërsa konvertitët e sotëm burgosen, rrihen me shkopinj dhe përjetojnë gjëra edhe më të këqija.

 

 

 

To av tre moskeer er stengt: Islam svekkes i Iran

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Eshte shume interesante te perkujtohet leterkembimi ne mes te Khalifit Omar dhe imperatorit persian Yazdgird III. Khalifi Omar, i cili sundoi ne vitet 634-644, ne vitin 635 i dergoi nje ultimatum imperatorit persian ku i kerkonte qe te pranonte islamin, perndryshe vendi i tij do te mesyhej dhe shkaterrohej nga ushtria islame. Yazdgirdi i III keshtu ja kthen pergjigjen Omarit: “…Jeni po aq injorant sa cilido arab endacak i shkretetires …dhe vazhdon qendroni me Allahun tuaj dhe mos ju afroni qyteteve tona se e tmerrshme eshte feja e juaj dhe brutale eshte sjellja juaj.”
    Me vone Omari e sulmoi Persine, e pushtoi ate dhe ja imponoi islamin.
    Aresyeja e suksesit kaq te shpejte te ushtrise myslimane ishte lufta disa vjecare ne mes te Perandorise Bizantine dhe Perandorise Perse. Bizantinet ne fund fituan, por qe te dyja ushtrite u rraskapiten aq shume sa qe nuk ishin ne gjendje t’i perballonin ushtrive myslimane qe nuk ishin shume te forta.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu