ARKIVI:
8 Mars 2026

“Ndëshkim elektoral” për PDK-në: Zërat agresivë të opozitës mbesin jashtë Kuvendit– analistët tregojnë arsyet

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Naile EjupiNga Naile Ejupi, Bota Sot, më 4 janar 2026

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë parti e dytë në nivel vendi.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë nxjerrë PDK-në me rreth 179,000 vota, apo 21 përqind të votave të përgjithshme.

Duke u bazuar në këtë rezultat, PDK-së i takojnë 23 ulëse në Kuvend, një ulëse më pak se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

PDK-së përpos që i takon një ulëse më pak, në Kuvend do t’i mungojnë edhe disa deputetë të vjetër që kanë qenë legjislaturat e kaluara.

Në bazë të të dhënave të cilat nuk priten të ndryshohen as me votat e diasporës, , Rashit Qalaj, Altin Krasniqi, Fadil Demaku, Abelard Tahiri, Kosovare Murseli dhe Eliza Hoxha nuk pritet të jenë deputetë.

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen dhe ish- deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte bashkuar me PDK-në ka arritur të fitojë ulëse në Kuvend, së bashku edhe me:

Bedri Hamza

Arian Tahiri

Përparim Gruda

Sala Jashari

Vlora Çitaku

Enver Hoxhaj

Arben Mustafa

Nait Hasani

Rrahman Rama

Kujtim Gashi

Eman Rrahmani

Elmi Reçica

Artan Behrami

Xhavit Haliti

Mergim Lushtaku

Besa Kabashi Ramaj

Ferat Shala

Bekim Haxhiu

Blerta Deliu Kodra

Ariana Musliu Shoshi

Arbnore Salihu

Analistët politikë kanë folur për “Bota sot” rreth asaj se pse deputetët e legjislaturës 2025 e cila ka zgjatur fare pak nuk kanë arritur të zgjidhen përsëri në legjislaturën e re.

Veprimet që dëmtuan kandidatët dhe ndëshkimi elektorial

Analisti Milazim Maraj, thotë se ka pasur ndëshkim të arsyeshëm nga elektorati.

Sipas tij, kandidatët që kishin marrë votën për të ndërtuar institucionet dhe për të ngritur më lartë standardin qytetarë nuk respektuan premtimin.

Image

Milazim Maraj

“Ndëshkim i arsyeshëm nga elektorati! Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dhe fare të pa arsyeshme që u mbajtën këtë vit, një pas një, u keqpërdor vota e qytetarëve. Ata nuk votuan për të bojkotuar formimin e institucioneve të Kosovës, por për të krijuar institucionet e reja për çka e kishin marrë këtë besim. Këta kandidat kishin marrë votën për të ndërtuar institucionet dhe për të ngritur më lartë standardin qytetarë, por këtë premtim të dhënë nuk e respektuan. Zhvillimet negative në PDK por edhe në partitë tjera politike të Kosovës përshkuan proceset zgjedhore; që i bënë ato, jo demokratike, ne përzgjedhjet së kandidatëve, nga partia si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato qendrore. Këto veprime dëmtuan rëndë marrëdhëniet brenda partisë që padyshim që këto mospajtime u reflektuan në elektorat. Rasti i zgjedhjes së kryetarit të Komunës së Drenasit tregoj qartë këtë efekt”, deklaron Maraj.

Sipas tij, kryesitë e partive politike të opozitës kanë dëmtuar imazhin kandidatëve.

Votat janë individuale si dhe besimi e dhe përgjegjësia janë individuale, thotë Maraj.

“Qëndrimet e kryesisë së PDK ishin të kundërta me vlerësimin e votuesve në Drenas. Gjë që votuesi nuk ka guxuar të provohet më këtë eksperiment. Kjo gjendje dhe mospajtimet tjera për kandidatët për deputet dëmtuan rëndë, besimin brenda partisë. Ky mosbesim padyshim që u reflektua të votuesit, por kjo shpërfaq edhe një defekt tjetër negativ: që nuk ka pasur mjaftueshëm demokraci në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie. Formimi i grupeve në çfarëdo organizimi dëmton unitetin, që është bazë elementare dhe i domosdoshëm për arritje më të mirë në konkurrencë me subjektet tjera. Vetëm vota e fshehtë dhe atmosfera demokratike në kuvende siguron besimin e kryesisë në anëtarësinë e vet. Por edhe gjatë mandatit të plotë prezantimi i deputetëve dhe diskutimet e tyre të arsyeshme pa tendenca joparimore, e me qëllime të mira dhe orientime të sakta drejt në gabimet e pushtetit ndikojnë në krijimin e besimit të votuesit në deputetin e vet. Mbetja e ndonjë deputeti jashtë liste ose mos arritja e tyre është normale, por në këtë rast janë shumë deputet të mbetur jashtë Parlamentit të Kosovës. Kryesitë e partive politike të opozitës kanë dëmtuar imazhin e këtyre kandidatëve. Këta jo vetëm që me urdhrin e kryesive të tyre bojkotuan formimin e institucioneve por bojkotuan edhe buxhetin e shtetit. Kështu treguan paguxim intelektual dhe pa përcaktim e vendosmërinë për ndërtim të shtetit, për çka kishin marrë besimin. Votat janë individuale, pra besimi dhe përgjegjësia janë individuale”, shprehet analisti.

Tutje, ai shton se zgjedhjet e fundit po tregojnë një pjekuri të votuesit, nuk japin vota për keqpërdorim dhe nuk besojnë dy herë atyre që nuk respektojnë besimin e dhënë

“Kjo përkulje para partive ka dëmtuar shumë figurat e tyre. Para opinionit këta kandidat kanë treguar; më të rëndësishëm inatin e bosit të tyre, së aprovimin e buxhetit te shtetit që për ndërtimin e ngritjen e tij për çka kishin marrë besimin e qytetarëve. Zgjedhjet e fundit po tregojnë një pjekuri të votuesit, nuk japin vota për keqpërdorim dhe nuk besojnë dy herë atyre që nuk respektojnë besimin e dhënë. Votat me numër kaq të madh që mori LVV janë vota të dëshpërimit të qytetarit në subjektet e veta politike. Ndërsa me veprimet që kanë bërë partitë në opozitë kanë siguruar vota për LVV si reaksion për humbjen e besimit të subjektet e veta. Çdo kurth që ka ngritur LVV opozita ka rënë në to symbyllur. Kjo do të ndikoj në formimin e subjekteve të mëdha dhe rënien e subjekteve të vogla. Ofendimet në mes të subjekteve politike i kanë kushtuar mjaftë Kosovës. Besoj që tani nuk do të ketë situata të tilla dekurajuese. Qytetarëve të Kosovës në veçanti shqiptarë u duhet uniteti, mirëkuptimi në mes veti. U duhet të kuptojnë dallimin në mes të rivalit politik dhe armikut”, shton Maraj.

“Mungesa e ulëseve nuk erdhi nga listat, por nga qëndrimet”

Ndërsa, analisti Halil Geci, konsideron se elektoriati ka ndëshkuar zërat më agresivë të opozitës.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Geci shprehet se deputetët që nuk arritën të zgjidhen kanë qenë më të zëshmit në akuza dhe sulmet ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Ndëshkimi elektoral i zërave më agresivë të opozitës! Votuesit nuk harruan: mungesa e ulëseve nuk erdhi nga listat, por nga qëndrimet politike Emra si Rashit Qalaj, Altin Krasniqi, Fadil Demaku, Abelard Tahiri, Kosovare Murseli dhe Eliza Hoxha, të cilët ishin pjesë e legjislaturës së vitit 2025 – një legjislaturë e shkurtër që zgjati vetëm disa muaj – në këtë legjislaturë të re nuk pritet të jenë deputetë. Kjo situatë ka hapur debate: a bëhet fjalë për ndryshime strategjike brenda partive apo për një ndëshkim të drejtpërdrejtë nga votuesit? Arsyeja kryesore duket të jetë politike dhe elektorale. Këta deputetë ishin ndër më të zëshmit në akuzat dhe sulmet ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ata e akuzonin për marrëveshje që nuk i ka bërë, për Gjykatën Speciale që nuk është krijuar nga ai, për Asociacionin që nuk është formuar nga ai, për çështje të ashtuquajtura ekstraterritoriale të manastireve që nuk janë bërë as nënshkruar ai, madje edhe për kthimin e tokave që në të kaluarën janë shitur apo falur Malit të Zi – procese të mbyllura juridikisht dhe politikisht që nuk jan nënshkruar nga ai”, shprehet Geci.

Humbja e tyre dhe e opozitës, sipas Gecit, nuk është rastësi.

Ai renditjen në lista nuk e sheh si problematike për fitim të votave, sipas tij, votuesi di të dallojë dhe të shpërblejë individët pavarësisht pozicionit formal në listë.

“Në të njëjtën kohë, pikërisht këta ishin politikanët që lobonin për aprovimin e marrëveshjeve të mëparshme dhe që, bashkë me strukturat e PDK-së dhe opozitën në tërësi, përfshirë veçmas LDK-në, dy zyrtarë të PDK-s udhëtonin në Bruksel për t’u lutur institucioneve evropiane që të mos i hiqnin sanksionet Kosovës derisa Kurti të largohej nga posti i kryeministrit. Ky pozicionim politik u perceptua nga votuesit si konsumim politik, si qëndrime të vjetra dhe si mungesë e një alternative reale. Prandaj, humbja e tyre dhe e opozitës në tërësi nuk erdhi rastësisht. A është faji i renditjes në lista? Pretendimi se mungesa e ulëseve vjen nga renditja në lista apo nga fushata personale nuk qëndron plotësisht. Shembulli më i qartë është rasti i djalit tim Fatos Gecit , i cili ishte i renditur i 96-ti në listën Guxo, por megjithatë u rendit ndër kandidatët më të votuar. Kjo dëshmon se votuesi di të dallojë dhe të shpërblejë individët, pavarësisht pozicionit formal në listë. Prandaj, ajo që po shohim nuk është një rikonfigurim teknik i partive, por një ndëshkim i pastër elektoral. Votuesit kanë dërguar një mesazh të qartë: politika e akuzave pa bazë, lobimi kundër interesit shtetëror dhe konsumimi politik nuk shpërblehen më me votë. Në këtë kuptim, mungesa e këtyre emrave nga legjislatura e re është më shumë rezultat i verdiktit qytetar sesa i kalkulimeve partiake”, përfundon Geci.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu