ARKIVI:
7 Mars 2026

Mos e shani diasporën, pa të, shteti i Kosovës nuk do të ekzistonte

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Le ta them pa dorashka: etiketa “parti shtetformuese” për LDK dhe PDK është një trill politik. Dhe fyerja më e madhe sot nuk u bëhet vetëm fakteve, por diasporës shqiptare, e cila po linçohet publikisht pikërisht sepse po ushtron një të drejtë ligjore – votën – dhe një të drejtë historike – përgjegjësinë ndaj shtetit që e mbajti gjallë.
Në teorinë e shtetit (Weber, Tilly, Fukuyama), shtetformimi nuk është flamur, as fjalim, as mit. Është kapacitet: ligjor, administrativ, kadrovik, ekonomik dhe financiar. Dhe ky kapacitet nuk u ndërtua nga partitë. U ndërtua nga ndërkombëtarët dhe diaspora.
Faktet që nuk i zhbën propaganda
Pas vitit 1999, Kosova nuk u ngrit nga hiçi. U rindërtua me programe të drejtuara nga jashtë: Infrastruktura ndërtimore (rrugë, objekte publike, shkolla) u rindërtua me fonde dhe standarde ndërkombëtare. Infrastruktura ligjore (korniza kushtetuese, ligjet bazë, procedurat) u hartua dhe u mbikëqyr nga misionet ndërkombëtare. Administrata publike u krijua përmes rekrutimeve dhe trajnimeve të financuara nga donatorët. Kadro profesionale u trajnuan në polici, dogana, gjyqësor, financa publike. Sistemi financiar u stabilizua me ndihmë teknike, kontroll fiskal dhe mbështetje buxhetore nga jashtë.
Sovraniteti real u ushtrua nga UNMIK; sundimi i ligjit u mbikëqyr nga EULEX; siguria u ndërtua me NATO-n dhe partnerët, përfshirë krijimin e FSK. Këto janë fakte, jo qëndrime politike. Andaj, të thuash se partitë “ndërtuan shtetin” do të thotë të ngatërrosh menaxhimin e pushtetit me autorësinë e shtetit.
Diaspora: institucioni që e mbajti shtetin në këmbë
Tani te e vërteta që po tentohet të fshihet. Diaspora shqiptare ishte dhe mbetet institucion kyç shtetformues. Në vitet ’90, ajo financoi arsimin paralel, shëndetësinë minimale dhe mbijetesën sociale. Pas luftës, ajo derdhi remitenca që stabilizuan ekonominë familjare, konsumin dhe valutën. Ajo kontribuoi në ringritjen e sistemit shkollor, në trajnimin e kuadrove, në bizneset e para dhe në qarkullimin financiar.
Sipas Fukuyama-s, shtetndërtimi ndodh kur kapaciteti institucional mbështetet nga burime të qëndrueshme. Remitencat e diasporës ishin pikërisht këto burime. Pa to, tranzicioni do të dështonte.
Pse po goditet diaspora sot?
Sepse po voton. Sepse po flet. Sepse po kërkon llogari. Dhe sepse po ua prish komoditetin atyre që duan pushtet pa përgjegjësi.
Sulmet ndaj diasporës në media dhe rrjete sociale janë absurde historikisht dhe të rrezikshme politikisht. Ato mohojnë faktin bazë: pa diasporën, Kosova nuk do ta kishte kaluar fazën më të vështirë të shtetndërtimit.
Krahasimi që i frikëson falsifikatorët
Le ta them qartë: ashtu si u ngrit Israel nga diaspora e vet, u ngrit edhe Kosova nga diaspora e saj. Me një ndryshim të hidhur: Izraeli e nderon diasporën; Kosova sot po e përbalt. Ky është gabim historik. Dhe gabimet historike paguhen shtrenjtë.
Unë nuk pranoj që historia të rishkruhet për interesa të ditës. Nuk pranoj që diaspora të shndërrohet në shënjestër sepse po ushtron të drejta demokratike. Dhe nuk pranoj që partitë të vishen me merita që nuk i kanë.
Shteti i Kosovës u ndërtua: me ndihmën ndërkombëtare, me sakrificën e qytetarëve, dhe me kontributin vendimtar të diasporës.
Kaq është e vërteta. Gjithçka tjetër është propagandë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Fare nuk pajtohem me pjesen me te madhe te shkrimit te z. Vuniqi.
    Ne, rezidentet nuk po e godasim diasporen. Diaspora po na godet ne. Ate po i ndersen Albini kunder rezidenteve. Dhe ata (diaspora) e hangren karemin dhe tani po na sulmojne. Asnjehere deri me tani diaspora nuk qe me agresive se sa kete heren e fundit. Ata hapur u kercenuan, nese nuk mbusheni mend tjeter here do ja u bejme edhe me zi. Ata munden me na kercenuar, por nuk e di se a thua ne mars do te vine te protestojne me ne per mos shtrejtim te rrymes. Apo ndoshta perseri do te kercenojne me ” nese nuk e votoni Albinin, tjeter here do te ju shtrenjtojme rrymen edhe me shume”.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu