Shteti nuk është “plaçkë lufte”!

Shkrime relevante

16 shtatori 2026 nuk është dita e hakmarrjes, por e vërteta këtë ditë doli mbi propagandën, mbi etiketimet dhe mbi urrejtjen

Halil Geci, Skenderaj ____ SHTATORI E RRËZOI ETIKETIMIN: GJYKATA E KOSOVËS I VURI...

Vlora Çitaku, …dhe lotët pas verdiktit!

Në foto është Vlora Çitaku me Ivica Daciqin Sak Muji, Rugovë _____ VLORA ÇITAKU,...

Pse maskat…?

Sak Muji, Rugovë ____ Pse duhej të mbuloheshin fytyrat në një protestë që...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Sikurse në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qëndror po emërohen në poste komunale dhe ministrore njerëz të afërt me pushtetin pa qenë fare pjesë e listave zgjedhore siq është rasti në një komunë të vogël të Kosovës, kur personi “X” pa qenë fare pjesë e asnjë liste zgjedhore emërohet ‘nënkryetar’ i kryetarit të zgjedhur me voten e qytetarëve!

Ngritne zërin, mos heshtni para të keqës

Mbase ky nuk është rasti i vetem, pasi raste të tilla i kemi në mbarë Kosovën nga komuna më e vogël e deri tek më e madhja në kryeqytet!

Për habi heshtin qytetarët, heshtë elektorati, heshtë popullata në Kosovë, heshtin mërgimtarët që tashmë janë bërë pjesë e vendimarrjes në Kosovë!

E për më keq se kaq, po heshtin të gjitha institucionet shtetërore, filluar nga presidentja, organet e drejtësisë dhe avokati i popullit!

Po heshtin edhe subjektet politike, heshtin për shkak se të gjitha janë pjesë e këtyre lojërave të ndyra politike!

Me të tilla probleme duhet të merren votuesit e të gjitha partive politike, e jo t’i kalojnë në heshtje, pasi këto veprime paraqesin shpërdorim dhe shkërdhim të votës së lirë!

Që dy mandate të Parlamentit të Kosovës në heshtje po kalojnë edhe ‘Këshilltarët e Deputetëve’, këta “margaritarë” që marrin paga të majme nga buxheti i shtetit pa ju nënshtruar fare besimit të qytetarëve!

Këta ‘Këshilltarë’ janë militant partiakë apo familjarë të deputetëve!

Për habi, asnjë subjekt politik nuk e kundërshtoj këtë veprim skandaloz të masakrimit të buxhetit të shtetit, por, pa asnjë hezitim të gjitha partitë parlamentare e mirëpritën në heshtje dëmtimin e buxhetit të shtetit!

Një deputet i cili nuk është në gjendje t’i kryej punët e lehta dhe detyrat vogla që i takojnë sipas ligjit, më mirë mos qoftë në Kuvendin e Kosovës!

Në legjislaturën e fundit, për tetë muaj rresht përveq pagave të pamerituara me qëndrim 5 minutësh të deputetëve në Kuvend, pagat i morën edhe ‘këshilltarët’ nga shtëpitë e tyre, duke e konsideruar shtetin si plaçkë lufte e jo shtet të tyre, i fituar me gjakë, mund dhe sakrifica të panumërta!

Si konkluzion i këtij shkrimi, sa herë që e themë se të gjitha partitë janë bërë të njëjta, disave po ju mbetet hatri, dikujt më e pak e dikujt tjetër më shumë! Të paktën në këtë çështje që e ngrita sot, nuk keni “çare” pa u pajtuar të gjithë me mendimin tim!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. VIsmet M. Hasani, Suedi[ E shtune, 10.01.2026, 07:10 PM ]

    Nja dy here dole me tesha “kat”, me krevatë e me lule ne palë te setres dhe u dukshe si me kon’ “kryetar i LDK-ës” (andërr), e tash je dalë ne foto me kravatë e setër…!? Partija NUK E KA HER’ KËSHTU, HER’ ASHTU!
    Hala s’po e harron “zanatin” e moçëm: me folë keq e zi për “politikën” në Kosovë!?
    Nuk na kallxove: a ta kthyen naj përgjigje keta te¨LDK¨së, demek a te pranuen për kryetar të LDK-ësaapoe po sheh andërr?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu