Rikthimet në krishterizëm nuk janë të nxitura nga Serbia, ato vijnë nga presioni për ndryshim kulturor dhe shoqëror që po ushtron islami politik

Shkrime relevante

Gjykata Speciale ishte kërkesë eksplicite e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë

Afrim Musliu, Suedi Çdo e keqe i ka edhe të mirat e...

Nata kur Haga ma vodhi gjumin

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Mbrëmë s’më zuri gjumi, nata rrinte zgjuar me...

Kur drejtësia ngjan me skenë cirku – UÇK-ja nuk mund të nxirret nga historia e çlirimit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 17 shtator 2026 ___ E ndoqa nga fillimi deri...

Shpërndaj

Basri Beka, Prishtinë
____
Kërkim falje dhe sqarim publik
Gjatë debatit në emisionin Kosova Today, për shkak të pamundësisë për ta dëgjuar qartë panelistin nga Shqipëria, Ylli Guri, jam shprehur me fjalët: “Edhe unë mendoj ashtu”. Këtë e kam thënë duke menduar se ai po fliste për një rast tjetër të përdhosjes së Kur’anit dhe se po aludonte se akti ishte i nxitur nga Serbia — aludim me të cilin isha dakord.
Gjatë vazhdimit të emisionit, dhe pas pyetjes së moderatores, u bë e qartë se kleriku musliman kishte deklaruar diçka tjetër. Citoj në thelb qëndrimin e tij: se, “njësoj si para dy vitesh, edhe rastet e konvertimeve në Kosovë qenkan të nxitura nga tentativa apo investime, po themi në thonjëza, serbe”.
Këtë qëndrim të tijë e kundërshtoj kategorikisht.
Rikthimet apo konvertimet nuk janë të nxitura nga Serbia. Ato janë të nxitura pikërisht nga presioni për ndryshim kulturor dhe shoqëror që po ushtron islamizmi politik mbi shoqërinë shqiptare në Kosovë. Ato janë reagim ndaj këtij presioni dhe shprehje e vetëdijes, e dashurisë për vendin dhe e mbrojtjes së identitetit shqiptar, ashtu siç e kam shpjeguar qartë edhe në pjesën e dytë të emisionit.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Po te ishte se “Rikthimet në krishterizëm nuk janë të nxitura nga Serbia”, kjo gjate 100 vjetve ne Kosove nuk do te kishte mbeshtete klerin musliman me te holla, me ndertime xhamijash dhe me ndertime te Medreseve apo tuj sjelle ne Kosove hoxhallar deri prej Rusie.

  2. Shprehja se rikthimet ne krishterizim jane te nxitura nga Serbia per mua jane shume qesharake. Eshte e njejte sikurse te thuhet qe Serbia po nxitë dhe po investon ne krijimin e Shqiperise se Madhe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu