ARKIVI:
6 Mars 2026

Avokati… dhe “kokat e derrave” tek xhamia…?!

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi
____
Një avokat që ka ngritë padi ndaj mendimeve të një personi të njohur, në njërin nga “tv-et tona”, ishte kredhur në histori rreth “përçarjeve fetare” me koka derrash në fillim të shekullit të kaluar, kur ishim të pushtuar nga Serbia.
Avokati i rrejshëm e fajësonte Austrinë për tentimin e futjeve të grindjeve të tilla, pasi neoosmanlinjve u ka mbetur merak që dikur nuk arritën ta pushtonin Vjenën dhe ashtu të depërtonin “me islamin famëlartë” në Europë.
Ai me asnjë fjalë të vetme, nuk e akuzonte Serbinë…!
Serbia e serbët e kanë specialitet futjen e përçarjeve të tilla, madje vitin e kaluar u gjetën serbë që, edhe në Francë e provuan këtë specialitet, duke blerë koka derrash për t’i vënë pranë xhamive në një therrtore të atjeshme.
Pavarësisht se veprimet e atyre që “blenë koka derrash” ishin tipike agjenturore, disa saktësojnë se ata ishin agjentë të BIA serbe, të nxitur për detyra antifranceze e antieuropiane nga vet Qeveria e Serbisë, që i kishte dërguar në detyrë për interesat e Federates Ruse, më konkretisht të FSB dhe Putinit, me synimin e qartë që ta destabilizonin Francën që e ka brenda një komunitet të madh islamik, sikurse tentonin në fillim të shekullit të kaluar me metoda të njejta t’i fusnin në grindje shqiptarët me njëri-tjetrin!
“Historia jonë me koka derrash” ekziston e dokumentuar. Këtë e gjejmë në dokumente të shekullit të kaluar, se si një prift serb ka bërë organizim të tillë me konsullin rus të Prizrenit, në nshek XIX .
Blerjet e tilla të kokave të derrave, shitësve u ishin dukë enigmatike, andaj edhe e kishin lajmëruar policinë, që më vonë i kishte identifikuar blerësit…!
Kur pata dëgjuar për padinë penale të këtij avokati ndaj personit NN, mendova që ai e paska paditë për tjetërkend dhe kurrë nuk më pati shkuar në mendje se ai vet e ka paditë, se vet nuk është pajtuar me pikëpamjet e tij !
Në atë televizon fliste e ligjëronte me fjalorin e një islamisti, dhe me asnjë fjalë nuk e përmendi se shteti neoosmanli që nga paslufta është duke ia meremetuar dhe ndërtuar xhamitë një kombi e shteteve të tij.
Po ai shtet që me Islamin e Gjuhën Turke i bëri më “turq se sa turqit” mbi dhjetë milionë “arnaut”, që ndihen të pajtuar me asimilimin dhe nuk i kërkojnë të drejtat që u takojnë, siç i kërkojnë Kurdët…!
Besoj shumë se ky komb që i përkasim, nuk ka më kohë për të humbë, por duhet të ngritet në këmbë për t’i anuluar tërsësisht meremetimet dhe ndërtimet e xhamive nga të huaj deri tash.
Krejt “fjalori i islamistëve” e ka një qëllim dhe porosi të qartē që del nga plan-programet e  “Vëllazërisë Myslimane”, e cila është e formuar në Egjipt në vitin 1928, përderisa para disa vitesh është ndaluar me ligj në këtë shtet.
Ndërsa tash është ndaluar me ligj e shpallë terroriste prej shumë shteteve të botës, arabe e joarabe, sikurse së fundmi edhe nga SHBA.
“Vëllazëria Myslimane” është frymëzuesja kryesore e Al Kaedas, organizatës më terroriste islamike në botë.
Ata vetëm shpifin rreth njëfar “Islamofobie” me synimin e qartë që të ecin përpara të papenguar, që po ashtu është term i lansuar prej kësaj “vëllazërie” fetare, e nuk duan fare ta kujtojnë Shqiptarofobinë e tyre…!
Nuk e kujtojnë ata…, por atë e kujtojnë dhe rreth saj mendojnë vazhdimisht të gjithë Arbnorët…!

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Kush urren te tjert, mos te ankohet per pasojat e veprimeve te veta.

    Nuk do t’kishte ISLAMO-FOBI, po qe se vetë ISLAMI nuk do t’kishte FOBI per gjithëçka që nuk asht islame, permateper qe islamistat pretendojne me pushtu tane boten.

  2. Shumë gjëra të PADREJTA (parregullta) bëhën nga mos të kuptuarit të drejtë- nga mos-dija: nga mos të mësuarit (mos te kuptuarit) ë drejtë të çështjes.
    Parimet etike të Krishtërizmit mbështetën në mësimet e Biblës. Të mësuasrit dhe të kuptuarit e drejtë të saj.
    Përcepcioni: “Duaje Zotin me tërë zemrën tënde, me shpirtin tënd, me mendjen tënde, duaje dhe forcoje fqiun tënd si vetveten!”
    Janë të mirënjohura fjalët e Jezu Krishtit, gjatë aktit të kryqëzimit të tij, nga ana e shtypësve romakë; “FALI, O ZOT, SEPSE NUK DIJNË SE ÇKA BËJNË!?”
    Etika e katoliizmit është e lidhur me ddoktrinën: “…jo me arritjen e pasurisë, mund të lahen mëkatët, por me jetë vetanake të ndershme, konsiderohet se secili mund ta meritojë paqen e amshueshme dhe kthimin e sërishëm në Parajsë.
    Sipas doktrinës katolike, Zoti e ndihmon secilin dhe bëhet aleat nihmëtar dhe shpërblyes i njeriut (për në botën tjetër), në të cilën edhe fillon jeta e mirëfillët!
    Këto duhet t’i di secili katolik, ngjashëm sikur secili musliman të njoh parimet e drejta të Islamit se Biblën duhet pranuar si Libër të shënjtë dhe Jezu Krishtin si profet të Zotit!

  3. Ky Avokati është gabim komplet dhe Shumë tendencies.Ngjarja e derrave ka ndidhë në rogovë te hasit dhe si pasoj e asaj ngjarje kanë pësu familja e Marka Çupit nga bishtazhini I Gjakoves.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu