ARKIVI:
25 Prill 2026

Kujtime për Mulla Idriz Gjilanin, kolosin e lirisë, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Shkrime relevante

Mathieu Aref për shkrimtarin dhe sociologun algjeriano-maroken Maxhid Okasha që e braktisi islamin

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris Ja çfarë thotë Maxhid Okasha, një shkrimtar dhe...

Urdhëri i kundërt: Witkoff dhe Kushner nuk shkojnë në Pakistan

Ndërsa mediat shkruanin se Steve Witkoff dhe Jared Kushner po shkonin...

Iluzioni i përjetësisë, poezi nga Arif Ejupi

Iluzioni i përjetësisë Poezi Proteston – nuk e di për çka, Kundërshton – pa...

Këngëtarja Donna Dafi publikon videoklipin e saj më të ri, “ManGo”

Artistja shqiptare Donna Dafi ka publikuar videoklipin e saj më të...

Dhjerësit e vlerave të luftës shantazhojnë shtetin!

Idriz Zeqiraj, Gjermani      Tellalli numër dy i OVL, (po kursejmë...

Shpërndaj

Arrestimi i Mulla Idriz Gjilanit dhe Epopeja e Nënës Zarife
____
Në prag të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, sjellim njërën prej skenave më therëse dhe madhështore të historisë sonë: çastin e zbulimit dhe arrestimit të kolosit të lirisë, Mulla Idriz Gjilanit. Kjo nuk është vetëm një histori arrestimi, por një testament i besës, qëndresës dhe forcës mbinjerëzore të nënës shqiptare.
Besa pesëvjeçare e familjes Sadiku
Për pesë vite rresht, Nëna Zarife nga Gjyrisheci i Kamenicës, bashkë me djemtë e saj – Salihun, Rrahimin dhe Avdiun – e mbajtën të fshehur Mulla Idrizin, duke e ruajtur si nder e si amanet nën shtëpinë e tyre. Më 22 nëntor 1949, kjo kështjellë e besës u rrethua nga forcat e UDB-së.
Dialogu që mbeti në histori
Kur djemtë u detyruan të dorëzoheshin për të shpëtuar familjen nga masakra, Nëna Zarife nuk u thye. Ajo iu drejtua djalit të saj, Rrahimit, me fjalët që tronditën edhe policët:
— Nëna, me pas ditë se dorëzoheni, kurrë s’ju kisha majtë…!
Në ahurin ku fshihej Hoxha, Rrahimi i thirri për herë të fundit:
— O Mulla Idris, robët janë jashtë e, n’dash lufto, n’dash dorëzohu…! Shtëpia ime të mos të dhimbet…!
Mulla Idrisi doli nga sarkofagu i tij i fshehtë me një qitap në njërën dorë dhe një revolver në tjetrën. Edhe pse i dobësuar fizikisht pas pesë viteve pa parë dritën e diellit, ai rrezatonte dinjitetin e një burri që nuk dorëzohet shpirtërisht.
Ngritu! Nuk të kam mbajtur për të të ulur në baltë!
Kur forcat e UDB-së e ulën Hoxhën në tokë, Nëna Zarife çau kordonin e policisë, mori një postajë ogiçi dhe i dha urdhër:
— Ngritu, Mulla Idris, këtu, se nuk të kam majtë për me të ulë në baltë…!
Provokimit të oficerëve serbë se ia kishin vrarë djalin, Salihun, ajo iu përgjigj me një zë që nuk njihte ligështi:
— Ju thaftë krahu! Ju, o qyqarë, ma paski rritë djalin për kurban të shqiptarisë…!
Hallalli i fundit
Te dera e oborrit, në mes të rrethimit, u zhvillua skena më emocionale. Nëna Zarife i doli përpara Mulla Idrizit dhe i kërkoi hallallin:
— Të ma bajsh hallall, o biri i Nanës, se ndoshta s’kam mujtë me të kqyrë e me të ba hyzmet aq sa është dashtë…!
Mulla Idrisi, i mbytur nga lotët e burrërisë, nuk mundi të fliste. Por Plaka e Gallapit i dha gajret:
— Banu i fortë, o Mulla Idris. Edhe kokat nëse ju shkojnë, qëndroni, mos u theni…! U pastë Nana…!
Kjo histori mbetet pasqyrë e madhështisë së nënave shqiptare, që në votrat e tyre farkëtuan karakterin dhe lirinë që gëzojmë sot. I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e kombit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu