ARKIVI:
6 Mars 2026

Sot e kremtojmë dhe kënaqemi me Pavarësinë e Kosovës, por “Ruajuni prej Danajve kur japin dhurata!”

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

17 Shkurti 2026, është ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët, në Dardani (Kosovë) apo gjetiu.
Sot bëhen 18 vjet nga Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mezi e kemi pritë dhe për të cilën përgjat gjithë historisë kemi luftuar pandërprerë për të .
Pavarësia e vendit është fryt i luftërave shekullore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane – kalifatiste, pushtimin më mizor që iu janë nënshtruar shqiptarët për t’i asimiluar dhe bërë TË TJERË, apo për t’i zhbërë, zhdukur, faruar dhe dëbuar prej vendit.
Janë bërë shumë gjenocide ndaj kombit shqiptarë (Arbnorëve) gjatë atyre shekujve të natës së pafund të pushtimit osman, shumë vuajtje e qëndresë për të qenë të lirë e vendosur për vetvetën.
Ai që se lexon historinë ashtu sikurse ishte ajo, që nuk do të kuptoj për pësimet, gjenocidet dhe ndjekjet prej vendit, ai parasëgjithash nuk ka kujtesë dhe atij i përsëritet historia.
Pastaj pasi u tërhoq pushtim i Perendorisë Osmane, erdhi pushtimi serbomadh. Turqit ua kishin lënë Shqiptarëve njëmijë sherre e ngatërresa e ngatërresa që vështirë t’u gjendej fija. Na i kishin lënë një mori sherresh pasë, duke ua dhënë hapësirat tona jetësore sllavëve e grekërve në Ballkan.
Sado që dikush mundohet t’ua merr meritat të tjerëve, është vetëm UÇK që e bëri të pamunduren për lirinë e vendit.
Ajo luftoj për Liri e mbrojtjen e kombit të vet, megjithëse e dinte se ishte e pabarabartë në armatime me pushtuesit e Serbië në vend, por nuk u ndal për asnjë moment por luftoj si Davidi me Goliatin…!
Ata e kanë bërë krejt atë që mundën ta bënin në një luftë të pabarabartë me Ushtrinë Serbe, trashëgimtaren e “APJ”-së famëkeqe, që ishte ndër forcat ushtarake më të mëdha në Europë.
Prandaj, kur festoni Sot dijeni se pa ndërhyrjen e NATO-s, ne si Kosovë do të ishim të humbur apo të sakatuar territorialisht.
Me këtë vlerëzim nuk i ulet vlera qëndresës antiserbe, por thuhet e vërteta ashtu qysh është ajo, e jo ndryshe.
Serbia në dyqind vitet e fundit është zgjeruar në hapësirat tona jetësore duke u mbështetur në Rusinë Cariste që e ka armatosur dhe udhëhequr që të nai merrte tokat e të parëve, prej Jagodinës e deri në Prepelac dikur e pas vitit 1912 deri në kufirin me Shqipërinë Sdministrative.
Të rikthehemi tek tema. Edhe mua personalisht do të më dhimbsej kushdo që burgoset apo gjykohet padrejtësisht, si këta që gjënden në Gjyqin e Hagës e të cilët kanë ndihmuar që t’i dërgonin atje edhe “xhirafa” nga Shqipëria, që vinte me helikopterë në Kosovë për të ndikuar që të formohej ai gjyq.
Apo mercenari më i madh i profesionit (po nga Tirana), që menjëherë pas luftës e pati kallur Kosovën si djathtist i rrejshëm, që të dëshmonte se njerëz të luftës “kanë bërë krime”.
Pastaj, ky kriminel i gjendur gabimisht në profesionin e shenjt të gazetarisë, shkoi në Hagë “për t’i vizituar” ata që i kishte akuzuar dikur.
Njerëz: “Ruajuni nga Danajt kur t’u japin dhurata!”.
Ai që ka dashur ta ndante Kosovën, për ta arritur “kompromisin historik me Serbinë”, ai nuk e ka pasur për Kosovën, por për b..then e vet!
Ka qenë i shantazhuar dhe atij vonë i ka dalur gjumi…!
Ai tashmë ndihet i penduar por është tepër vonë për pendesë se është përgjuar prej së afërmi dhe nuk ka kah të shkoj e si të arsyetohet për atë që e ka bërë.
Nëse kushdo që ka qenë i shantazhuar, është fshehur apo fshihet në institucione – largojeni prej institucioneve, se ato janë të këtij kombi që me shekuj ka luftuar për Liri, e jo e një grushti kriminelësh!
Mos u armiqësoni me gjyqësinë ndërkombëtare, që është edhe e Kosovës, por i gjeni gabimet eventuale në akuzat e asaj prokurorie.
Si për shembull, kushdo që vërtetohet se ka vrarë policë gjakatar serbë nëpër bostblloqe në kohën paraluftës, ai është Hero, por jo edhe nëse ka vrarë civil apo pjesëtar të një partie, vetëmse analafabetit e kriminelit enverist, nuk i kanë pëlqyer njerëzit e partisë tjetër.
Kushdo që nuk është fajtorë, ka për t’u liruar, për këtë mos u shqetësoni kot, e kush është fajtorë, ia pastë hajrin dënimit.
Ne duhet të sillemi si komb modern, një komb me histori shumë të vuajtur nën pushtime, komb që qëndron stoik ndaj së keqës dhe nuk i thotë të zezës kurrë e bardhë.
Mos i thoni as ju…, askush prej jush dhe mos u mashtroni nga ata që me helikopter vinin që të ndikonin të formohej Gjykata e Hagës dhe që në anën tjetër sëbashku me Aleksander Vuçiqin nuk rreshtin ta ndanin Kosovën tonë të vogël, sikur ky vend të ishte i shkretë e të mos ishte NATO që faktikisht e çliroi!
Njerëz…! Bëhuni NJERËZ dhe kur të citoni fraza si papagaj, se Liria paska Emër, dijeni se ajo LIRI kishte emër edhe për Xhemail Mustafën, që u vra “prej dikujt” me 23 nëntor 2000, për mua apo tjetrin.
Une po flas si gazetar dhe si Njeri dhe nuk po flas si naiv apo poshtrak i ndotshëm partie, pavarësisht se ndonjë fanatik partiak në stilin e “UDB-ës sonë” do të mundohet edhe më tej të më nënçmoj, por nënvlerësimi flet për ata, jo për mua !
Une jam gazetar që e kam paguar tepër shtrenjt rrugëtimin në profesion, andaj nëse jo shumë…, më ndëgjoni vetëm pak.
Mos e mbroni “as Nënen tuaj” të shtrenjt, kur nuk jeni të sigurtë në pafajësinë e saj!
Kaq…!
Edhe diçka: Në janarin e paraluftës sa isha në Kosovë, pas vrasjes së Enver Malokut, e pata shkruar një analizë me titullin që ka mundur të më rrezikonte e kushtonte me jetë:
“Fanatikët partiak në shërbimet sekrete shqiptare” .
Besoni a jo, por UDB-a e kohës me dikend që e kishte futur aty ku nuk duhet, desh më qiti fare.
Dëshmitar është kolegu im nga gazeta Rilindja, ZB.
Andaj, mos bëni gabime Sot , që kur t’u del gjumi nesër të thoni – paskemi gabuar…!
Ne nuk guxojmë që ta lejojmë askend të bëjë krime e të ngjitet në institucionet e vendit “për t’u mbrojtur”  e përparuar (?!), e prej andej me fjalorin e vobekët apo të cekët “enverist”, t’i mbajë “ligjërata” e leksione të kota popullit për drejtësi e barazi.
Ne nuk guxojmë ta lejojmë vendin tonë që të mbetët një vend i rrëmujës, ku trimi i rrejshëm nuk lejon arrestimin dhe gjykimin tij as në Kosovë, e as nuk pajtohet me Gjykatën e Hagës!
Në këtë ditë mos e qitni prej mendjes se në botë janë arrestuar, dënuar e po hetohen edhe njerëz shumë – shumë me të mëdhenj se sa “pleshtat tonë”.
Emrat e tyre nuk po ua tregoj, se ata emra i dini ju mjaft mirë…!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Bajram-Gjergj Kabashi – Kryredaktor i RD!

    Qysh më datën 17 shkurt 2026 e kam të lexuar këtë shkrim, pra kur e keni publikuar në RD.

    Prej datës 17 shkurt 2026 ky shkrim po qëndron në RD, dhe ASNJË KOMENT?!
    Janë shumë lexues dhe KOMENTUES të RD, te¨cilët shpesh japin KOMENTE “pa lidhje”, ndërsa këtu – ASNJËNI e ASNJËNA!?
    Prita, a mos po KOMENTON “dikush i pari”, po prita mjaft!
    JU LUMT PËR SHKRIMIN dhe për GUXIMIN!
    NUK UA KANË DHURUAR RASTËSISHT NË GJAKOVË, ÇMIMIN “INTEKTUAL I GUXIMSHËM”
    *
    Dua me e zgjatur pak KOMENTIN, ngase si lexues, publicist dhe komentues në RD, e ndjej vetën “si borxhli”, por edhe shkrimet e juaja më zgjojnë kërsherinë për lexim dhe koment.
    Edhe njëherë JU LUMTË PËR KËTË SHKRIM! Ngase për me publikuar kështu si Ju, duhet vërtetë me pas GUXIM dhe me e shtërngue b…!
    *
    Edhe pak: Nga jeta dhe përvoja ime 32 vjeçare si ekspert i përhershëm gjyqësor për ekonomi dhe financa, i pari dhe i vetmi në Kosovë me firmë të licencuar. kam mësuar shumë prej juristëve: gjyqëtarë, avoketër, këshilltarë juridik etj, por disa thënie të tyre të cilat më kanë lënë përshtypje dhe i kam të “rregjistruara” në mendjen time, e ato janë:
    E para, thënie e urtë latine:” DAH MIHI FACTUM, DABO TIBI IUS” . Shqip: “M’i jep faktet, unë ta ndaj DREJTËSINË!”dhe
    e dyta, po ashtu latinisht: IN MEDIAS RES – shqip: ME HY NË BRENDINË E ÇÊSHTJËS”
    e treta: ET ERIPUIT, ANIMAM MEAM IN VERITATE! – Shqip: E THASH TË VËRTETËN DHE E LIROVA SHPIRTIN!

    Me ndërshmëri dhe respekt të veçant,
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu