ARKIVI:
6 Mars 2026

Historiani Jusuf Buxhovi, në “Konfront” të KTV-së, Shqiptarët përjetuan gjenocid e kulturocid kur u dëbuan në Turqi

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Buxhovi: Ka qenë projekti që Shqipëria të bëhet republika e shtatë e Jugosllavisë

  • 17 shkurt 2026 20:27

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se pas Luftës së Dytë Botërore ka ekzistuar një projekt politik që Shqipëria të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë.

Sipas tij, në atë periudhë shqiptarët iu nënshtruan ideologjisë së “vëllaznim-bashkimit”, ndërsa ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ekzistonte një lidhje e ngushtë ideologjike, e cilësuar si vëllazërore.

“Ka qenë projekti që Shqipëria të bëhet republika e shtatë e Jugosllavisë. Enver Hoxha dhe Nexhmia i shkruanin letra Titos për bashkim, por këtë e ndali Stalini”, u shpreh Buxhovi në “Konfront” të KTV-së.

Sipas Buxhovit, pas kësaj periudhe pasoi mbyllja e kufirit mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, ndalimi i librave të përbashkët dhe forcimi i dominimit serb në Kosovë.

Buxhovi: Shqiptarët përjetuan gjenocid e kulturocid kur u dëbuan në Turqi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se shqiptarët përjetuan gjenocid e kulturocid kur ishin dëbuar në Turqi. Siç ka thënë ai, ata u detyruan të ndërronin emrat dhe të regjistroheshin si turq.

Ai ka shpjeguar se shqiptarët kishin qenë të detyruar që t’i nënshtroheshin atij procesi për shkak të rrethanave kur mbetën nën okupues të ndryshëm.

“Ajo popullatë që mbeti nën Serbi, Greqi, Mal të Zi, që nuk pranoi si popullatë shqiptare por myslimane pastaj turke të shpërngulej, iu nënshtrua një terrori të madh, nuk kishte kurrfarë të drejta kombëtare, as arsim, e vetmja gjë lejohej që të jesh mysliman, normal Mbretëria serbe dhe jugosllave e bëri medresenë në Shkup të Karaxhorxheviqit që të krijohej një elitë myslimane që do ishte në shërbim të zhvendosjes së popullatës shqiptare. Në këtë drejtim, shqiptarët kanë përjetuar një gjencodi dhe kulturocid. Gjencoid se është dashtë në emër të atyre projekteve të lëshojnë trojet e tyre dhe të shkojnë nëpër viset më të rënda të Turqisë. T’i nënshtrohet edhe kulturociditi sepse është dashtë të regjistrohen si turq, të ndërrojnë emrat dhe nuk është lejuar kurrfarë identiteti i shqiptarëve atje”, ka shpjeguar ai.

Buxhovi: Në emër të vllaznim-bashkimit u harruan masakrat serbe

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se gjatë periudhës së Jugosllavisë, në emër të ideologjisë së “vëllaznim-bashkimit”, janë lënë në harresë masakrat dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Buxhovi foli për gjenocidin serb të viteve 1912/13, duke thënë se mungoi një organizim i mirëfilltë shtetëror që do të dokumentonte dhe trajtonte në mënyrë të merituar krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

“Shteti i Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, vjen rikthimi i Serbisë dhe nuk kanë pasur mundësi që të shkruajnë një histori sado pak meritore. Kanë shkuar nga diaspora edhe Noli, edhe Faik Konica, por nuk kemi pasur organizim shtetëror që do të merret me këtë çështje”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Buxhovi shtoi se pas viteve 1944–45, me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe krijimin e Jugosllavisë së re, ideologjia e “vëllaznim-bashkimit” e përjashtoi nga diskursi publik trajtimin e masakrave serbe ndaj shqiptarëve.

“Në emër të një ideologjie të re u tha: le të harrohet çka ka ndodhur”, u shpreh ai.

Buxhovi: Viti 1912 ka sjellë tragjedi për shqiptarët

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se viti 1912 ka sjellë tragjedi për shqiptarët, derisa ka theksuar se këtë vit u bë gjenocid i përmasave ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se gjenocidi i kryer kundër shqiptarëve atë vit është i pari i atij lloji që ka ndodhur në hapësirat evropiane.

“Edhe ‘12-ta dihet tragjedinë që e ka sjellë, u ndanë katër vilajetet shqiptare një pjesë e pushtoi Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor në 4 hapësira ishte e ndarë… ‘12-‘13 janë të sakta gjenocidi që është bë, janë vrarë mbi 100 mijë shqiptarë në këtë pjesën e Kosovës, Maqedonisë. Janë shpërngulur mbi 120 mijë dhe Serbia ka arritë të krijojë një gjenocid të përmasave ndërkombëtare. Është gjenocidi i parë i llojit që është bërë në hapësirat evropiane”, ka thënë ai në “Konfront”.

Buxhovi ka thënë tutje se para vitit 1912 shqiptarët kanë përjetuar edhe dy tragjedi të tjera, e para më 1877-78 nga lufta serbo-osmane.

“Serbia e ka barrën kryesore të gjenocideve dhe agresioneve sepse ka synuar prej kohësh të marrë vilajetin e Kosovës dhe Maqedonisë, ta lidhë korridorin e Moravës me Vardarin dhe ta krijojë ëndrrën e vet për të dalë në Detin Egje dhe Adriatik”.

Buxhovi: Për një shekull u bënë eksperimente për shpopullimin e Kosovës

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se gjatë një shekulli janë zhvilluar projekte dhe politika të ndryshme me synim, sipas tij, shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët.

Duke folur me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, Buxhovi e cilësoi këtë datë si ndër më të rëndësishmet në historinë kombëtare, duke theksuar se ajo përmbyll një periudhë të gjatë shtypjeje, dhune dhe përpjekjesh për zhvendosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.

“Këto 100 vjet kemi pasur një kohë të shtypjes, gjenocidit, vuajtjeve dhe eksperimentimeve të ndryshme për ta larguar një popull të lashtë nga trojet e veta. Ka qenë projekt hegjemonist serb, deri te politikat e Millosheviqit, që kishin për qëllim zhvendosjen e shqiptarëve përmes programeve të ndryshme”, u shpreh ai në “Konfront” të KTV-së.

Sipas Buxhovit, ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ndali një nga projektet e fundit të zhvendosjes masive të shqiptarëve gjatë periudhës mars–qershor të atij viti.

Ai theksoi se rrugëtimi historik drejt shtetësisë përbën një pjesë të rëndësishme të kujtesës kolektive, duke shtuar se shpallja e pavarësisë përfaqëson realizimin e aspiratës shekullore për shtet të pavarur.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E keqja ndaj nesh e ka zanafillën gjatë viteve 1800 . Edhe para dëbimit masiv nga Shqipënia verlindore ose e njohur si Shqipnia e vjetër, ka pasur dyndje përmes ndjekjes dhe presioneve nga kjo pjesë. Shumë familje në Llap kanë ardhur duke filluar nga Nishi e deri në Kurshumli edhe para ekzodit të viteve 1878-1888 . Derisa shqiptarët në Turqi janë shpërngulur me marrëveshje ndërmjet këtyre dy shteteve matrapaze, prandaj është dikur që përveç mbijetesës nuk i ka priurt asnjë e mirë.
    Mbase edhe më katostrofike do të ishte gjendja jonë sikur mos të shpërthente Lufta e Parë Botërore. Dihet fare mirë që hordhit çetnike të Serbisë , më 1913 patën dëbërtuar deri në durrës. Austo-hungaria ishte ajo që e gjunjëzoi Serbinë dhe Malinë e Zi. Dëshmitarë të asaj periudhe dëshmojnë se forcat serbe kanë ikur nga malësia e Mbishkodrës nëpër udhë dhishë . Po ashtu sikur në të gjitha etapat e deri sotme ka munguar uniteti ndërshqiptar i cili e ka shumfishuar krizën . Edhe në Luftën e Dytë Botërore më armiqësor ndaj nesh kanë qenë serbët dhe malazezët sesa gjermanët dhe italianët. Po orientim kah e mbara çdoheherë na kanë dhënë amerikanët. Sipas dokumenteve arkivore Charles Teleford Erikson i lindur në Galesburg,Illinos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,kaloi gati tridhjetë vjet në Shqipëri,në cilësinë e misionarit dhe diplomatit të SHBA-ve. Ai kontribuoi në moscoptimin e Shqipërisë. Pa ndihmën e SHBA-VE përpjekjet tona për Pavarësi do të zgjatnin vite e vite apo do të ishin utopi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu