ARKIVI:
5 Mars 2026

Blerim Nika: E kam ndëgjuar intervistën e Don Shan Zefit dhe si njohës i gjermanishtes, them se intervista po keqinterpretohet prej anadollakëve

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Deklarata e Dom Shan Zefit për mediumin gjerman Deutschlandfunk është nxjerrë nga konteksti me qëllime të liga, për ta barazuar Kishën tonë të dashur Katolike me islamin radikal dhe politik në Kosovë.
E kam dëgjuar me vëmendje intervistën e Dom Shan Zefit, të përkthyer me kujdes në gjuhën gjermane, dhe duke qenë njohës i mirë i kësaj gjuhe, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kjo intervistë po keqpërdoret nga qarqe tipike anadollake, të cilat po nxjerrin një fjalë të vetme nga konteksti për qëllime arbitrare dhe anti shqiptare.
E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur në Kosovë po zhvillohet një rikthim masiv i shqiptarëve, në mënyrë të lirë dhe demokratike, në Kishën Katolike.
Në intervistë, Dom Shan Zefi ka shpjeguar në mënyrë historike dhe të argumentuar çështje që ne si shqiptarë i njohim dhe i diskutojmë çdo ditë. Nuk ka asgjë të re apo të jashtëzakonshme në ato që ai ka thënë, përveç së vërtetës historike që disa qarqe përpiqen ta deformojnë.
Nuk është hera e parë që islamikë radikalë dhe politikë, bashkë me sejmenët e tyre, i vërsulen Dom Shan Zefit, jo vetëm për ta sulmuar personalisht atë, por për të goditur Kishën Katolike në tërësi dhe, bashkë me të, rrënjët tona historike, identitetin tonë perëndimor dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Unë dhe të gjithë të rikthyerit në Kishën Katolike qëndrojmë fuqishëm me Dom Shan Zefin dhe i përshëndesim të gjithë ata sejmenë të islamit politik, duke u thënë qartë se përpjekjet e tyre janë të kota. Shqiptarët po rikthehen në Kishën Katolike me vullnetin e tyre të lirë, me ndërgjegje të plotë dhe me bindje të thellë, dhe askush nuk mund ta ndalë këtë proces.
Me sinqeritet dhe seriozitet,
Blerim Nika

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Eshte shume e vertete qe islamistet radikal manipulojne me intervista te personave qe nuk ju pelqejnë. E njejta gje tash se fundi i ndodhi edhe Nysret Pllanes qe fjalimit te tij konstruktiv ja mveshen me gjoja fyerje per xhamiat.
    Nese vertete don Shan Zefi i ka thene ato fjalë, ateher e paste faqen e zezë dhe duhet kritikuar me plot te drejtë. Por nese fjalimi i tij eshte manipuluar, atehere une i kerkoj falje.

  2. Ppriftërit e hoxhët ju kan trullue
    Me ju nda e meju vorfnue
    Vjen njeri i huaj e ju rri në votër
    Me ju turperue me gru e me motër

    Edhe sot e kësajë dite ,priftërit e hoxhët te islamit politik e krishtenizmit politik,po llomotitin kunder njeri tjetrit si gjelat ne pleh,duke akuzuar njeri tjetrin,se ne jemi shqiptarë e pala tjeter eshtë antishiqptarë,e së fundmi të dy polet jan të njejtë si hasa si hysa!

    Njeri grup bërllog e tjetri grup pleh,
    Para mëshum se 100 viteve shqiptaria e ngriti zanin
    jo asgje se kem asnjanin
    jo as Romen as Stambollin
    Vëlla e fis ne e kemi kombin
    nanë Teuten e babë Agronin
    jemi te një gjaku e të nje fisi
    Jemi si degët e një lisi

    Kjo thenje ka qarkunlue kurë në trevat e arberit nuk kishte fare univerzitet e,sot qe ka në çdo fshat nga një univerzitet lindi ky konflikt pa nevojë nga disa hoxhë e xhami të qelbura e,nga disa kisha e frrata të mykur që të dy krahet jan në demë të kombit tonë ,por besoj se së shpejti do të shuhen e shkatërrohen vetvetiu pseudo-patriotët shqiptaro-islamist e pseudo-atdhetarët shqiptari-katolik!!!

    Rroftë kombi ynë me shqiptaro-islamist si Hoxha Kadri Prishtina,me shqiptaro ortodoks si Papa Kristo Negovani e me shqiotaro -katolik si Luigj Gurakuqi!!!

    Shkodër me 20 .02.2026

  3. Lul Martini: Teksti juaj është i fortë, i drejtpërdrejtë dhe me një mesazh të qartë kombëtar. Vargjet tuaja përcjellin një shqetësim të thellë për përçarjet artificiale që shpesh i imponohen shoqërisë sonë në emër të fesë apo politikës. Me një gjuhë të fuqishme dhe figurative, ju riktheni në vëmendje thelbin e identitetit tonë: kombin mbi ndasitë.

    Më pëlqeu veçanërisht thirrja për unitet dhe referimi tek rrënjët tona historike – tek ideja se “jemi si degët e një lisi”, një metaforë shumë domethënëse për bashkimin në diversitet. Përmendja e figurave si Kadri Prishtina, Papa Kristo Negovani dhe Luigj Gurakuqi e forcon mesazhin se shqiptaria historikisht ka ditur t’i tejkalojë dallimet fetare në emër të atdheut.

    Teksti juaj është një thirrje për vetëdije, për kthjelltësi dhe për rikthim tek vlerat e mirëfillta kombëtare. Edhe kur gjuha është e ashpër, ndjehet dhimbja dhe dëshira për një shoqëri më të bashkuar e më të vetëdijshme.

    Urime për guximin dhe përkushtimin ndaj çështjes kombëtare!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu