18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso!

Shkrime relevante

Mos e harro historinë, rikthehu te rrënja

Blerim Nika, Zvicër Para se të ekzistonte nocioni “serb”, ose para se...

Agim Vuniqi: Çmimi i lirë i korrupsionit të lartë: Pse drejtësia në Kosovë po dështon të prodhojë frikë ligjore

Agim Vuniqi, Vashington ____ Rasti i njohur si "53-milionëshi", i cili kulmoi me...

Shqetësim intelektual për protestat

Fahri Dahri, Tiranë Mendoj se shtimi i proestave në vendin tonë, keahas...

Si Jetish Bajrami, ashtu edhe i biri, Mustafa Bajrami…!

Msc Belisar Jezerci, historian ____ Ashtu si i ati Jetish Bajrami, edhe i...

Moszgjidhja e njërit prej nënkryetarëve nuk e bllokon apo e mban të papërfunduar konstituimin e Kuvendit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Edhe pse neni 67 i Kushtetutës përcakton se Kryesia...

Shpërndaj

Fotoreportazh nga Italia

Për dy netë rresht, të shtunën më 21.02.2026 në Biancade (TV) dhe të dielën më 22.02.2026 në Spresiano (TV) u organizuan dy mbrëmje të hareshme festive për nder të pavarësisë së Kosovës me nipat e legjendës së folklorit burimor shqiptar, Feriz Krasniqi.

Vazhdimësia e zërit të Feriz Krasniqit

Ne që jemi rritur me këngët epike të legjendës së folklorit burimor shqiptar, e pritëm me padurim të dëgjojmë zërin e nipave të tij me këngët e përzgjedhura të gjyshit të tyre. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e prisnim, nipat e Feriz Krasniqit, Petrit e Feriz Krasniqi e dëshmuan në vepër se janë trashëgimtarë të denjë të gjyshit të tyre.

Duhet permendur edhe anëtarin e tretë të grupit, vilonistin e talentuar Fitim Gegaj, i cili, përveqse bënte mrekulli me telat e violinës, i jepte shije magjepse zërit të çiftelisë dhe sharkisë në duart e dy folkloristëve të shkëlqyeshëm.

Vlen për të theksuar, se në të dyja mbrëmjet, për zërimin u përkujdes DJ Albi, emër tashmë i njohur në mërgatën tonë.

Përmes folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura popullore, e kemi mësuar historinë e heronjve të vërtetë të kombit tonë nga ajo që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës së shkuar. Si bie fjala, përmes rapsodëve popullor e kemi mësuar historinë e vërtetë të Oso Kukës, Selman Kadrisë, Tahir Mehës, Imer Berishës e shumë e shumë trimave dhe tribunëve popullor.

Ishte nder dhe kënaqësi që isha prezent në mbrëmjen e së dieles në lokalin “DEA CAFFE” në Spresiano, por fakti pse isha aty, ishte jehona e një nate më parë lokalin “BAR HOSTARIA LOVA” në Biancade, në të cilin ishte krijuar një atmosferë madhështore, në frymën e pastër kombëtare.

Florim Zeqa, 23.02.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu