ARKIVI:
5 Mars 2026

Majlinda Grajçevci: Një shqiptar i xhveshur nga shqiptaria dhe i mbuluar me simbolika arabe, nuk ka asnjë vlerë në sytë e botës

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Duan t’ia heqin shqiptarisë shpirtin dhe ta mbulojnë me arabizëm. Kjo nuk është fe, kjo është xhveshje nga çdo gjë kombtare. Një shqiptar i xhveshur nga shqiptaria e i mbuluar me simbolika arabe nuk ka asnjë vlerë në sytë e botës. Dukesh si ardhacak në skenën ndërkombëtare dhe hap rrugën për ndarje të trojeve shqiptare nga fqinjtë sllavo-ortodoksë që janë gjithnjë të uritur për territore.

Po shohim më gjerë: ka një përzgjedhje të elementeve shqiptare që nuk i përshtaten narrativës islamike:

Çdo kryengritje kundër Perandorisë Osmane shihet si faj, heronjtë që luftuan kundër osmanëve paraqiten tradhëtarë të fesë.

Madje edhe kur shqiptarë muslimanë luftuan për liri, lëvdohet Brankoviçi serb që bashkëpunoi me sulltanin, por Gjergj Kastrioti akuzohet si tradhëtar vetëm sepse luftoi kundër sulltanit.

Perandoria Osmane paraqitet si “e mira e shqiptarëve”, shqiptarët si bashkëpunëtorë me të drejta të plota në pushtet, ndërsa shqiptarët e Kosovës shihen si ardhacakë që vetëm fal Perandorisë Osmane “na u dha” territori. Kjo është narrativë serbe!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës herë-herë paraqitet si ushtri islame, Shaban Polluzha quhet “shehit” në një narrativë që nuk ka lidhje me realitetin.


Po çfarë ndodh me Lekë Dukagjinin? Ai fyhet, vihet në rangun e qenieve të urryera, krahas dreqit, vetëm sepse vazhdoi organizimin e shtetit të Gjergj Kastriotit dhe luftën kundër osmanëve edhe 10 vite pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Dhe më keq: fyhet sepse Kanuni i tij konkurroi me sheriatin për 500 vjet, duke ruajtur ligjin shqiptar mbi ligjin fetar.

Në botën islamike që duan të krijojnë këta, nuk ka Rilindje Kombëtare. Po kush e shkroi letërsinë, po kush e mbajti gjuhën dhe kulturën gjallë? Kryesisht bektashë, katolikë, ortodoksë. Pa këta, nuk ka komb, nuk ka histori, nuk ka trashëgimi kulturore. Jo thonë nuk ka qenë rilindje e jona se nuk morën pjesë sunitët. Në fakt sunitët morën pjesë me armë gjatë gjithë kohës, por askush nuk u ka faj që nuk shkruani e nuk lexoni. Kjo shihet edhe sot nëprë xhamitë tuaja!

Nuk ka veshje kombëtare, sepse veshjet arabe, ferexhe, hixhab, poture, dimija, kule etj., kanë zëvendësuar atë që ishte identitet shqiptar.

Çfarë po mbetet nga shqiptaria? Vetëm gjuha shqipe, dhe edhe kjo e përzier me qindëra fjalë turke dhe arabe, jo vetëm ato të kohës osmane, por edhe të sotmet (p.sh. eselamu alejkum) në emër të fesë.

Gjuha shqipe vetëm për vetëm nuk të bën shqiptar – të bën shqipfolës. Shqipfolësi nuk ka komb, nuk ka histori, dhe në sytë e botës duket si kopje e huaj. Askush nuk respekton një kopje të turkut – turqit origjinalë janë aty, në Turqi. Askush nuk respekton një kopje të arabit – arabët origjinalë janë në Arabinë Saudite.

Bota na respekton vetëm si shqiptarë. Jo si kopje të huaj, jo si robër të ideologjive radikale, jo si njerëz pa histori dhe pa identitet.

Fakte tjera në vazhdim:

Shumë predikues radikalë pas vitit 1990 kanë ardhur nga Arabët dhe financohen nga fondacione të jashtme.

Kanuni i Lekës u përdor mbi 5 shekuj si sistem juridik, konkurronte me sheriatin dhe ruante ligjin shqiptar.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe heronjtë e tjerë shqiptarë, luftuan kundër pushtuesve osmane, jo për fe, por për liri dhe shtetësi.

Rilindja Kombëtare, alfabeti shqip, letërsia dhe kultura u zhvilluan nga shqiptarë të besimeve të ndryshme, duke treguar pluralizmin laik të identitetit tonë.

Nëse duam të mbijetojmë si komb, duhet të mbrojmë shqiptarinë, jo kopjen arabe që islamikët radikalë duan të imponojnë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E respektuara znj Majlinda!

    Lexova shkrimin e Juaj dhe më bëri përshtypje të thellë dhe me zgjoi kërshërinë të jap KOMENT.
    E kam të lexuar KANUNIN e Lekë Dukagjinit dhe kam mësuar se:
    Në atë kohë ndër shqiptarë kanë “sundue” dy kanune: ai i Skënderbegut dhe KANUNI i Lekë Dukagjinit, të cilët janë pajtue deri në nji pikë: GJAKU PËR GJAK! Këtu Gjergji nuk asht pajtue me Lekën! Kan bâ Kuvend dhe aty Gjergji ka thanë: Sikur mua të më vret dikush, e për mua merret gjaku duke vré nji çoban, kjo nuk ban!?
    Leka i ka thanë: “Shko në shpi¨e dvete nanën se a je i q’asaj nane dhe q’taij babait!?”
    Gjergji e ka lëshue Kuvendin, ka shktue të shpia* dhe e ka dvetë nanën” – Nana ia ka thanë të vërtetën: …se je veç i imi dhe t’yt at, e i askujt tjetër!” Gjeregji asht kthye në Kuvend dhe u ka thanë:
    “KJOFT MBET SIÇ KA THANË LEKA” DHE ATY JANË PAJTUE KANUNET I TË DYVE.
    *

    Me ndërshmëri e respekt,
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu