ARKIVI:
11 Qershor 2026

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Shkrime relevante

Jusuf Buxhovi për NATO-n dhe trupat ruse në Prishtinë

Jusuf Buxhovi, historian Reagim NATO DHE TRUPAT RUSE NË PRISHTINË - Prej vitesh, politika...

Vlora pas 12 ditësh protesta: mes zhvillimit, korrupsionit, opozitës së lodhur dhe propagandës anti-perëndimore

Luan Dibrani, Durrës Një protestë që nisi si shqetësim qytetar, por po...

Dasma e madhe vazhdon të festohet

Isuf Bajraktari, Suedi Ka libra që i lexojmë për të njohur të...

Kur kuptimi lind nga vet ekzistenca

Lirim Gashi, Prizren Lexim i një meditimi filozofik nga Luljeta Aliu Në shkrimin...

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Shpërndaj

Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit. Për zgjedhjen e institucioneve dhe për ndryshimet kushtetuese kërkohet shumicë e cilësuar, që do të thotë se pa marrëveshje ndërmjet partive shteti vështirë funksionon. Kjo u pa pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe po shihet sërish sot me bllokadën në zgjedhjen e presidentit.
Arsyeja e kësaj gjendjeje qëndron në një trekëndësh gabimesh politike: antagonizëm i skajshëm mes partive, egoizëm politik dhe mungesë tolerance. Në vend që kompromisi të shihet si detyrim shtetëror, ai trajtohet si dobësi. Interesat partiake dhe grupore vendosen para interesit të shtetit.
Edhe në krizën e fundit zgjidhja nuk ishte e pamundur. Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe që tashmë mban qeverinë, shumicën parlamentare dhe kryetarin e Kuvendit, do të mund të tregonte më shumë fleksibilitet politik duke lënë postin e presidentit për një marrëveshje me partitë e tjera. Mungesa e këtij kompromisi e thelloi krizën.
Nga ana tjetër, edhe vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit duket i nxituar, pa u shterur të gjitha mundësitë ligjore dhe politike për zgjidhjen e ngërçit.
Gabimi i tretë ishte vetë sjellja e deputetëve. Boshatisja e sallës së Kuvendit, përkundër obligimit kushtetues për të qenë në seancë, është papërgjegjësi politike që vetëm sa e thellon krizën.
Kur bashkohen këto tri elemente me kokëfortësinë politike, vendimet e nxituara dhe papërgjegjësia institucionale, shteti hyn në bllokadë. Dhe përderisa kompromisi vazhdon të shihet si humbje, Kosova rrezikon të mbetet peng i krizave të përsëritura politike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu