Mbyllja e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, vepër penale më e rëndë se sa pasaktësitë në librin e Shkëlzen Gashit

Shkrime relevante

“Shqiptar” si term: Shqiptarët në mendimin osman të shek. XVIII

Uğur Bayraktar , Turqi ____ Ky artikull shqyrton diskursin që burrështetasit dhe...

Në Shkodër, nën drejtimin e Ndue Sanajt, u zhvillua ceremonia e vendosjes së pllakës përkujtimore në vendin ku, në vitin 1859, Marie Mici, hapi...

Nikolle Loka, Shkodër ____ Shkodër – Sot, me angazhimin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”,...

Muslimanët kërcënojnë me grevë në Venedik pas refuzimit të projektit për xhami

Arnt Jensvoll, Document.no Muslimanët bangladeshas në Venecia kërcënojnë me grevë dhe protesta...

Njoftim për ceremoninë mortore të Dr. Daut Dautit më 6 shtator 2026

Familja Dauti njofton familjarët, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë dashamirët...

George Bush, plaku, për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës

GEORGE BUSH 27 Shtator 1988 I nderuari Joseph J. DioGuardi Dharma e Përfaqësuesve të...

Shpërndaj

Prokuroria Speciale ta arrestoj edhe Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, dhe Fatmir Limajn
Për shkak se, në vitin 2018, Ramush Haradinaj në pozitën e Kryeministrit, Hashim Thaçi në pozitën e Kryetarit të Republikës së Kosovës dhe Fatmir Limaj si kryetar i NIMSA-s në koalicion me PDK-në dhe AAK-në, kanë konsumuar veprën penale të mbylljes së Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë. Kjo është vepër penale më e rëndë se sa pasaktësitë në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” apo edhe të cilit do qoftë autor tjetër, sepse, për dallim nga gabimet, huqjet, keqinterpretimet, dhe shtrembërimet paraqet mohim institucional i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, thua se nuk kanë ndodhur.
Në këtë zbrazëtirë që e kishte krijuar Qeveria e Ramush Haradinajt dhe Presidenca e Hashim Thaçit në koalicion me Fatmir Limajn ose të gjitha së bashku të njohura me etiketat e vetshpallura “krahu i luftës”, “çlirimtarë”, etj., del Shkëlzen Gashi për ta bërë një përmbledhje të krimeve ose mbledhjen e të dhënave që do të duhej t’i siguronte Instituti të cilin “çlirimtarët” e kishin mbyllur. Pas mbylljes së Istitutit, respektivisht më 2020, Dhomat e Specializuara të Kosovës i arrestojnë disa udhëheqës kyç të UÇK-së dhe i dërgojnë në Gjykatën Speciale në Hagë për t’i gjykuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Deri më tani, disa edhe i ka dënuar gjykata, dhe gjasat janë që t’i dënojnë edhe ata që po i mbajnë në paraburgim tash e pesë vite e gjysmë. Themelimin e Dhomave të Specializuara dhe të Gjykatës Speciale nuk e ka votuar Shkëlzen Gashi por kryesisht ata që e mbyllën Institutin për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë. Pse nuk protestuan veteranët e UÇK-së kundër mbylljes së këtij instituti? Ndonëse ata nuk kanë përgjigje, ngjarjet nga realiteti e sqarojnë ambicien e tyre; këtyre u intereson vetëm pushteti dhe plaçka, e jo masakrat dhe krimet e luftës të Serbisë në Kosovë. Pushteti i koalicionit qeverisës dhe presidencial i PDK-së dhe AAK-së posa e mbylli institutin, u angazhua shumë për ndarjen e Kosovës ose krijimin e Serbisë së Madhe në bashkëpunim me regjimin e Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramën. Hashim Thaçi në njërën anë me planin e ashtuquajtur për “shkëmbim territoresh”, kurse Ramush Haradinaj në anën tjetër “Punoj edhe me njerëz nga veriu [i Kosovës] si për shembull, Millan Radojçiq, ose njani që pyetet për gjithçka!” [Ndoshta ai është pyetur dhe ka vendosur edhe për mbylljen e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë!].
Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (shih ikonën e bashkangjitur IKKL, marrë nga faqja zyrtare e tij) u rithemelua pasi Kuvendi i Kosovës më 13 korrik 2023 e miratoj ligjin për rithemelimin e tij. Mirëpo, ekziston rreziku që të njëjtin institut të rithemeluar ta rimbyllin por të njëjtat parti politike që e kishin mbyllur më parë (PDK dhe AAK). Atëherë do t’i jepej mundësia edhe Shkëlzenave tjerë të nxjerrin librat e veta si të dojnë. Pse jo?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu