Pa Shqip, s’ka komb

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Pa shqip, s’ka komb!
Se Kombin e ruan abetarja
Nuk jam kundër fesë së askujt.
Le të besojë kush të dojë, në çka të dojë.
Por po flas për një hall krejt tjetër: identitetin shqiptar.
Se çudi e madhe kjo puna jonë:
Në Kushtetutën e Kosovës nuk të lejohet me e çu shkollën kah errësira,
por disa sillen sikur halli më i madh i shqiptarit paska mbetë minarja më e lartë, e jo shkolla shqipe më e fortë.
Ndërkohë, ne si dy shtete shqiptare, në vend se me u marrë me gjuhën, librin, shkencën, sportin e familjen,
ende sillemi rreth pyetjes më “strategjike” të shekullit:
sa minare i duhen shqiptarit që me harru alfabetin?
Serbia nuk e ka problem xhaminë kur shqiptari nuk flet shqip.
Nuk e pengon minaren kur fëmija harron abetaren.
Nuk i prishet qejfi kur humbet gjuha, emri e kujtesa.
Aty e ka fituar lojën.
Shihe Sanxhakun, shihe Preshevën, Bujanocin, Medvegjën:
kur dobësohet shkolla shqipe, të tjerat vijnë vetë si pasojë.
Edhe në Turqi, miliona shqiptarë mbetën pa emra, pa shkolla e pa gjuhë —
por namazi s’u ndal.
Pra problemi s’qenka feja.
Problemi qenka se shqiptarit ia lejojnë gjithçka, përveç me mbetë fort shqiptar.
Kështu që unë e them troç:
Nuk kam hall kush falet e si falet.
Kam hall kush flet shqip e kush nuk flet.
Kush e mban plisin në zemër, jo vetëm në fotografi.
Kush e nderon flamurin, shkollën dhe emrin e vet.
Se kombi nuk humbet kur beson.
Kombi humbet kur harron.
Prandaj:
më shumë abetare, më pak teatër;
më shumë shkolla, më pak pompozitet;
më shumë shqip, më pak mjegull.
Besimi le të mbetet i secilit.
Por identiteti shqiptar — ai është punë e të gjithëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu