ARKIVI:
7 Qershor 2026

Arkeologët kroat në kërkim të kishës në pronën e babait të Gjergj Musës në Zogaj të Vushtrrisë, shkas për kërkim të identitetit të fshehur

Shkrime relevante

Skënder Muharrem Hoxha , mësuesi atdhetar dhe model i brezave

Arif Ejupi, Gjenevë (Në shenjë nderimi dhe respekti, me rastin e 80-vjetorit...

Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë E vërteta e kombit tonë dihet, por...

Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit...

Një ditë para zgjedhjeve!

Florim Zeqa Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj...

Shpërndaj

Gjergj Musa, Zogaj, Vushtrri

(Musë Musa)

Ishte gushti i vitit 1982,kur në oborrin e shtëpisë sonë në fshatin Zogaj të Vushtrrisë u ndal një makinë me targa nga Zara e Kroacisë.

Nga ajo makinë zbritën tre persona me disa dokumenta në dorë. Atë kohë isha fëmijë 8 vjeç. Pasi u përshëndetën me prindin tim, ata i treguan atit tim se ishin arkeolog nga Kroacia, atëherë pjesë e federatës Jugosllave.

Kërkuan leje për t’u ulur nën hijen e arrës që ishte në oborr për të biseduar, por prindi im ju tha që të hynin në Odë për të biseduar, pasi ishte më e ndershme, por ata than se do hynë pastaj, por njëherë duan t’i vizitojnë themelet e kishës që ishte në pronën tonë.

Prindi im ju tregoj me dorë se ku janë themelet e kishës pasi ishin vetëm 100 metra largë shtëpise sonë. Shkuan qe të tre me atin tim te themelet e kishës dhe gati pas një ore u kthyen prapë në oborr, ku edhe hynë në Odë . Në odë i shërbyem me kafe sipas traditës. Njëri nga ata më pyeti për emrin dhe unë i thash Gjergj e kam emrin, pasi nëna ime më kishe vu këtë emër në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, kurse vllau im dy vite më i madh se unë quhej Skënder, poashtu në kujtim të emrit të Skënderbeut.

Arsyeja pse në dokumente mbaj emrin Musë, është se në vitin 1974 kur unë kam lindur në komunën e Vushtrrisë punonin shqipfolësa turq që ishin vegël e pudhtetit jugosllav dhe në një komunë, siç ishte Vushtrria e asaj kohe, të regjistroje një fëmijë me emer kombëtar ishte e pamundur, por edhe nëse insistoje ftoheshe në bisedë nga UDB-ja.

Zyrtari komunal më kishte regjistruar me emrin Musë, në bazë të mbiemrit Musa, pasi ati im nuk kishte tjetër emër si opsion pos atij Gjergj. Pasi prindi im ju tregoj arkeologëve se nëna ime më kishte vënë emrin Gjergj në kujtim të Gjergj Kastriotit, arkeologët kroat mbetën të mahnitur, ku njëri nga ta ishte Arbanas nga Zara.

Ata i than atit tim se kisha është Ilire dhe duhet të kujdeseni pët të. Nga ajo ditë në mendjen time filluan të shtjellohën mendime të turbullta deri atëherë , se si ka mundësi që kisha është e jona dhe ne nuk luteshim në të, pasi si fëmijë nuk kisha njohuri se ne kishim qenë në të kaluarën të krishter.

Pasi arkeologët shkuan fillova ta pyesja atin tim se pse kisha është e jona dhe pastaj prindi im disi i lehtësuar më tregoj me krenari se ne kemi qenë katolik në të kaluarën dhe më tregoj për paraardhësit e familjes time, duke filluar nga unë. Prindi më tha ti e ke emrin Gjergj je i Rrahimit, unë jam i Avdullahut – Avdullahu i Zenullahut – Zenullahu i Fejzullahut-Fejzullahu i Alisë – Alia i Musë – Musa i Dedës-Deda i Kolës-Kola i Markut-Marku i Lekës.

Pastaj e pyeta për Gjergj Kastriotin dhe më tregoj se edhe ai ka qenë Katolik. Ajo ditë ishte kthesë në jetën time sepse si fëmijë bluaja në kokën time se si kanë mundur të rrjedhin gjërat deri këtu.

Në moshën 19 vjeç emigrova në Gjermani dhe pata fatin të njohë shumë Shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria të besimit kattolik me të cilët shoqërohesha me një dëshirë të zjarrtë.

Gjergj Musa kthehet vullnetar nga Gjermania në radhët e UÇK-së

Në moshën 22 vjeçare pasi mësova shumë gjëra nga Bibla në gjuhën Shqipe dhe kujtimit fëmijërorë se kisha në fshatin tim ishte e jona, vendosa të pagëzohen.

Pagëzimin e kam bërë më 09.03.1997 në kishën katolike ShënElizabetë në Wolfsburg të Gjermanisë. Pas plot një viti filloj lufta në Kosovë dhe nga Gjermania u ktheva vullnetar në radhët e UÇK-së. Familja ime e gjerë e dinin që unë jam pagëzuar dhe e dinin edhe arsyen pse dhe çdoherë bisedonim për ndërtimin e një kishe të re po në pronën tonë dje mendjen e kishim të pagëzimi i gjithë familjes në momentin e parë të volitshëm.

Më 28 Nëntor 2024 fillimisht unë i pagëziva dy fëmijët e mi Morea dhe Agron në Famullinë e Llapushnikut në meshën e shejt për nder të ditës së flamurit kombëtar dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ky veprim ishte për të vlerësuar reagimin e rrethit dhe për të përgatitur rrugën për pagëzimin e pjesës tjetër të familjes, siç edhe ndodhi më 21 prill 2025 të hënën e parë të Pashkëve , ku u pagëzuan gjithësej 28 antarë të familjes time të gjerë.

Ajo ditë gushti e vitit 1982 ishte një kthesë historike për familjen time në kërkimtë rrënjëve tona për rikthim në identitetin Arbëror.

Tani gjërat kanë ndyshuar për të mirë, sepse jemi të pagëzuar shumica e familjes së gjerë. Në biseda të shumta me Ipeshkvinë e Kosovës dhe bashkëpunim të thellë me Famullin e Llapushnikut dhe famullitarin e saj don Fran Kolaj i cili është edhe Vikar i Ipeshkëvisë së Kosovës, më 24 prill do e bartim zyrtarisht pronën në emër të famullisë Shën Flori e Lauri, pasi kisha që do ndërtohët në komunën e Vushtrrisë në fshatin Zogaj (Zagorë),do mbaj emrin Shën Flori e Lauri dy martirët e parë të krishter Dardan që u martirizuan më 18 gusht të viti 324 në Ulpian në Dardaninë Antike, ku edhe me këtë datë, pra më 18 gusht 2026 do vendoset gurëthemeli për ndertimin e Kishës Katolike në komunën e Vushtrrisë.

Ky ishte një rrugëtim i gjatë i familjes time për rikthim në rrënjët tona të krishtera.

Vushtrri, më 16 prill 2026

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Ju lumte zoteri jeni krenari kombetare
    Po te vedisohemi
    ?qdo qytet,qdo fshat i ka ende rrenjet e kishave,Shpresoj te arrij kjo ndjenje dhe guxim atdhtetar!

  2. Z. GJERGJ, URIME, HIRE DHE BEKIME PËR JU, FËMIJËT DHE FAMILJËN!
    Histori e hidhur, mirënjohje dhe respekt për shtegtimin e guximin e juajë, në rrugën e HYUT dhe KOMBIT!

  3. Edhe unë jam nga Vushtrria më saktë me prejardhje nga fshati Begaj aktualisht jemi dy nga Krasniqët që jemi pagëzue por më vjen mirë që dikush i ke paraprirë këtij rikthimi që aktulisht ka një rritje goxha të mirë pra kthimi tek rrënjët

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu