Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale, miratoi një Rezolutë për shqiptarët Autokton, që jetojnë në trojet e veta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kosova me këtë Rezolutë, në raport me Serbinë, do të ia lehtësojë në bisedimet që do të zhvillohen, dhe është një Reciprocite, që do të duhej të vlejë ku të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku që të njëjtat të drejta t’i gëzojnë edhe shqiptarët etnik në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc.
Kjo rezolutë, me propozimin e paraqitur disa ditë më parë, me arsyetimin e bazuar, e adresuar Kryeminstrit Albin Kurti, Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit të LVV, si Grupi më i madh Parlamentar në këtë Legjislatur.
Më vjen mirë që propozimi i adresuar është përkrahur plotësisht, edhe nga subjektet tjera të kësaj Legjislature.
Si propozues, dhe si pjesëmarrës në seancën e rregulltë, në pikën që është diskutuar dhe miratuar kjo Rezolutë, vlen të përshendetët.
Miratimi tregon dhe paraqet një akt se Republika e Kosovës, edhe më tej do të vazhdon të afroj mbështetje, angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine.
—
Jam tejet falenderues që propozimi im tanimë Rezolut e miratuar…!
—
Prishtinë,datë 24 prill 2026, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 73 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, salla plenare e Parlamentit, seanca e rregullt-diskutuar dhe miratuar sipas pikës 13-të nga rendi punës të Legjislaturës së 10-të.
https://www.facebook.com/share/p/1GqiTot7vi/
*Fillimisht propozimi mbi Rezolutën me shkrim i adresuar me arsyetim të bazuar, më 20 korrik 2022, drejtuar instancës më të lartë të Republikës së Kosovës, pastaj propozimi mbi miratimin e Rezolutës i përsëritur me shkrim si adresim me arsyetim të bazuar, më 12 prill 2026, drejtuar instancës më të lartë të Republikës së Kosovës, për shqiptarët Etnik-Autokton, që jetojnë në trojet e veta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për caktimin e një pike të posaqme nga Parlamenti i Kosovës, dhe pas draftimit dhe shqyrtimin përmesë diskutimit, në miratimin e një-Rezolute për avancimin e përkujdesjes institucionale. Rezoluta e propozuar është miratuar, datë 24 prill 2026.


