
Pirro Prifti, Tiranë
Në një emision televiziv z. Gjergji Bojaxhi spjegon se ka gjetur me ADN- pasardhësit e Skënderbeut në Dibër!
Sipas tw dhënave Përbërja genetike sipas linjave Atërore shqiptare apo Y-DNA sipas haplogrupeve, është studjuar mirë nga të huajt dhe shqiptarët që në vitin 2017 me `Projektin shqiptar të ADN albanian bloodlines` të testuar në FTDNA, YSEQ, dhe Geno 2, dhe është konstatuar se kromozomi Y i shqiptarëve në shumicë të madhe dominohet nga tre Y-DNA haplogrupe: E1b-V13, J2b2-L283, dhe R1b-M269 (BY611 dhe PF7563).Duke u bazuar nga ADN të eshtrave antike të deritanishme si dhe shpërndarja filogjenetike, dy nga haplogrupet kryesore që sot gjenden midis nesh, J2b2-L283 dhe R1b-Z2103.
Studiuesi Gjergji Bojaxhi thote se E-V13 është linjë neolitike dhe se neoliti është periudha pellazgjike. Kemi linjë mashkullore nga periudha pellazgjike. Hyrja e këtij degëzimi në Ballkan është diku tek 3000 vjet.
Në këtë rast Gjergj Bojaxhi nuk thote te verteten persa i perket ADN se banoreve te fshtrave Kastriot. Askush nga fisi i Kastrioteve nuk gjendet aty. Emri ka mbetur per hir fames dhe jo se ka ndonje pasardhes aty.
Këtë e vërteton Studiuesi etnograf Dhosi Liperi ne Librin e tij prej 725 faqesh `Mitologjia Skenerbejane`.
Studiuesi Dhosi Liperi i cili ka shkelur dhe mbledhur te dhëna për Skënderbeun dhe Familjen e tij që nga viti 1929 e deri kur në Konfernecën e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbajtur në vitin 1968, referoi disa të dhëna interesante për familjen Kastrioti, si ato për largimin e eshtrave të Heroit Kombëtar në një vënd të paditur akoma brënda apo jashtë Shqipërisë, duke kundërshtuar Barletin i cili shkruante se…. eshtrat e Gjergj Kastriotit u morën nga ushtarët osmanë të cilët i përdorën si maskota (nuska), apo duke përmëndur se Gjergj Kastrioti kishte edhe një vajzë e cila u vra në një nga betejat.
Kjo gjë u prit keq nga udhëheqja dhe Diktatori si dhe për pasojë edhe nga pjesmarrësit. Pas dy javësh Studiuesi Dhosi Liperi, pësoi infarkt dhe ndërroi jetë i pa respektuar nga askush në atë kohë, por vepra e tij mbeti dhe duhet lexuar edhe nga akademistët dhe studiuesit tanw të respktuar.
Studiuesi etnograf Dhosi Liperi, në librin e tij konfirmon se banoret e fshatrave te Dibres Kastriot e përreth janë të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë, sepse vendalinjtë e atëhershëm apo nativët, përfshi dhe fisin e familjes Kastrioti, u larguan dhe iken pas pushtimit osman 1479, për në Itali..
Kjo shkruhet ne faqen 41 te librit te studiuesit etnolog Dhosi Liperi ‘Mitologjia Skënderbejane’ se banoret jane te ardhur ne fshtrat perrerh fshtatit Kastriot te Peshkopise (Diber). Banoret origjinale kane ikur ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut Shiko më pak. Teksatualisht shkruhet sipas Dhosi Liperit që u ka marrë dëshminë sipas të folurës zonale me gojë banorëve të asaj zone që nga viti 1929: ``Kastriotasit, mas vdekjes së Skanderbeut kanë hikën`itali e ne jami të ardhun, dikush prej Leshi, dikush prej Toskënie. Në Sondoholl fisi Zon, Merdin, Matohasanaj. Këto tre Kabile (fise) kanë ardh prej Toskënije. Mahmut Kasne, fis prej Kruje, e ka babën Fetah, xhyshin Mahmut, stërgjyshin s`e dij. Xhaksin `natë kohë e ka derdhë (e ka larguar) popullin. Pastaj ata më folën për kodrën e Gështenjës, Kodrën e Madhe, e për kopshtin e Gjonit që gjënden pranëë katundit, përtej prroit të Kastriotit. Për kopshtin e Gjonit thuhet se ka qënë e Gjon Kastriotit….“
Këtu duhet bërë një dallim midis Kërkimeve genetike të z. Gjergj Bojaxhi dhe kërkimeve etnografike të Etnografit Dhosi Liperi.
Nëse Studiuesi Gjergj Bojaxhi thotë se: “ADN ka shumë ekzaktësi dhe prandaj përdoret në shumë fusha të jetës. Y trashëgohet nga babai tek i biri. Y është një linjë mashkullore, që lëviz në kohë dhe në hapësirë gjeografike. E-V13 është linjë neolitike. Neoliti është periudha pellazgjike. Kemi linjë mashkullore nga periudha pellazgjike. Hyrja e këtij degëzimi në Ballkan është diku tek 3000 vjet“ dhe se shqiptarët kanë linjë mashkullore nga periudha, që në gjuhën popullore, e njohim si pellazgjike. Ai shtoi se ky degëzim E-V13, ka hyrë në vendin tonë në epokën e bronzit dhe hekurit. Ai deklaroi se 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire- kjo është e vërtetë.
Sidoqoftë i vërtetë është edhe studimi 30 vjeçar i Dhosi Liperit se Banorët e Zonës së Peshkopisë si Kastriot, Sodoholl, dhe fshatrat përreth ku kanë banuar fisi i Kastriotëve, kur shkruan se banorët që pyeti i thanë “…se ne jemi të gjithë të ardhun..“.
Pra duke qënë të ardhun nga zona të tjera të Shqipërisë, natyrshëm që Y-ADN dhe dy haplogrupet e gjëndura aty, i përkasin rracës shqiptare do të jenë shqiptarë, por se e pavërteta e z. Bojaxhi, qëndron se aty nuk ka asnjë banor nga fisi i Kastriotëve sipas faktit të dhënë nga banorët e hershëm të asaj zone. Ndoshta e ka thënë për show…..gjë që nuk kërkohet nga një studiues serioz.
Fakti që banorët kanë kujtesë për Heroin Kombëtar dhe për zonat ku ai dhe familja e tij kanë jetuar aty, kjo kuptohet vetvetiu, por mendoj se nuk duhet ngatërruar opinioni publik se aty ka individë nga Familja Kastrioti, sepse historikisht dihet që ata janë larguar të tërë sigurisht nga frika e raprezaljeve, pas viteve 1479 kur Sulltan Mehmet Fatihu pushtoi Arbërinë dhe Epirin dhe janë në Napoli dhe në Italinë e Jugut.
Kjo do te thotë se historia e Heroit kombëtar mbeteti e gjallë si në atë kohë ashtu edhe sot tek këto zona dhe kudo në shqipëri apo ku jetojnë shqiptarët.


