Shkrimtari e regjisori Reshat Sahitaj me Gjemi Shija-n, zëdhësin e dikurshëm të NATO-s, nga koha e luftës në Kosovë
____
____
EKSKLUZIVE PËR SITUATEN AKTUALE/ 15.09.2026
____
Sipas Ganimete Musliut , nëse Hashimi denohet duhet te denohen edhe kreret e NATOs. Dikur Millosheviqi mendonte nese po denohej ai, duhët denuar edhe Klintoni, Ollbrajti, Sollana etj
Deklaratat e disa përsonalteteve politike si: “Do ta kallim Kosovën”, “ Edhe NATO duhët të përgjgijet”, “Do ta armatosim popullin” etj, janë shumë të rrezikshme për ardhmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe shtetndertimin e mirëfilltë.
Pas këtyre deklaratave debile, nuk qendron Serbia, por megalomannia e disave nga patriotizmi i sforcuar nga mediet, duan të bëjnë gara se sa shumë e duan lirimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Cili është armiku ynë që do ta kallim Kosovën? Nëse e armatosim popullin , kë duhët ta vrasi ky popull i armatosur? Pse NATO është përgjegjëse?
Sipas Ganimete Musliut , nëse Hashimi denohet duhet te denohen edhe kreret e NATOs. Dikur Millosheviqi mendonte nese po denohej ai, duhët denuar edhe Klintoni, Ollbrajti, Sollana etj.
PËRGJIGJET NE KETO TRI PYETJET
NATO nuk ishte aleate e UCK-së, por UCK ishte në shërbim të forcave Verio-Atlantike, për lehtësimin e largimit të forcave serbe nga Kosova. Vetem me bombardime nga ajri, asnjê shtet nuk mundet të okupohet, pa ndihmen e forcave tokësore. Gjatë luftës që është duke u zhvilluar në mes SHBA dhe Iranit, amerikanet janë duke bombardue me armet më të sofistikuara, mirëpo Irani vazhdon tê reziston. Amerikanet dhe Izraeli kerkuan ndihmen tokësore të rebelëve kurdistan që ata të vepronin në terren, mirëpo Turkia e refuzoi nga frika se kurdistanet munden te krijojnë shtetin e tyre. Pra, Amerika nuk ështe aleate e forcave kurdistane ne Iran, por u takuan më shefin e tyre për të kerkoi ndihmen kundër postblloqeve dhe forcave tokësore iraniane. E njejta gjë ka ndodhur edhe me UCK-ën, të cilët luftuan për çliimin e Kosovës, e për fatin tonë Amerika dhe Evropa e perkrahen pavarësinë e Kosovës.
3. NATO, para çdo bombardimi e ka lajmëruar Serbinë 24 orë perpara se cilat vende do i bombardonte të nesërmen, për te evituar vrasjen e civilëve që mund te gjendeshin në afërsi te objekteve që do bombardoheshin. Të bombardohen caqet ushtarake dhe policore, është normale ne gjendje lufte, por sikur NATO te kishte bombarduar civilet serbë do bënte krime kundër njerëzimit, e këtë nuk e kanë bërê. Pra, Ganimetja te bëjë gjumë reaht se NATO nuk vehet para Gjykates se Hagës, ngase kështu mendonte dhe të nejten kerkesë e ka pasur edhe Millosheviqi i cili vazhdimisht ka kerkue qe M. Ollbrajti e Klintoni me Toni Blerin e Shirakun të denoheshin per krime lufte që e bombarduan Serbinê.
2. Nëse e armatosim popullin, ne do shkaktojmë vëlla-vrasje, sepse nuk kemi armik. Haga nuk është armik, sepse ata ishin që na çliruan.
1. Nëse e kallim Kosovën, e kallim vetëveten
PS/
Këtyre dhe tjerëve qe shesin patriotizëm , dhe mburren se paskan luftuar dhe vrarë serbë, po ju tregoj se unë me një rezolutë e aprovuar ne Parlamentin Europian kam vra qindra serbë e branda disa viteve janë aprovuar mbi 29 rezoluta kunder Serbisë. Unë vetem me ndikimin tim bera qe Adem Demaçi te fitonte çmimin me prestigjioz nga Parlamenti Europian me 1991, qe ky çmim ka vra qindra serbë, unë brenda disa viteve bera qe te prishen relacionet diplomatike 3 herë Jugollavi- Belgjikë, Unë me dhjetra herë jam takuar me Lord Karringtonin, Brckamn etj dhe bera qe Konferenca e Paqes te hapte edhe seksionin per Koove (lexo librin nga Gert Ahrens “Diplomacia pas thikës Washington DC 2010).
Nêse TV dhe rrejtet sociale ua transmetojnë edhe kur pordhni, mos mendoni qe jeni te mençurë!


