Telegram ngushëllimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” rreth ndarjes nga jeta të Flora Brovinës

Shkrime relevante

Beteja e Vjenës më 12 shtator 1683 shpëtoi Europën nga myslimanët

Fitorja e Mbretit Jan III Sobieski kundër myslimanëve në betejën e...

Telegram ngushëllimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” rreth ndarjes nga jeta të Flora Brovinës

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta...

Çfarë na mëson një studim kritik mbi fiset shqiptare për leximin e historisë së Peshterit

Ismet Azizi, Gjilan Kur fisi largohet nga territori, a zhduket edhe...

Shpërndaj

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të humanistes, poetes e atdhetares së shquar Dr. Flora Brovina.

Kosova humbi një grua të jashtëzakonshme, humaniste, mjeke, poete dhe veprimtare të palodhshme, e cila me guximin dhe përkushtimin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kujtesën tonë.

Dr. Flora Brovina ka qenë një përkrahëse e madhe e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” si dhe kauzës për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë. Ishte ndër të parat që ka përkrahur iniciativën tonë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së Dr. Flora Brovinës si dhe të gjithë të afërmve e miqve të saj të shumtë.

Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Flora Brovinës!

Gjenevë, më 15 shtator 2026

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu