Dita “D” për drejtësinë ndërkombëtare

Shkrime relevante

Dita “D” për drejtësinë ndërkombëtare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan  ____ 16 Shtatori 2026 do të mbetet një...

Krerët e UÇK-së para verdiktit, historia para tyre

Basri Beka, Prishtinë ___ Nesër shpallet verdikti për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Nuk është vetëm imami Irfan Salihu, “historinë” e interpretojnë si serbë dhe turqë edhe imamë të tjerë

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Irfan Salihu është vetëm një emër që...

Më 11 shtator 2001 nga terroristë të Al-Kaedës, në mesin e atyre që e humbën jetën ishin edhe tre djem të kombit shqiptar: Rrok...

Elizabeta Mrijaj ___ Gjenerata ime, gjenerata e mijëvjeçarëve, është ndër gjeneratat e fundit...

Kristianofobia, sipas Elizabeta Mrijajt

Elizabeta Mrijaj _____ KRISTIANOFOBIA ____ PARAGJYKIMI PËR TË CILIN NE SHQIPTARËT FLASIM PAK! ____ Me shekuj, të...

Shpërndaj

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan 
____
16 Shtatori 2026 do të mbetet një nga ditët më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës. Sot, në Hagë, pritet shpallja e aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur me vite.
Për popullin e Kosovës, kjo nuk është vetëm një ditë gjyqësore. Është ditë pritjeje, besimi dhe shprese se drejtësia do të mbështetet mbi prova, mbi ligj dhe mbi parimin themelor se çdo i akuzuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet përtej dyshimit të arsyeshëm.
Lufta e Kosovës nuk mund të shkëputet nga konteksti historik në të cilin ndodhi. Në vitet 1998–1999, Kosova u përball me dhunë, represion dhe dëbime masive nga forcat e regjimit të Slobodan Millosheviqit. Në këtë rrethanë u zhvillua edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila për popullin shqiptar të Kosovës ishte luftë për çlirim dhe liri.
Ndërhyrja e NATO-s dhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova shënuan kthesën vendimtare të konfliktit. Mbështetja ndërkombëtare për ndalimin e dhunës dhe krijimin e kushteve për kthimin e refugjatëve ishte pjesë e një zhvillimi që çoi në përfundimin e luftës dhe vendosjen e Kosovës nën administrim ndërkombëtar.
Edhe në planin juridik ndërkombëtar pati një moment të rëndësishëm: më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ky opinion nuk ishte gjykim mbi UÇK-në apo mbi përgjegjësinë penale të individëve, por mbetet një pikë e rëndësishme në historinë juridike të Kosovës.
Në këtë histori nuk mund të anashkalohet as raporti i Dick Marty-t në Këshillin e Evropës, i cili ngriti pretendime të rënda, ndër të tjera edhe për trafikim organesh. Megjithatë, pretendimi nuk është provë dhe raporti nuk është aktgjykim gjyqësor. Në çështjen aktuale ndaj katër krerëve të UÇK-së, trafikimi i organeve nuk është pjesë e akuzave të aktakuzës operative.
Prandaj, besimi ynë në drejtësinë ndërkombëtare është i qartë: gjykata duhet të vendosë mbi prova dhe mbi ligj, jo mbi konsiderata politike apo narrativa të krijuara jashtë sallës së gjyqit.
Ne nuk kërkojmë privilegj dhe as drejtësi të njëanshme. Kërkojmë vetëm zbatimin e të njëjtit standard që duhet të vlejë për çdo njeri, për çdo popull dhe për çdo palë.
Drejtësia nuk duhet të jetë as shqiptare, as serbe, as politike; ajo duhet të jetë drejtësi.
Prandaj, në këtë Ditë “D”, ne presim me besim dhe qetësi vendimin e Gjykatës Speciale. Nëse provat nuk e dëshmojnë përgjegjësinë penale të të akuzuarve, atëherë shpresa jonë është që drejtësia të çojë në pafajësinë dhe lirimin e ish  krerëve të Ushtrisë çlirimtarëve të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit si çlirimtarë të vërtetë.
Prandaj Kosova nuk kërkon favor nga drejtësia ndërkombëtare.
Kosova kërkon vetëm drejtësi.
Dhe historia mund të debatohet gjatë, politika mund të ndryshojë, por drejtësia duhet të mbetet gjithmonë drejtësi.
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
LIRIA KA EMËR – UÇK!
Më 16. Shtator 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu