Sot në Tiranë e me Jusuf Buxhovin, shkrimtar i shquar, historian, publicist dhe mendimtar i njohur i çështjes kombëtare shqiptare 

Shkrime relevante

Kush guxoi t’ia gjymtonte Kronin e Çlirimit, Heroit Husen Gega…!?

Sak Muji, Zvicër - Rugovë KUSH GUXOI T’IA GJYMTONTE KRONIN E ÇLIRIMIT...

Humbje e legjimitetit po se po, po garancia për llogaridhënie?!

Edi  Rama Ismet M. Hasani, Suedi ____ Fitorja në zgjedhje (11 majit 2025) i...

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike të konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Shpërndaj

Sot në Tiranë pata kënaqësinë të takohem me mikun tim, shkrimtarin e shquar, historianin, publicistin dhe mendimtarin e njohur të çështjes kombëtare shqiptare, Jusuf Buxhovin.
Sa herë vjen në Tiranë, Jusufi sjell me vete edhe libra të rinj. Kësaj here më dhuroi dy veprat e tij më të fundit: “Pasluftat e mia” (1946–1999 dhe 2000–2026), me kujtime, biseda e dëshmi, botim i Shtëpisë Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, si dhe “Lufta e fshehur Anteu”, vepër në prozë.
Jusuf Buxhovi është një nga personalitetet e rëndësishme të kulturës shqiptare bashkëkohore. Si shkrimtar, historian dhe publicist, ai ka ndërtuar një vepër të gjerë ku letërsia, historia, kujtesa dhe mendimi kombëtar ndërthuren në mënyrë të veçantë. Përmes romaneve, studimeve historike, publicistikës dhe dëshmive të tij, Buxhovi ka përcjellë në kulturën shqiptare një pjesë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, nga kujtesa historike e deri te zhvillimet e ditëve tona, duke e parë fatin kombëtar në raport me kohën, identitetin dhe sfidat e së ardhmes.
Në tregun e librit të Tiranës, Jusuf Buxhovi është i pranishëm që nga vitet ’80, me romanin e njohur “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, ndërsa prej themelimit të saj, Nacional ka pasur nderin ta ketë bashkëpunëtor dhe mik të çmuar.
Biseduam për librat e rinj, projektet e tij krijuese, letërsinë, historinë dhe zhvillimet kombëtare, por edhe për riorganizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe nevojën për një bashkëpunim më të strukturuar të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe hapësirat e tjera shqiptare.
Në këtë kuadër, Buxhovi shprehu mbështetjen për idenë e bashkërendimit të veprimtarive letrare e kulturore, për një treg më të integruar të librit shqip, festivale e aktivitete të përbashkëta dhe, mbi të gjitha, për një prani më të fuqishme të kulturës shqiptare në hapësirën ndërkombëtare.
Një takim mes dy miqsh të letrave, por edhe një bisedë për librin, kujtesën, historinë dhe të ardhmen e kulturës shqiptare.
Nacionale

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu