KUSH LUAN ME AMERIKËN, LUAN ME KOKËN E VET: TË NGRE NË QIELL, POR KUR TË LËSHON, TË BËN PËRSHESH!
Çudi si “Gjorgj Washingtoni i Kosovës” përfundoi i arrestuar dhe i dënuar në Hagë, në një proces ku kanë marrë pjesë edhe prokurorë e gjykatës amerikanë.
Por le ta kthejmë historinë pak prapa.
Kur NATO-ja dhe Amerika hynë në luftë për çlirimin e Kosovës, “Gjorgj Washingtoni i Kosovës” dhe rrethi i tij, e kuptuan se lufta po hynte në fazën vendimtare.
Ata u organizuan politikisht e ushtarakisht dhe, sipas këtij këndvështrimi, i kthyen armët kundër kundërshtarëve politikë, veçanërisht ndaj Rugovës dhe LDK-së, me synimin për ta marrë pushtetin pas luftës dhe për t’i zbatuar marrëveshjet e lidhura më herët me shërbimin francez, të cilat, sipas këtij interpretimi, më vonë u reflektuan edhe në ndarjen e Mitrovicës.

Sipas asaj që u pa deri sot zbatimi i këtyre planeve nuk mund të bëhej pa eliminuar politikisht e fizikisht Rugovën dhe rrethin e tij të LDK-së. Prandaj, unë e shoh këtë si një strategji të polarit dhe rrethit të ti që, ka reflektuar para luftës, gjatë luftës dhe pas saj.
Ka edhe rrëfime tronditëse për vrasjen e një ushtari në rresht vetëm pse kishte përmendur emrin e Rugovës.Për mua, këto nuk janë thjesht dyshime, por pjesë e një historie të dhimbshme që ende nuk janë ndriçua plotësisht.
“Ndërkohë, burime ndërkombëtare kanë dokumentuar raste të dhunës politike dhe vrasjeve të kundërshtarëve politikë pas luftës, përfshirë edhe figura e aktivistë të LDK-së.”
Dhe këtu shtrohet një nga pyetjet më të rënda të historisë së pasluftës:
A u përdor dhuna ndaj kundërshtarëve politikë për të siguruar pushtetin pas luftës?
NJË PYETJE PËR OPOZITËN
A më tregoni pse nuk e shliruat veriun për 20 vjet, kur e njëjta Amerikë ishte këtu?
Amerika ishte këtu. NATO-ja ishte këtu. Edhe kur ju, opozitarët e sotëm, ishit në pushtet, Policia e Kosovës ishte po ajo.
Pse nuk vepruat atëherë për ta shtrirë autoritetin e shtetit në veri dhe për ta larguar ndikimin e strukturave kriminale?
Pse nuk e bëtë ju për 20 vjet, por pritët Kurtin të vinte në pushtet për ta marrë këtë barrë dhe për të ndërmarrë hapa në veri?

Dhe sot, pikërisht ju që për dy dekada e patët këtë mundësi, e shani dhe e etiketoni Kurtin si “antiamerikan”.
ANI, KUR THONI SE KURTI ËSHTË KUNDËR AMERIKËS…
Po të ishte Kurti vërtet kundër Amerikës, a mendoni se Amerika nuk do ta dinte si të vepronte?
Por sot Kurti vazhdon të jetë në krye të shtetit, ndërsa ju, që për vite e drejtuat Kosovën, përballeni me një realitet krejt tjetër politik. Ju, shokët e Polar-it, që i besuat dhe bashkëpunuat me një të pabesë, të cilit ia patë sherrin ju dhe krejt Kosova, përfunduat më së keqi. Pa të keqen e Hitit, Pajazitit, Cenës e Rushitit, sot po përballeni me përgjegjësinë që drejtësia e përcaktoi më 16 shtator.
Me një fjalë: Polari e ndërtoi gjykatën, e solli drejtësinë, i akuzoi shokët me qëllim që të shpëtonte vetë dhe, në fund, përfundoi vetë në të.

“Gjorgj Washingtoni” i Joe Bidenit
Mos harroni: pa Amerikën dhe NATO-n, Kosova nuk do të çlirohej.
Prandaj marrëdhënia me SHBA-në nuk është lojë personale. Është aleancë strategjike që kërkon besim, përgjegjësi dhe respekt të interesave të përbashkëta.
Amerika të ngre kur të beson. Por askush nuk mund të luajë k… me të. Këtë e ka provuar edhe “Gjorgj Washingtoni i Kosovës”.
Nga “Gjorgj Washingtoni” në “Gjogun e Brojës”.
Me një fjalë: nga presidenti në birucë!
KUSH LUAN ME AMERIKËN, LUAN ME KOKËN E VET!



