Përplasja diplomatike me atasheun ushtarak të Serbisë

Shkrime relevante

Maskat de Flamingo

Blerim Nika, Zvicër I ashtuquajturi “Revolucioni de Flamingo” është orkestrim i forcave...

Përplasja diplomatike me atasheun ushtarak të Serbisë

Gjenerali Serb Bozhidar Jankoviq, që ka bërë shumë masakra në Kosovë...

Deçani në zemër të mërgatës – libër, diplomaci dhe krenari kombëtare në Cyrih e St. Gallen

Islam Sadiki - St. Gallen ____ Promovimi i librit “Krimet serbe në Kosovë...

Klithma e një biri të Arbërisë për atdheun e tij

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Shqipëri, varrin tënd nuk do ta hapin! Klithma...

Muharrem Salihi: “Sot votova në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë, në vendlindjen time, për zgjedhjet parlamentare në Serbi”

Muharrem Salihu, Tupallë, Medvegjë ____ Te dashur miq, Sot votova në shkollën fillore “Zenel...

Shpërndaj

Gjenerali Serb Bozhidar Jankoviq, që ka bërë shumë masakra në Kosovë menjëherë pas pushtimit të Perendorisë Osmane, pushtim që zgjati për disa shekuj, si dhe i njohur për Masakren e Lumës në Shqipëri. Si shpërblim për gjenocidet ndaj shqiptarëve, Serbia e emërtoj Hanin e Elezit me emrin e tij, emër që e mbajti deri sa u lirua Kosova në vitin 1999.

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë

” Jam shumë krenar që jam shqiptar  ”

Për zhvillimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajon apo më tej në sallën e brifingjeve  të atasheve të huaj ushtarak të MM në Ankara – Turqi zhvilloheshin konferenca . Pak ditë nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi trupat serbe në Kosovë , atasheu ushtarak i Serbisë akuzoi rëndë “‘Organizatën terroriste të UÇK-së” dhe qeverinë shqiptare që e armatoste dhe e mbështeste atë. Në krahun tim kisha atasheun ushtark të SHBA, kolonel Karlinin, i cili gjithmonë ishte në krahun tim sipas radhitjes alfabatike . Natyrisht unë , isha objektivi  i drejtpërdrejtë që akuzohesha. Më akuzohej shteti im që përfaqësoja dhe lufta e drejtë çlirimtare që kishte nisur Kosova, pjesa e rëndësishme e kombit shqiptar, për tu çliruar nga pushtuesi Serb. Duhej qetësi dhe argumenta bindëse, mbasi në sallë të ndiqnin me shumë kujdes 100 atashe ushtarakë nga 100 vendet e botës. Ata mbanin shënime të plota dhe u dërgonin informacionet e nevojshme vendimarrësve të politikës në vendet e tyre… Kërkova që në mur të zgjerohej harta e Ballkanit, ku hapësirat e Botës Shqiptare të ishin plotësisht të dukshme.

Shpjegova padrejtësitë historike që i ishin bërë kësaj bote dhe pastaj u përqëndrova tek Kosova. Argumentova se ajo nuk përbën “djepin e Serbisë“, por është pushtuar prej saj.

Në vitin 1912 Mbretëria e Serbisë e pushtoi Kosovën.  Pushtimi i Kosovës nga Serbia në vitin 1912 u shoqërua me krime të rënda ndaj popullsisë shqiptare. Pas pushtimit të Kosovës u zbatua politika e dëbimit të shqiptarëve për në Anadoll. Ndaj shqiptarëve që nuk i lëshuan trojet dardane, serbët ndoqën politikën e forcës, të gjenocidit dhe të kolonializmit.

Kosova është një territor i pastër shqiptar. Serbët kanë përdorur metodat e luftëtarëve mesjetarë të pushtuesve kolonialistë: shfarosjen e popullatës shqiptare nën pretekstin e zhvillimit të operacioneve ushtarake, çarmatosjen e popullatës shqiptare dhe shtypjen e qëndresës së armatosur të shqiptarëve.

Në vitin 1912 dhe 1913 serbët kanë vrarë 120.000 shqiptarë .Qindra fshatra janë goditur me armatime të rënda, artileri dhe topa. Një numër i madh i fshatrave në Kosovë, por edhe në Maqedoni  janë djegur. Të paktën 50.000 shqiptarë, për tw shpëtuar jetën nga masakrat e forcave ushtarake serbe  u detyruan t’i braktisin trojet e veta  dhe të ikin për në Turqi dhe Shqipëri .  

Prej vitit 1918 deri në vitin 1938 ushtria pushtuese serbe ka djegur dhe ka shkatërruar 320 fshatra shqiptare. Vetëm në periudhën e viteve 1918-1921, në viset shqiptare serbët kanë bërë një terror, deri atëherë të paparë në Europë: kanë vrarë 12.346 vetë, kanë burgosur 22.160 vetë, kanë plaçkitur 50.515 shtëpi, ndërsa 6.125 shtëpi i kanë djegur.

Politika e pastrimit etnik

Pas politikës së dhunës dhe të pastrimit etnik të trojeve shqiptare, Serbia zbatoi politikën e kolonializimit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare me kolonë serbë dhe malazezë.

Në pronat e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë, qeveria serbe solli mbi 20.000 familje serbe, ndërsa qeveria e Malit të Zi planifikonte të vendoste 5.000 familje në Rrafshin e Dukagjinit

Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve vazhdoi edhe në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë. Pas kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë në vitin 1918, shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve ka vazhduar deri në Luftën e Dytë Botrore.

Përpos shpërnguljes për në Turqi, një numër i madh i shqiptarëve kanë emigruar edhe për në Shqipëri. Historiani dhe akademiku serb Dimitrije Bogdanoviq (1930-1986) në veprën e tij “Libri për Kosovën” thotë se vetëm në vitin 1921, nga viset shqiptare në Jugosllavi janë shpërngulur për në Shqipëri rreth 40.000 shqiptarë.

Në periudhën prej vitit 1919 deri në vitin 1940, prej Mbretërisë së Jugosllavisë për në Turqi janë shpërngulur gjithsej 255.878 myslimanë. Prej tyre, 215.412 shqiptarë; 27.884 turq; dhe 2.582 boshnjakë.

Për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, për uzurpimin e tokave të tyre dhe për terrorin mbi ta nën regjimin e monarkisë serbe, jepen të dhëna edhe në Enciklopedinë ushtarake (Vojna enciklopedija, Beograd, 1972.

Nënvizova se Diplomacia e “politikës qetësuese “ u përdor nga ShBA dhe Europa në “Planin e Paqes“ për Bosnjën. Kjo diplomaci në një rajon shpërthyes, ku bandat serbe po bënin “kërdinë“, pa ia ditur fare për  diplomaci dhe diplomatë. Dështimi i Paqes në Bosnjë, megjithë lëshimet dhe favoret e shumta ndaj Miloseviqit çoi në shtimin e dhunës dhe në gjenocidin ndaj mijëra civilëve të pambrojtur dhe të pafajshëm. Vetëm pas ndërhyrjes ushtarake perëndimore u “qetësuan gjakrat“ me Marrëveshjen e Paqes në Dayton më 1995, por dhe ajo gjysmake, mbasi krijoi “Republika Srpska“, me plot problematika të nxehta dhe sot e kësaj dite.

E njëjta gjë ndodhi dhe me Milosheviqin kur refuzoi Marrëveshjen e Rambujesë të 23 Shkurtit 1999, ndonëse ishte tejet e favorshme për Serbinë. Një muaj më vonë, ky refuzim kokëfort përballë të gjitha demarsheve diplomatike çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe luftën çlirimtare të UÇK-së.

Mbas kësaj argumentova se UÇK nuk është organizatë terroriste, por ushtri çlirimtare nga pushtuesi serb. Ajo u ligjetimua nga Holbruk si ushtri çlirimtare dhe jo organizatë terroriste, në kundërshtim me Robert Gelbart ,  i cili në Shkurt të vitit  1988 i tha Milosheviqit se  terrorizmi luftohet kudo dhe më vonë e kundërshtoi gabimin e tij. Sqarova qëndrimet e politikës shqiptare në mbrojtje të vëllezërve shqiptarë të Kosovës dhe dënova shkeljet e kufirit dhe futjen brenda territorit verior të Shqipërisë të trupave komando serbe. Nënvizova se NATO nuk do të ndërhynte po të mos ishte ne luftë çlirimtare UÇK-ja. Amerika detyroi NATON-n të ndërhyjë në Kosovë. Nga diplomacia detyruese u detyrua  ndërhyrja e SHBA-së. Dhe Amerika më vonë do ta bëjë të pavarur Kosovën.

Diskutimin e bëra në gjuhën Turke. Ata që nuk e njifnin në shkallën e duhur Turqishten e ndiqnin me kufje të përkthyer në Anglisht, Frengjisht dhe Rusisht.

Kur po e mbyllja nga podiumi diskutimin, kolegu serb u ngrit në këmbë, duke shkelur edhe  kriteret e komunikimit diplomatik ,duke mu drejtuar me dorë më tha : “Juve i thatë këto se jeni shqiptar, se ndonjë tjetër nuk mund t‘i thotë“. Po Z.Kolonel, ju përgjigja në këmbë : ”Unë them vetëm të vërtetën dhe jam shumë krenar që jam shqiptar dhe për Shqipërinë , shqiptarët e Kosovës dhe për të gjithë kombin Shqiptar të coptuar padrejtësisht jap edhe jëtën“

Në fytyrat e përfaqësuesve ushtarakë, veçanërisht perëndimor, pashë miratim dhe mbështetje. Kur u ula në tavolinë, kolegu amerikan më pershëndeti, duke më rënë me dorë në gjunjë. Ndërsa atasheu i mbrojtjes sw Anglisë , në fjalën e tij midis të tjerave u shpreh se me shpiegimet dhe me sqarimet që na bëri koloneli shqiptar për këtë krizë luftarake në Kosovë më ndihmoi shumë se me informacionin që di do tu dërgoj drejtuesve të mi në Londër, një javë do më lën në “pushim”.

Këto brifingje ishin me shumë me vlerë, mbasi përfaqësuesit ushtaraka të shteteve perkatëse informonin ministrat e mbrojtjes, vendimarrësit, për qëndrimet që do të mbanin ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

E veçanta e marrëdhënieve të mia me përfaqësuesit ushtarakë të rreth 100 vendeve  të huaja ishte respekti dhe marrëdhëniet reciproke, pa asnjë dallim. Njohja shumë mirë e shtetit turk dhe gjuhës turke, zhvillimeve rajonale në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme, pyetjet apo diskutimet që bëja në lidhje me këto në brifingjet që organizoheshin, më kishin rritur shumë respektin, autoritetin dhe personalitetin tek autoritetet turke dhe tek homologët nga vendet mike. Prandaj, në zyrën time, apo në dreka e darka pune ndodheshin veçanërisht  atasheu ushtarak amerikan, austriak, gjerman, britanik,  bullgar, italian, grek , maqedonas, etj

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu