Një femër, nënë që donte të jetonte, e se lanë me jetue, nuk mund të ngjallet më

Shkrime relevante

Një femër, nënë që donte të jetonte, e se lanë me jetue, nuk mund të ngjallet më

Nga: Mevi Rafuna ____ Sot kur fjalët nuk kanë më peshë, kur secili...

Na e shitën Shqipërinë, na e shitën! 

Nikolin Sh. Lëmezhi Na e shitën Shqipërinë, na e shitën! Jo tanët, por...

Adem Islami (Adem Stanishori), një jetë në shërbim të Atdheut

Arif Ejupi, Gjenevë Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 72-vjeçare, në...

Shkatërrimi i sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar në Luftën Civile të vitit 1997 në Shqipëri

Kallja e bërthamës kombëtare shqiptare, sikurse në vitin 1997, ashtu edhe...

Malazezi i Epokës së Inteligjencës Artificiale, i cili edhe seksin ia beson tërmetit

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Mbrëmë bisedova me mikun tim më të dashur malazez,...

Shpërndaj

Sot kur fjalët nuk kanë më peshë, kur secili tha çfarë kishte të thotë, nuk e ngjallin një femër, një nanë e cila e ndjente se do të vritej por shpirti i digjej të JETONTE e ta rriste birin e saj, ashtu siç i takonte!
Kisha dashur të pyes secilin publikisht:
A është kjo Kosova që e kemi dashur, kah po shkon Kosova për të cilën kaluam nëpër tragjedi kolektive në fundshekullin e XX?
A është kjo Kosova ku fëmijët dhe nipat tanë do të rriten dhe çfarë po ju ofrojmë përveç ikjes nga atdheu, apo rritjes në një frymë të shpërftyruar në atdhe?!
Dështimi i familjes është dështim i kombit!
Robëria e femrës është robëri e kombit është shkatërrim i ardhmërisë së tij!
Një komb që nxori personalitete të papërsëritshme si Nana Terezë, Elena Gjika, Mbretëresha Teutë, një shtet që u krijua nga sakrifica e nanave, motrave dhe bijave, ku është sot, ku janë institucionet tona që për dy dekada lanë të depërtojnë rryma nga Irani dreqi e i biri, që femrën tonë ta robërojnë, ta mallkojnë e ta rikthejnë në një hije të pavlerê!
Për ju të palexuarit KANUNI nuk vret nanën, motrën e as bijen!
Sheriati që po zbatohet dhe po ligjërohet e ka hy thellë deri në hierarkinë më të lartë shtetërore nuk ka respekt për jetën e femrës e as për NDERIN e saj!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E kuptoj dhimbjen dhe revoltën që përcjell ky shkrim, por nuk pajtohem me përgjithësimin se vrasja e një gruaje është dështim i familjes dhe i kombit. Vrasja nuk arsyetohet kurrë, por krime të tilla, fatkeqësisht, ndodhin në çdo shoqëri, si pasojë e faktorëve të ndryshëm socialë, ekonomikë, psikologjikë dhe kulturorë. Përgjegjësia për krimin është individuale, ndërsa institucionet duhet të japin llogari për çdo neglizhencë. Një komb nuk mund të gjykohet nga krimet e individëve, por nga mënyra se si reagon ndaj tyre. Të dënojmë krimin, jo një popull të tërë!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu